• Kontakt
Tuesday, June 30, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveri dhe beton, si po denatyrohet ekonomia e Shqipërisë

17:40 : 26/03/2026
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.79 për qind vitin e kaluar, por llogaritë e INSTAT tregojnë se dy të tretat e rritjes erdhën nga zgjerimi i qeverisë, ndërsa pjesa tjetër nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajshtme.

Më hollësisht, në rritjen 3.79 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, 1.75 pikë përqindje erdhën nga administrata publike, ndërsa 1 pikë përqindje tjetër erdhi nga taksat neto. Ndërtimi dhe aktivitetet e pasurive të patundshme shtuan së bashku 1.1 pikë përqindje tjetër në prodhimin kombëtar.

Ndërkohë degët e tjera të ekonomisë nuk kanë kompesuar dot as rënien e dy sektorëve vitalë të prodhimit, bujqësisë dhe industrisë të cilat u tkurrën sërish për të disatin vit radhazi, çka sinjalizon një krizë të thellë në sektorin prodhues.

Struktura e rritjes ekonomike 2025

Kjo është një nga strukturat më problematike të rritjes që ka regjistruar ndonjëherë ekonomia shqiptare në histori duke ngritur shqetësime serioze për denatyrimin e saj. Rritja e prodhimit në degën e Administratës Publike është e lidhur drejtëpërdrejtë me rritjen e pagave, efektet e së cilës kanë kulmuar në tremujorin e parë dhe të dytë të vitit të kaluar, pikërisht përpara zgjedhjeve.

Taksat Neto mbi produktet është një tjetër komponent që përfaqëson dorën e qeverisë në ekonomi. Ai reflekton rritjen e të ardhurave që qeveria mbledh nga taksat, e cila në metodën e prodhimit i shtohet Vlerën e Shtuar Bruto për të dhënë shifrën e rritjes ekonomike.

Lexo edhe:

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

Me 1 pikë përqindje peshë, taksat neto u shndërruan vitin e kaluar në kontributorin e dytë më të madh të zgjerimit të prodhimit bruto, ndonëse llogaritja e kontributit të taksave në Prodhimin Kombëtar është problematike për shkak se INSTAT nuk merr parasysh ndryshimet që pësojnë shkallët statutore të taksave si pasojë e politikës fiskale.

Por pavarësisht kësaj, dy degë që përfaqësojnë pjesën e qeverisë në ekonomi, administrata publike dhe taksat neto, kanë dhënë së bashku gati 73 për qind ose dy të tretat e rritjes ekonomike. Pjesa e mbetur, pra një e treta, ka ardhur nga ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme.

Me pak fjalë, ekonomia e Shqipërisë vitin e kaluar u rrit vetëm nga qeveria dhe betoni, ndërsa sektori privat përtej ndërtimit, praktikisht është duke lundruar në recesion. Nëse heq kontributin e shtetit në rritjen ekonomike të vitit të kaluar, ekonomia shqiptare rezulton me vetëm 1 për qind rritje, ndërsa nëse heq edhe betonin, atëherë gjithë pjesa tjetër e ekonomisë është me rritje negative.

Pra qeveri dhe beton. Kjo ishte struktura e rritjes ekonomike të Shqipërisë vitin e kaluar. Bujqësia, industria dhe vecanërisht manifaktura, të cilët janë sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë janë të gjitha në pikiatë të pandalshme, tashmë disavjeçare.

Tashmë ekonomia shqiptare është mbështetur mbi themele të paqëndrueshme. Qeveria nuk mund të rrisë pagat dhe pensionet në mënyrë domethënëse çdo vit për të mbajtur lart rritjen ekonomike të vendit, pasi kjo do të nxirrte jashtë kontrollit shpenzimet e buxhetit dhe borxhin publik. Nga ana tjetër, ndërtimi dhe pasuritë e paluajshme nuk mund të garantojnë rritje të qëndrueshme, pasi jo vetëm që nuk mund të vazhdojnë të zgjerohen me ritme të shpejta pambarimisht, por as nuk shtojnë kapacitete prodhuese në ekonomi.

Ndaj nëse sektori prodhues i ekonomisë do të vazhdojë të lundrojë në reçesion, ekonomia shqiptare do të pushojë së pulsuari. Me gjithë rritjen e propaganduar të turizmit. /Kapitali.al

Etiketa: Edi Ramaekonomi e shqiperiseqeveria

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026
AKTUALITET

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026
AKTUALITET

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026
AKTUALITET

“Rama i frikësuar”, zv.president i PE: Nuk keni pse duroni diktaturën! Mjaft me korrupsion

22:11 : 29/06/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja Christina Guarda – Ramës: Nuk hyhet në Europë duke u përulur, por me kokën lart

21:47 : 29/06/2026
AKTUALITET

Edmond Spaho: Edi Rama të mos dorëhiqet! PD, parti e falimentuar dhe e paaftë

21:43 : 29/06/2026
Para

A po zhvillojnë SHBA-të dhe Irani bisedime paqeje dhe çfarë kërkojnë realisht të dyja palët?

TË GJITHA

Horoskopi, 30 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 29/06/2026

Protesta/ Artan Hoxha: Rama ka futur në punë anti-terrorin dhe SHISH, 173 persona në filtër

22:55 : 29/06/2026

Abilekaj: Nëse rrethohet kryeministria për një javë, Rama nuk mund të jetë më në detyrë!

22:53 : 29/06/2026

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave

22:50 : 29/06/2026

Vijon marshimi në Tiranë, protestuesit thirrje njëzëri: Rama n’burg, Berisha n’burg

22:44 : 29/06/2026

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

22:34 : 29/06/2026

Eurodeputetja holandeze: Nëse doni të shkoni në BE, Rama duhet të dëgjojë

22:17 : 29/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerGrandpashabetcasibomPerabetKickbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsMeritkingCasibomCasibomKickcasibomjojobet girişjojobetdeneme bonusu veren sitelerMadridbetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişholiganbetjojobetjojobet girişimajbetjojobetbetcio