• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Trump thotë se lufta me Iranin mund të mbarojë së shpejti, paralajmëron largimin nga NATO

19:39 : 01/04/2026
në BOTA

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të mërkurën se Shtetet e Bashkuara mund ta përfundojnë së shpejti luftën me Iranin, duke lënë të hapur njëkohësisht mundësinë për sulme të kufizuara në të ardhmen.

Duke folur disa orë para se ta mbajë një fjalim drejtuar kombit më 1 prill, Trump i tha agjencisë së lajmeve Reuters se “do ta përfundojmë shumë shpejt”, kur u pyet se kur do ta vlerësonte SHBA-ja përfundimin e luftës.

Megjithëse tha se “nuk mund të them saktësisht” kur do të përfundojë lufta, ai argumentoi se një nga qëllimet kryesore tashmë është arritur, pasi veprimet ushtarake amerikane kanë rrënuar kapacitetin bërthamor të Iranit.

“Ata nuk do të kenë armë bërthamore sepse tani janë të paaftë për këtë, dhe pastaj unë do të largohem dhe do t’i marr të gjithë me vete”, tha ai. “Dhe, nëse duhet, do të kthehemi për goditje të shpejta”.

Lexo edhe:

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

Trump gjithashtu tha në rrjetet sociale se Irani kishte kërkuar armëpushim, por ai nuk do ta shqyrtonte kërkesën e tij nëse Teherani nuk e hap Ngushticën e Hormuzit, e cila është rrugë jetike për transportin e karburantit.

Në një postim në platformën e tij Truth Social, Trump tha se “presidenti i regjimit të ri të Iranit sapo u ka kërkuar ARMËPUSHIM Shteteve të Bashkuara të Amerikës!”

“Ne do ta shqyrtojmë kur Ngushtica e Hormuzit të jetë e hapur, e lirë dhe e pastër”, shtoi ai. “Deri atëherë, po e godasim Iranin deri në zhdukje ose, siç thonë ata, deri në kthimin në Epokën e Gurit!!!”

Irani i ka mohuar pretendimet e Trumpit, raportoi televizioni shtetëror duke cituar Ministrinë e Jashtme.

“Deklaratat e Trumpit për një kërkesë të Iranit për armëpushim janë të rreme dhe të pabazuara”, u citua të ketë thënë zëdhënësi Esmaeil Baqaei.

Trump gjithashtu i tha Reuters se në fjalimin e tij të 1 prillit do të shprehej se po e shqyrton tërheqjen e SHBA-së nga NATO-ja, për shkak të mungesës së mbështetjes së aleancës për synimet amerikane në Iran.

Komentet e tij pasqyruan deklarata të mëparshme në një intervistë për Telegraph, ku ai e quajti aleancën ushtarake “tigër prej letre” dhe tha se largimi nga NATO-ja “po rishqyrtohet”.

Intervista u publikua disa orë pasi sekretari i Shtetit Marco Rubio tha se administrata Trump do të duhet të “rishqyrtojë vlerën e NATO-s dhe të asaj aleance për vendin tonë”.

Trump dhe zyrtarë të tjerë amerikanë kanë vënë shpesh në pikëpyetje vlerën e aleancës nëse SHBA nuk mund të përdorë lirshëm bazat në vendet aleate për të mbrojtur interesat e veta.

Mediat raportuan këtë javë se Spanja dhe Italia – të dyja anëtare të NATO-s – kishin refuzuar të lejonin avionët ushtarakë amerikanë të përdornin bazat e tyre ajrore për operacione në Iran.

Administrata amerikane ka kritikuar gjithashtu hezitimin e anëtarëve të NATO-s për të dërguar anije luftarake për të thyer bllokadën iraniane ndaj Ngushticës së Hormuzit, një rrugë e rëndësishme ujore që përdoret për transportimin e rreth 20% të naftës dhe gazit në botë.

Disa aleatë evropianë kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në luftën SHBA-Izrael kundër Iranit, ku janë kryer sulme ajrore të përditshme ndaj vendit të Lindjes së Mesme. Teherani është përgjigjur duke lëshuar raketa dhe dronë ndaj objektivave në rajon, duke rritur frikën për një përshkallëzim më të gjerë të konfliktit.

Disa nga anëtarët kryesorë të NATO-s reaguan ashpër ndaj komenteve të Trumpit, duke mbrojtur aleancën dhe veprimet e saj.

Kur u pyet për intervistën e Trumpit, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, tha: “Së pari, NATO është aleanca ushtarake më efektive që bota ka parë ndonjëherë dhe na ka mbajtur të sigurt për shumë dekada, dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar ndaj saj”.

“Së dyti, pavarësisht presionit ndaj meje dhe të tjerëve, pavarësisht zhurmës, unë do të veproj në interesin kombëtar britanik në çdo vendim që marr… Dhe kjo është arsyeja pse kam qenë shumë i qartë se kjo nuk është lufta jonë dhe nuk do të zhytemi në të”.

Një zëdhënës i Qeverisë gjermane gjithashtu rikonfirmoi përkushtimin e Berlini ndaj aleancës, ndërsa Alice Rufo deklaroi në një konferencë më 1 prill se NATO është “një aleancë ushtarake e fokusuar në sigurinë e rajonit euro-atlantik. Nuk është e projektuar për të kryer operacione në Ngushticën e Hormuzit, gjë që do të ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar”.

Mundësitë për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, e cila filloi më 28 shkurt, janë rritur ditët e fundit.

Presidenti iranian Masud Pezeshkian tha më 31 mars se vendi i tij ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund konfliktit me SHBA-në dhe Izraelin, në varësi të kushteve si garancitë e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se propozuan një plan me 15 pika, i cili përfshin çmontimin e objekteve bërthamore të Iranit, kufizimin e kapaciteteve të tij raketore dhe ndalimin e mbështetjes për forcat përfaqësuese në rajon.

Trump tha më 31 mars se luftimet mund të përfundojnë brenda dy deri në tre javësh, duke rritur më tej optimizmin se një marrëveshje është e arritshme.

“Ka mesazhe që po shkëmbehen, ka bisedime që po zhvillohen. Ekziston mundësia për një takim të drejtpërdrejtë”, tha Rubio për Fox News./REL

Etiketa: IrannatoSHBATrump

Lajme të lidhura

BOTA

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
BOTA

Inteligjenca izraelite zbulon një komplot iranian ndaj ish-kreut të Shin Bet, Ronen Bar

17:03 : 22/06/2026
BOTA

Irani mbyll sërish ngushticën e Hormuzit, ulet numri i anijeve të mallrave

10:27 : 22/06/2026
Para

Lirohet nga detyra zëvendësministri i Mbrojtjes! Ja kush e zëvendëson (EMRI)

TË GJITHA

“Boll, mos u merr me llafe grash”/ Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Nuk duroj dot më…

11:28 : 24/06/2026

“Plakën nuk e zë gjumi”/ Përgjimet e SPAK për bisedat e vëllezërve Aliu: Mbushja një dyshek me miliona të flejë rehat!

11:23 : 24/06/2026

Shirat e rrëmbyeshëm mbërthejnë Kinën, evakuuohen mbi 9 mijë banorë

11:09 : 24/06/2026

“Mos rrini në Tiranë, por punoni”/ Rama kërcënon kryebashkiakët: Nëse nuk ndryshon situata, do përmend emra

10:57 : 24/06/2026

Gjyqi për Metën dhe Kryemadhin, avokati Cakrani kundërshton provat: Janë marrë në mënyrë të paligjshme

10:47 : 24/06/2026

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş