• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shkarkimet e paligjshme: Nëpunësit presin deri në vdekje zbatimin e vendimeve gjyqësore

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil vlerëson se institucionet vazhdojnë praktikën e injorimit të vendimeve gjyqësore për të shkarkuarit nga puna, ndërkohë që vijojnë emërimet e jashtëligjshme. Sipas raportit, nëpunësit mbahen në lista pritjeje ose shpërfillen tërësisht deri në pension apo derisa ndërrojnë jetë.

09:55 : 09/04/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pas 34 vitesh karrierë në administratë, Shkëlqim Barushi u shkarkua nga puna në Bashkinë e Tiranës në dhjetor të vitit 2015 për efekt “ristrukturimi”. Barushi ishte vetëm një prej dhjetra nëpunësve civilë që u shkarkuan nga detyra pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, të cilat ngjitën në krye të Bashkisë së kryeqytetit Erion Veliajn.

Tre vjet më vonë, Gjykata Administrative e Apelit e gjeti shkarkimin e Barushit të paligjshëm dhe urdhëroi që ai të rikthehej në detyrë ose të paguhej sikur ishte në detyrë deri në kohën kur vendimi i gjykatës të zbatohej.

Por Bashkia e Tiranës nuk e zbatoi asnjëherë plotësisht vendimin e gjykatës dhe Barushi u pagua si pjesë e administratës së Bashkisë së Tiranës pa qenë në punë, derisa doli në pension në shtator të vitit 2024.

Tani pensionist, Barushi i tha BIRN se e kishte përjetuar shkarkimin nga detyra në mënyrë traumatike.

Lexo edhe:

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

“Isha 55 vjeç dhe nuk kisha mundësi të ndërroja karrierë, ishte në një moment që nuk nisja dot diçka nga e para,” tha Barushi përmes një bisede telefonike. “Nuk është vetëm rasti im, absolutisht i të gjithëve,” shtoi ai, duke e konsideruar tranzicionin e shërbimit civil një problem madhor.

Sipas raportit vjetor që Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, KSHMC, ka dorëzuar në Kuvend, një duzinë zyrtarësh publikë të shkarkuar sipas vendimeve gjyqësore padrejtësisht nga pushteti vendor kanë qëndruar në listë pritje derisa mbushën moshën e pensionit – dhe disa prej tyre deri në vdekje.

Nga 48 raste të analizuara për “rastet e nëpunësve civilë gjyqfitues”, vetëm 3 janë rikthyer në vendin e punës, ndërsa institucionet vendore, bashkitë dhe këshillat e qarkut, kanë paguar apo kanë si detyrim të paguajnë 224 milionë lekë dëmshpërblime dhe paga.

Por kjo nuk është fatura e plotë financiare dhe dëmi në buxhet është disa herë më i madh. Sipas KSHMC, problematikat në zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë vijojnë të mbeten strukturore dhe të përsëritura.

Kreu i Qendrës për të Drejtat në Punë, Edison Hoxha e sheh këtë praktikë si një shkelje të rëndë të të drejtave.

“Në këtë aspekt po është një shkelje e të drejtave të njeriut, pasi i heq atij mundësinë për karrierë, i heq mundësinë për t’u plotësuar si individ, sepse njeriu nuk ka nevojë vetëm për pagën apo dëmshpërblimin financiar,” tha Hoxha për BIRN.

Vendimet nuk zbatohen

Sipas raportit vjetor të KMSHC-së, institucionet refuzojnë të zbatojnë vendimet e gjykatave për të shkarkuarit në mënyrë të padrejtë nga puna. Komisioneri vë në dukje se mbi 90% e vendimeve gjyqësore të kësaj natyre nuk zbatohen në afatet e kërkuara dhe një pjesë e vendimeve kanë më shumë se një dekadë që qëndrojnë në sirtarë të pazbatuara.

Sipas raportit, 79 nëpunës civilë të bashkive dhe njësive vendore qëndrojnë në listë pritje pasi kanë fituar gjyqet me vendim të formës së prerë, pjesa dërrmuese e të cilëve në Bashkinë e Tiranës. Ndërkohë, vetëm 38 prej të shkarkuarve që kanë fituar gjyqet janë kthyer në detyrë.

Edison Hoxha vë në dukje se institucionet përdorin formula nga më të ndryshmet për të shmangur zbatimin e vendimeve të gjykatës. Duke iu referuar rasteve që ka ndjekur, Hoxha thotë se pas vendimeve gjyqësore të formës së prerë, institucionet bëjnë formalisht ripranimin në punë dhe më pas e kalojnë personin në listë pritje.

Sipas kësaj procedure, institucionet paguajnë edhe për 1 vit nëpunësin dhe më pas ai thjesht mbetet në listë pafundësisht dhe i papaguar.

“Kjo u mundëson pagesën për një kohë dhe me këtë quhet i ezauruar zbatimi i vendimit të gjykatës,” shpjegoi Hoxha.

Barushi, i cili e kaloi këtë peripeci në kurriz, thotë se problemi është masiv dhe i rëndon dyfish buxhetit dhe familjeve të prekura, ndërsa ka kosto edhe për vetë administratën që largon personat me përvojë, kryesisht mbi baza politike.

“Pastaj është ofendues, është fyerje, shkarkimi pa asnjë arsye thjesht ik ti se s’më pëlqen mua,” tha Barushi.

“Kjo është një çështje madhore për të cilën askush nuk flet. As opozita nuk e ngre zërin,” shtoi ai.

Emërime të paligjshme

Refuzimi për të zbatuar vendimin e gjykatës nuk është e vetmja shkelje e identifikuar në raportin e KMSHC-së sa i përket administratës. Të dhënat e mbledhura nga monitorimet dhe inspektimet e Komisionerit vënë në dukje se institucionet, kryesisht ato lokale, vijojnë emërimet e paligjshme.

“1279 pozicione janë plotësuar nëpërmjet akteve të emërimit pa respektuar procedurat ligjore, ose 7.3% e pozicioneve të punës në shërbimin civil,” thuhet në raport.

KMSHC veçon se bashkitë janë shkelësit më të mëdhenj të ligjit në këtë aspekt dhe nga mbikëqyrja ka rezultuar se 1016 të punësuar në shkelje të legjislacionit janë bërë nga pushteti vendor dhe 263 nga institucionet e qeverisjes qendrore.

KMSHC megjithatë vë në dukje si zhvillim pozitiv se të 205 institucionet që punësojnë nëpunës civilë kanë miratuar një plan vjetor të pranimit të punonjësve, që rregullon procedurat e konkurrimit dhe praktikave.

Por sipas Komisionerit “ky përmirësim formal nuk shoqërohet në të gjitha rastet me respektim të plotë të kërkesave materiale të ligjit”.

Komisioneri vë në dukje se në administratë ka 2088 pozicione pune të lira dhe se në institucionet e pavarura nuk evidentohen raste të emërimeve në kundërshtim me ligjin.

Raporti po ashtu vë në dukje se formalisht konkurrimet në administratë kanë funksionuar, por janë gjetur qindra raste kur për të shmangur procedurat titullarët përdorin skemën e emërimeve të përkohshme.

“Ndërkohë që parregullsi janë konstatuar kryesisht në lidhje me emërimet me kontratë të përkohshme nga titullari i institucionit, të cilat vijnë në kundërshtim me kërkesat e ligjit për nëpunësin civil,” thekson raporti./ BIRN

Etiketa: administratepatronazhistepspuneqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pse korrupsioni vijon të mbijetojë në Shqipëri? CSDG: Goditen zyrtarët, por duhet goditur sistemi

13:59 : 03/06/2026
AKTUALITET

Gramoz Ruçi: Mbështesni ambicien e Edi Ramës, do fitojë mandatin e 5-të! E “fik” i biri: Nuk ka shtet

13:30 : 03/06/2026
AKTUALITET

Rama e bën rrugë, betohet sërish: PS nuk ka asnjë shans që të tradhtojë fëmijët e këtij vendi

20:53 : 02/06/2026
NDRYSHE

Si ndikon kërkimi i zgjatur i punës në shëndetin mendor

18:40 : 02/06/2026
AKTUALITET

Qeveria po shpenzon më shumë për rroga e “kancelari” sesa për investime publike

08:18 : 02/06/2026
AKTUALITET

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:30 : 01/06/2026
Para

"Paj Zotin, muhabete l*shi...", Braçe shkon në parlament me qese ushqimesh me vete

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom