• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji për investimet strategjike/ Bardhi: Në shërbim të klientelës së Ramës, dëmton ekonominë

17:31 : 09/04/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat, Gazmend Bardhi ka hedhur akuza të forta ndaj qeverisë në Kuvend, duke kundërshtuar zgjatjen e afatit të ligjit për investimet strategjike, të cilin e cilësoi si një instrument në shërbim të interesave të ngushta të Ramës dhe jo të qytetarëve.

Gjatë fjalës së tij, Bardhi deklaroi se ligji, i miratuar fillimisht në vitin 2015 për të tërhequr investime të huaja, nuk ka përmbushur qëllimin.

Sipas tij, nga zbatimi i tij kanë rezultuar rreth 40 projekte deri në vitin 2023, të përqendruara tek një numër i kufizuar përfituesish, që ai i quajti persona të lidhur me Edi Ramën.

Ai akuzoi mazhorancën se përmes këtij ligji dhe kontratave koncesionare apo PPP-ve, po favorizon vazhdimisht të njëjtët individë, duke shmangur garën e hapur dhe duke dëmtuar interesin publik.

Sipas Bardhit, Shqipëria ka marrë angazhim që ky ligj të mos zgjatet më pas vitit 2026, në kuadër të procesit të integrimit europian, duke e konsideruar këtë si një përjashtim nga rregullat e tregut të lirë.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Ai i bëri thirrje Kuvendit që të mos mbështesë më iniciativa që, sipas tij, favorizojnë interesa të ngushta në dëm të qytetarëve dhe ekonomisë së vendit.

Bardhi: Ju sillni ligj për të zgjatur sa më shumë efektet e ligjit për investimet strategjike, ndërkohë që ne themi jo, sepse kjo dëmton interesin publik. Na foli këtu ministrja, deputetë, kolegë, sa i suksesshëm është ligji për investimet strategjike. Po kur e miratuat ligjin për investime strategjike në 2015-ën, i premtuat këtij parlamenti, i premtuat qytetarëve shqiptarë, se do të lehtësonit procedurat për të thithur investime të huaja. Na thoni pak sa investime të huaja keni thithur nga zbatimi i ligjit për investimet strategjike. Na e thoni. Në këtë sallë kam publikuar listën e projekteve deri në vitin 2023. Ishin gjithsej rreth 40 projekte të investimeve strategjike, përfitues ishin nëntë individë. Të gjithë pjesë të oborrit të Edi Ramës, pa asnjë përjashtim.

Të njëjtët që përfitojnë çdo koncesion dhe çdo PPP pa garë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Kishte vetëm dy shtesa. Dhe prandaj ju e quani sukses. Shtesa e parë ishte ish-ministrja e jashtme, deputetja juaj Olta Xhaçka, kishte bërë burrin investitor strategjik, dhe i kishit dhënë investim strategjik një njeriu që një vit më vonë nga koha kur Edi Rama i firmosi vendimin për ta shpallur investitor strategjik, u arrestua nga prokuroria, sepse kishte porositur vrasje, Pllumb Gjoka. Dhe ju na thoni ne, ejani në këtë sallë dhe votoni ligj për Olta Xhaçkën dhe Pllumb Gjokën. Cilindo nga këto nëntë miq të Edi Ramës që marrin çdo koncesion. Po si mund të jeni kaq të pandjeshëm? Që ndërsa votoni kundër çdo iniciative të deputetëve të opozitës, nuk kemi propozuar ne ligje që të përfitojnë se ju e keni shndërruar kuvendin në një klub që miraton ligje për interesat të 10 individëve. Njëri propozon për parqe fotovoltaike se kanë interes tre biznese, tjetra thotë porte pa garë se kanë interes dy biznese, ndërsa ne çfarë kemi propozuar?

Kemi propozuar deri tani 18 ligje, të gjitha në interes të çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe ju i votoni kundër. A nuk ishit po të njëjtët ju që kur miratuat koncesionet apo PPP-të për tre inceneratorët e famshëm, ngrinit gishtin ndaj opozitës dhe thoshit, ju jeni kundër zhvillimit, ju jeni kundër pastërtisë, se ne përmes këtyre tre inceneratorëve të famshëm, për të cilët kemi paguar 430 milionë euro, do pastrojmë Shqipërinë. Po çfarë ndodhi? Jo më vonë se tre vite pasi ju ngritët kartonin jeshil për t’i votuar, të tre inceneratorët. Doli që ligjet i kishte shkruajtur Klodian Zoto. Para se të vinin në kuvend, u gjetën te kompjuterat në zyrën e Klodian Zotos. A u ngrit dikush prej jush që i kishte votuar ato ligje të kërkonte ndjesë, që kishte votuar ligje me porosi nga një person që edhe sot që flasim, është në kërkim nga drejtësia, për abuzime me miliona euro. Po si ka mundësi ju e quani luftën kundër korrupsionit, luftë klasash? Jo, ne nuk bëjmë luftë klasash, nëse ju garantoni lirinë ekonomike, garantoni barazinë e çdo biznesi në territorin e Republikës së Shqipërisë për garë të pastër. Pse ligji parashikon garën për projekte publike? Sepse do të duhet të prevalojë interesi i qytetarëve. Dhe kur ka garë, sigurisht që garantohet që qytetarët, çdo qytetar shqiptar, shteti shqiptar në këtë rast, të marrë përfitime më të mira ekonomike. Po ç’keni bërë ju? Ju çdo projekt që lidhet me aeroporte dhe me porte, ju i keni të paracaktuara. Aeroportin e Kukësit pa garë, ka dalë jashtë funksioni.

I gjithë ai investim përdoret për çunat e Kukësit që bëjnë gara me makina me njëri-tjetrin. Ka dalë jashtë funksionit. Portin e Vlorës, keni ardhur këtu e keni mbrojtur, pa garë, të përcaktuar. Vetëm javës së shkuar u morën në ndjekje penale zyrtarët, një pjesë e zyrtarëve sepse vijon hetimi për një pjesë tjetër, që ishin përfshirë në këtë procedurë. Aeroportin e Tiranës, në kontratën fillestare ka qenë me garë ndërkombëtare. Çfarë bëtë ju? E kalut te biznesi që donit ju dhe i futët një zgjatje që është barabartë me një afat kontrate koncesioni, 13 vjeçare, pa asnjë garë. Çfarë keni bërë me Triportin në Vlorë? A e dini kush është përfituesi? Që ka shitur, ishin pesë kompani, katër kompani i shitën aksionet e një porti me vlerë 60 milionë euro, njëri për 2100 euro, tjetri për 2500 euro dhe rezulton që sot pronari është një pensionist. Dhe ju na thoni, ecni këtu dhe votoni që pasuritë publike të këtij vendi t’i jepen në emër të një pensionisti që s’ka lidhje fare me projektin, dhe ku ekziston i gjithë dyshimi i arsyeshëm, që prapa tij të jenë duart tuaja të korrupsionit, që i pastroni përmes këtyre projekteve. Ne nuk jemi kundër zhvillimit dhe projekteve publike, absolutisht jo. Por këto janë me garë. Nuk mund të ndodhë që një ligj të posaçëm ta shndërrosh në rregull. Ligji për investimet strategjike, ku ka ardhur në këtë kuvend, ka ardhur për një afat të kufizuar tre vjeçar në 2015-ën. E shtytë nga 2018-ta në 2020-ën, e shtyt deri në 2022-shin, e shtyt deri në 2024-ën, e keni shtyrë tani që flasim në fuqi deri në 31 dhjetor të vitit 2026. Dhe meqë na folën për përrallat e integrimit, keni marrë angazhimin në kuadër të kapitullit 31 të negociatave, që në 31 dhjetor 2026, ky afat nuk zgjatet më, se është përjashtim nga rregulli….

Etiketa: Edi Ramagazmend bardhiInvestime strategjike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

“Plumbi i Artë”/ Tension në seancë, mbrojtja e Ndocit përplaset me gjykatën dhe braktis sallën

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom