• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndërtimi pa leje i Carapulit/ Gjykata: Rigers Sheqeri, njeri i mirë. Të rikthehet në detyrë, nuk u bën presion vartësve

10:01 : 05/04/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Për Gjykatën e Tiranës, kreu i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës, Rigers Sheqeri, është një njeri i mirë, i lidhur ngushtë me punën dhe me familjen e, për këto arsye, ai duhet rikthyer në detyrë, tre ditë pas pezullimit, nën dyshimet se ka shpërdoruar detyrën, duke lejuar një ndërtim masiv pa leje të biznesmenit Pandeli Carapuli.

Po ashtu, gjykata vlerëson se edhe sipërmarrësi Carapuli është një individ i pasur, me aktivitet të zgjeruar ekonomik dhe ai nuk ka rrezik arratisjeje. Ndaj, ndaj tij, u hoq masa e “ndalimit për dalje jashtë shtetit”, e vendosur pak ditë më parë, nën dyshimet se ka kryer “ndërtim të paligjshëm”.

Në foto: Kryeinspektori Ndërtimor i Tiranës, Rigers Sheqeri

Gjyqtari i Tiranës, Gentian Jahjolli zbuti brenda pak ditësh masat e sigurimit të vendosura po prej tij ndaj ndaj kryeinspektorit ndërtimor të Tiranës, biznesmenit, si edhe një juristi të IMT-së në Bashkinë e kryeqytetit, Erilion Papa, i pezulluar gjithashtu fillimisht nga detyra, nën dyshimet se ka kryer “shpërdorim detyre” në të njëjtin rast.

Për të tre personat, gjykata vendosi se hetimi ndaj tyre duhet të vijojë me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”.

Lexo edhe:

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

Transportonin lëndë drusore pa dokumentacion, bllokohen 3 automjete në Shkodër

Ndërtimi pa leje

Në janar të këtij viti, prokurori i Tiranës, Julian Xhengo, ka marrë në shqyrtim kallëzimin penal të shtetasit A.A, administrator i kompanisë “AL OIL 2019”sh.p.k., i cili pretendonte se shoqëria “Eurocol” shpk e Pandeli Carapulit, ka ndërtuar pa leje një mur rrethues të lartë, që cënon pronën e tij dhe është ndërtuar pa leje.

“Shtetasi, A. A., ka deklaruar se shoqëria “AL-Oil 2019”sh.p.k. është pronare e pronës me Nr. Pas. 86/28, ZK 3266, Farkë (pranë mbikalimit të Saukut) dhe se, në datën 12.12.2025, kanë konstatuar se në këtë pasuri janë kryer veprime të kundërligjshme, si hedhje masive dhe të vazhdueshme të materialeve inerte që burojnë nga punimet ndërtimore që po zhvillohen në zonën përreth kësaj pasurie”, thuhet në dosjen e prokurorisë, të lexuar nga “Boldnews.al”.

Sipas kallëzuesit, “në një pjesë të pasurisë së shoqërisë “AL-Oil 2019”sh.p.k.  janë kryer punime ndërtimore në formën e themeleve, të cilat kanë për qëllim ndërtimin e një muri rrethues apo strukture ndërtimore, në kufi ose brenda territorit të pasurisë duke cenuar drejtpërdrejt kufijtë e pronës”.

Në foto: Biznesmeni Pandeli Carapuli

Në vijim të këtij kallëzimi, prokuroria ka kryer veprimet paraprake hetimore, përfshirë pyetjet e personave dhe administrimin e dokumentacionit.

Nga aktet e siguruara deri në këtë fazë të hetimit, Prokuroria thotë se janë krijuar dyshime të arsyeshme se biznesmeni Pandeli Carapuli ka kryer veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm, paragrafi i tretë, për qëllime përfitimi.

Ky ndërtim pa leje, sipas prokurorisë, është lejuar nga juristi i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Erilion Papa, me mbështetjen e kryeinspektorit, Rigers Sheqeri.

Në dosjen hetimore thuhet se “Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik, Bashkia Tiranë, me “Akt-Marrëveshje (Nënkontratë)”, Nr. 2153/1 prot., datë 27.05.2025, e lidhur me investitorin “Eurocol”sh.p.k. ka përcaktuar se “jepet leje për vendosjen e një barriere kundër zhurmave që gjenerohen nga kalimi i automjeteve në zonën ku ndodhen 2-rezidencat e banimit “Park Life, në zonën e Saukut, i kufizuar nga Veriu me “Unazën e Madhe” të qytetit.

Në Lejen e Punimeve saktësohet se ajo “shërben vetëm për ndërhyrje në infrastrukturën nëntokësore, rrugë e trotuare – hapësira publike dhe jo për ndërtimin ose vendosjen e kabinave elektrike apo objekte të cilat kërkojnë leje ndërtimi”.

Në foto: Kompleksi “Park Life” i Pandeli Carapulit në Farkë

Ndërsa, gjatë verifikimeve në terren, rezultoi se ajo që duhet të ishte një “barrierë ndaj zhurmave”, në fakt ishte një mur beton-arme me gjatësi 100 metra i gjatë dhe me lartësi 4 metra. Një punim i tillë kërkon domosdoshmërisht leje ndërtimi, të cilën biznesmeni Carapuli nuk e kishte marrë.

Në fund të dhjetorit 2025, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranës ka kryer një inspektim në kantierin e Carapulit, ku janë konstatuar shkelje ligjore.

Konkretisht, në dosjen hetimore thuhet se në Procesverbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, Seria 0008331, datë 29.12.2025, Inspektorët K. Meçi, E. Brahollari dhe Rr. Myrta, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, Njësia, Bashkia Tiranë kanë theksuar se: “U ushtrua kontroll në subjektin Euro-Col shpk, në adresën Autostrada Tiranë-Elbasan, Sauk, Tiranë.

Kundërvajtja: Mungesë dokumentacioni tekniko-ligjor në kantierin ndërtimor, për ndërtimin e një muri betonarme përgjatë Autostradës Tiranë-Elbasan.

Të pezullohen punimet deri në dorëzimin e dokumentacionit në zyrat e IMT”.

Por, siç rezulton nga hetimet e Prokurorisë, fillimisht juristi i IMT-së dhe më pas kryeinspektori Sheqeri, nuk kanë reaguar përballë shkeljes.

“Shkeljet” e Sheqerit

Për Prokurorinë e Tiranës, “nga hetimet e kryera ka rezultuar se për punimet e ndërtimit objekt hetimi është e nevojshme pajisja me leje ndërtimi dhe se shoqëria “Eurocol”sh.p.k. nuk ka qenë e pajisur me një leje të tillë”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i gjykatës së Tiranës për ndërtimin e shoqërisë “Eurocol” shpk

Po kështu, Prokuroria thotë se “ka rezultuar se punonjësit e IMT pranë Bashkisë Tiranë, fillimisht kanë mbajtur Procesverbalin për konstatimin e kundërvajtjes Nr. 8331”, datë 29.12.2025, në të cilin është konstatuar një fakt i tillë, ndërsa më pas, Kryeinspektori i këtij institucioni Riger Sheqeri, duke u bazuar edhe në relacionin e përgatitur nga juristi Erilion Papa, ka vendosur mbylljen e procedurës, në kundërshtim me ligjin, pa marrë ndaj subjektit ndërtues asnjë nga masat administrative të parashikuara nga Neni 5 i ligjit Nr. 9780, datë 16.07.2007, “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme”.

Mbi këtë bazë, Prokuroria kërkoi në gjykatë masat e sigurimit ndaj tre personave të dyshuar si të përfshirë në paligjshmëri. Kërkesa u pranua nga Gjykata, e cila në 28 mars 2026, vendosi “Ndalim dalje jashtë shtetit” për Pandeli Carapulin, si i dyshuar për “Ndërtim pa leje”, si edhe “Pezullim nga detyra” për Rigers Sheqerin dhe Erilion Papa, të dyshuar për “Shpërdorim detyre”.

Gjykata “ndryshon mendje”

Në 2 Prill 2026, gjyqtari i hetimeve paraprake zhvillon seancën për verifikimin e kushteve të zbatimit të masave të sigurisë, të cilat ishin dhënë në mungesë.

Gjatë seancës, gjyqtari Jahjolli pranoi se ekzistojnë dyshimet e arsyeshme se tre personat mund të kenë kryer veprat penale, të cilat u atribuon Prokuroria e Tiranës.

Përballë tre të dyshuarve, gjyqtari reflektoi mbi masat e sigurimit të caktuara fillimisht, duke vlerësuar se ato ishin jo-proporciale.

Në ri-vlerësimin e masës për biznesmenin Carapuli, gjykata e Tiranës thotë se “…për shkak të kapaciteteve financiare të larta të personit nën hetim, ekziston një farë rreziku për largimin nga vendi për t’iu shmangur ndjekjes penale, por ky rrezik mund të adresohet nga masa shtrëguese “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Për kryeinspektorin Rigers Sheqeri, gjykata thotë se nuk ekziston mundësia që ai të prishë provat, pasi tashmë prokuroria ka administruar dokumentacionin e nevojshëm për hetimin. Po ashtu, për të njëjtat arsye, gjykata vlerëson nuk ekziston rreziku që ai të ushtrojë presion mbi vartësve, të cilët mund të jenë dëshmitarë në këtë proces hetimor.

Në foto: Vendimi i Gjykatës së Tiranës për ndryshimin e masave të sigurimit

“Në lidhje me rrezikun e ndikimit të provave, gjykata vëren provave regjistrat, praktikat e tjera të IMT dhe mund të shërbente si mjet presioni ndaj inspektorëve të terrenit që janë dëshmitarë në këtë proces, por ky rrezik ishte më i lartë në momentin e caktimit të masës në mungesë, sepse personat në hetim kishin ende akses në zyrë, tashmë një pjesë e mirë e provave duken se janë marrë nga data e fillimit të procedimit penal.

Personi nën hetim, ka lidhje të fortë me vendin, ai ka vendbanim të njohur dhe aktivitet profesional dhe lidhje familjare”, thuhet në dosjen gjyqësore për rivlerësimin e masës ndaj Rigers Sheqerit.

Ndërsa, për zbutjen e masës ndaj juristit të IMT-së, Erilion Papa, gjykata është treguar akoma më emotive.

 “Gjykata vlerëson nga debati gjyqësor, se nevojat e sigurimit nuk e diktojnë më masën e pezullimit të funksionit publik, e cila është një masë tejet e rëndë që prek jo vetëm  të drejtën për punë, por edhe mjetet e jetesës (pagën) të personave nën hetim, por e dhe për të drejtën për jetë private dhe familjare. Për më tepër, kur personi nën hetim Erilion Papa nuk ka më detyrën e juristit pranë IKMT, pasi kryer në një detyrë tjetër që nuk ka lidhje me dyshimin për veprën penale. Pezullimi i punës në këtë fazë, kur dyshimi është teknik (interpretimi i lejes), do të ishte një dëm i pariparueshëm për individin në raport me interesin e procesit”.

Etiketa: farkeikmtndertim pa lejepandeli carapuliRigers Sheqeri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Hodhi dhera dhe inerte në Dhërmi, gjobitet dhe pezullohet aktiviteti i kompanisë “Gjikuria”

09:28 : 29/05/2026
AKTUALITET

Transportonin lëndë drusore pa dokumentacion, bllokohen 3 automjete në Shkodër

20:57 : 23/05/2026
AKTUALITET

Pas takimit me ministrin Lamallari në Sarandë, dorëhiqet kreu i IKMT Vlorë

12:29 : 23/05/2026
AKTUALITET

Arrestimet e efektivëve për ndërtimet pa leje në Sarandë, Zhupa: Grup i struktuar kriminal zyrtarësh

11:10 : 17/05/2026
AKTUALITET

Arrestimi i policëve në Sarandë/ Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt (Detaje)

11:07 : 16/05/2026
AKTUALITET

Dy kate ndërtim pa leje në Tiranë, AMP procedon dy policë për shpërdorim detyre

20:14 : 13/05/2026
Para

FOTO/ Rrëmbeu dhe zhduku një person në Konispol, kush është Adrian Ogiçi i arrestuar në Spanjë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom