• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Punët për Shqipërinë dhe punët për shqiptarët

16:31 : 29/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, SOCIALE

Nga Lutfi Dervishi

“Punët për Shqipërinë” dhe “punët për shqiptarët” mund të ngjajnë si e njëjta gjë, por në të vërtetë janë dy realitete që shpesh nuk puqen.

Shqipëria si natyrë është një vepër e kryer. Natyra këtu nuk ka kursyer asgjë; ka qenë bujare deri në tepri. Na ka vendosur në një udhëkryq strategjik, na ka rrethuar me male që të mbrojnë nga bota  e dete që të ftojnë për të parë botën.

Kemi fusha pjellore, ujë që rrjedh pafund dhe një diell që shumë popuj do ta kërkonin me flori.  Nuk mund të kërkosh me shumë për një vend.

Pyetja nuk është: “çfarë i mungon  (nën)tokës së Shqipërisë?” Pyetja që djeg është: “çfarë i mungon shqiptarit që jeton mbi këtë dhé?”

Lexo edhe:

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

Sepse, ndërsa tv/fb/instagran përmbytet me projekte 3D plot ngjyra dhe vezullime, vendi përballet me një tjetër “3D” atë të vërtetën, atë që po na zbraz shtëpitë: Demografia, Demokracia, Development (Zhvillimi).

Shqipëria po zbrazet dhe po PLAKET. Nuk po humbasim vetëm njerëzit, por edhe energjinë që mban gjallë një vend.
Vendi nuk bën dot as rotacion pushteti as rotacion elitash. Tashmë edhe zgjedhjet i bën formale.

Peizazhi nuk ngroh shtëpinë kur vjen dimri. Rrezet e diellit  nuk e rrisin rrogën që nuk del deri në fund të muajit. Bukuria e maleve nuk e zëvendëson dot një shkollë të mirë  apo një spital modern. Rrjedha dhe energjia e lumenjve nuk e bëjnë drejtësinë as me të pastër as më efikase.

Dëshira për t’u larguar nga vendi nuk ulet se po rritet numri i turistëve.

Problemet që kemi nuk na kanë ardhur as nga lart e as nga larg.
Janë “dhuratë” njerëzish. Janë vendime të marra në tavolina, janë prioritete të zgjedhura me vetëdije dhe janë përgjegjësi që nuk mund t’u iket.

Është e dhimbshme të shohësh sesi për “Shqipërinë si kartolinë” kemi gjithçka, ndërsa për “shqiptarin si qytetar” flasim për minimumin e mbijetesë. “Shifrat i kemi në dorë dhe në më çfarë ta duam, por faktet nuk i fshehim dot”
Zoti e bëri Shqipërinë parajsë.

Por janë njerëzit ata që po e bëjnë të pajetueshme për njerëzit. Sfida sot nuk është të shtojmë tulla të reja në projekte virtuale, por të kthejmë dinjitetin te njeriu, që Shqipëria të mos jetë thjesht një vend i bukur për t’u vizituar, por një shtëpi ku ia vlen të rritesh e të plakesh.

Etiketa: lutfi dervishiqeveriaShqiperiavarferi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesi: Shqiptarët e kanë mbrojtur gjuhën amëtare kur s’kishin shtet dhe flamurin kur s’kishin ushtri!

21:35 : 11/07/2026
AKTUALITET

Tallja e qeverisë me bonusin e pensionistëve, 27% e të moshuarve drejt varfërisë ekstreme

13:14 : 11/07/2026
AKTUALITET

Lindja e populizmit të shëndetshëm

12:09 : 11/07/2026
AKTUALITET

Administratë dhe nxënës shkollash/ Si po e mbush qeveria stadiumin për Kanye West

09:34 : 11/07/2026
AKTUALITET

Deputeti belg: Mbrojtja e Sazanit dhe Vjosë-Nartës duhet të jetë kusht për integrimin në BE

22:42 : 10/07/2026
AKTUALITET

Nga “asnjë qindarkë” te 4 mln euro, si mashtroi qeveria për koncertin e Kanye West

11:14 : 09/07/2026
Para

Zyrtare/ Në gjyq për pagat me Tiranën, mesfushori largohet nga bardheblutë

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş