• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me aksin Librazhd-Prrenjas/ Agim Kola që shkaktoi shembjen fiton tenderin e rrëshqitjeve!

21:52 : 26/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Tenderi i hapur me urgjencë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për situatën e rrëshqitjeve në Librazhd është fituar nga e njëjta firmë që shkaktoi bllokimin për disa ditë të një krahine të tërë. Kompania A. N. K. me pronar Agim Kolën po ndërton rrugën e re, ndërkohë që punimet shkaktuan shembje. Dhe, për ironi të fatit, Agimi ka fituar sërish para’ nga e gjithë ajo situatë.

Dokumentet që ka hulumtuar Vox News tregojnë se, i gjithë procesi duket se ka qenë i paracaktuar, pasi drejtuesit e rinj të Autoritetit Rrugor Shqiptar, tashmë të drejtuar nga Ami Kozeli, kanë bërë negocime me firmën e Kolës që të hidhte disa makina me inerte në vendin e shembjes. Por, a nuk është nën hetim kjo kompani për këto shembje? A ka një procedim të hapur nga Prokuroria e Elbasanit për të gjithë situatën?

Një nga kompanitë që po hetohet apo duhet të hetohet është padyshim A. N. K, e cila ka fituar tenderin e madh, ndërkohë që nuk mbetet pas as firma projektuese apo edhe vetë drejtuesit e ARRSH-së. Të gjithë janë përgjegjës për situatën e krijuar, ku mijëra banorë mbetën të bllokuar për disa dite dhe për të udhëtuar në drejtim të Tiranës apo qyteteve të tjera, u duhej të bënin qindra kilometra më shumë. Por nëse deri në atë kohë s’ka pasur dëm ekonomik, po tenderi i riparimeve me emergjencë a nuk është një dëm në arkat e shtetit?

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, drejtori i ARRSH-së Ami Kozeli ka publikuar ditët e fundit shpalljen e fituesit të kësaj procedure. Bëhet fjalë për një kontratë klasike me objekt “procedurë me negocim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës- punë publike”. Pra, vetë Ami apo vartësit e tij kanë negociuar me firmën fituese dhe jo të kenë hapur edhe tenderin.

Lexo edhe:

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Mësohet se përshkrimi i kontratës ka qenë “emergjencë masa parandaluese mbi rrëshqitjen në zonën e quajtur “Ligata e Bicit”, Dragostunjë”, me një fond limit prej 93,702,755 lekë, pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës për zbatimin e saj është 2 muaj e 14 ditë. Kriteret e përzgjedhjes së fituesit ka qenë “oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në çmim”.

“Me anë të këtij Njoftimi ju informojmë se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë A. N. K. me vlerë 88,472,300 lekë pa TVSH dhe ‘2 T’ me vlerë 93,300,000”, thuhet në dokumente. Pra, dy kompani të cilat kohët e fundit janë venë në qendër të diskutimeve për rrëshqitje, A. N. K. -ja për aksin Librazhd – Prrenjas dhe kompania 2 T për rrëshqitjet në aksin Qukës – Qafë Plloçë.

Dyshimet janë se, oferta e firmës 2 T ka qenë për kundrapeshë, pasi edhe vlera që kanë ofruar ka qenë shumë afër fondit limit. Ndoshta sa për të thënë se “në tender morën pjesë 2 firma”. Që në momentin e parë të hapjes së këtij tenderi dihej se kush ishte fituesi, pasi mjafton për të parë se çfarë makinerish u përdorën për të mbushur rrugën për të kuptuar se kush do të ishte fituesi.

Disa javë më parë, Vox News publikoi një investigim për shkaktarët e shembjes së rrugës në Dragostunjë. Në fund të vitit 2023, pasi më parë ishte bërë projektimi me raportet përkatëse, Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili në atë kohë drejtohej nga Evis Berberi, aktualisht i arrestuar për abuzime të tjera, si në ARRSH apo në KESH, shpalli firmën fituese që do të ndërtonte lotin e katër të atij segmenti.

Fitues u shpall kompania “A. N. K.”, e cila fitoi tenderin me vlerë 2.5 miliardë lekë, ose me këmbimin e sotëm valutor, mbi 25 milionë euro. Kohëzgjatja e punimeve është 24 muaj, teksa lidhja e kontratës u bë në vitin 2024. Aktualisht, pronari me letra i firmës ANK, e cila fitoi gjithashtu të gjitha tenderët e ndërtimit të segmentit Korçë – Ersekë, është Agim Kola, vëllai i ish-deputetit të PS-së Ndue Kola. Por, njësoj siç ndodhi edhe në atë segment, ku pati shembje në Qafën e Qarrit, Kolën e kanë ndjekur shembjet edhe në këtë aks. /VoxNews

Etiketa: Agim KolaLibrazhd-Prrenjasskandaltender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk ka reagentë”/ 36 mijë banorët e Vorës nuk bëjnë dot analizat e gjakut në Qendrën Shëndetësore

20:54 : 13/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

Rama i jep 4.2 mln € nga taksat e shqiptarëve, por Kanye West nuk e di ku bie Shqipëria!

13:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

Skandali në Elbasan/ Pacientët e spitalit psikiatrik, pa analiza laboratorike

14:24 : 09/07/2026
AKTUALITET

SPAK zbarkon në KPP/ Tenderi për e-Gate, iu hoq fituesve me vlerë të ulët dhe iu dha ankimuesve

12:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandal te kardiologjia/ Muret e dhomave të çara dhe gërvishtura

14:41 : 08/07/2026
Para

Dorian Duçka në Europa Forum Lech: Roli i Europës në krizat globale dhe sigurinë energjetike

TË GJITHA

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026

Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçen e lëshojnë nervat dhe e shtyn: Ik, B***Q**ë! (Video)

13:47 : 14/07/2026

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş