• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Paketa e Maleve” pa infrastrukturë

“Paketa e Maleve” u prezantua si një mundësi për të ringjallur zonat e braktisura malore, por zbatimi i saj po ngre më shumë pikëpyetje sesa shpresa. Nga përfshirja e zonave bregdetare te mungesa e kritereve të qarta dhe problemet me pronësinë, nisma rrezikon të përsërisë një model të njohur: zhvillim pa rregulla, presion politik dhe pasoja të mundshme për natyrën.

13:01 : 26/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Paketa e maleve u prezantua nga Kryeministri Rama si një projekt ambicioz për investimet në malet e Shqipërisë dhe pritshmëritë ishin në zhvillimin e zonave të Alpeve në Veri apo Malësive të Jugut, por pak ditë më parë u publikuan disa nga zonat ku përfshihen Durrësi, Kavaja e zona të tjera detare, por që tanimë qeveria, mesa duket, i konsideron edhe si vende malore.

Shqipëria është vërtet një nga vendet më të pasura në Evropë për sa i përket relievit malor. Alpet, luginat e thella dhe fshatrat e vendosura në shpate ngjajnë si kartolina turistike dhe janë një potencial i madh për zhvillim ekonomik dhe turizëm.

Megjithatë, edhe pse është prezantuar si një mundësi për zhvillim të qëndrueshëm dhe për rikthimin e jetës ekonomike në fshatrat e braktisura, zbatimi i paketës së maleve ka paqartësi dhe paradokse, përpos faktit që kriteret e zhvillimit janë ende të panjohura.

Ligji parashikon disa kritere për përzgjedhjen e këtyre zonave:

Lexo edhe:

Fije që priten

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

  1. Potenciali turistik, ekonomik ose industrial;
  2. Prania e “poseduesve jopronarë” – një kategori juridikisht konfuze që pengon zhvillimin;
  3. Vështirësia në pajisjen me leje për shkak të mungesës së dokumentacionit të qartë pronësor.

Qeveria ka deleguar një pjesë të madhe të përgjegjësisë për zbatimin e paketës tek pushteti vendor. Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve disa detyra konkrete për ta vënë në lëvizje këtë projekt.

Së pari, bashkitë duhet të identifikojnë zonat ku mund të zhvillohen investime. Atyre u është kërkuar të përgatisin harta me territoret prioritare ku mund të ndërtohen bujtina, struktura turistike apo aktivitete agroturistike. Këto harta konsiderohen hapi i parë për të orientuar investitorët dhe për të përcaktuar ku mund të ndërhyhet.

Së dyti, qeveria ka vendosur një objektiv prej rreth 1000 investimesh në zonat malore, kryesisht në turizëm rural dhe agroturizëm. Ideja është që këto investime të krijojnë ekonomi lokale dhe të gjenerojnë vende pune në zona që prej vitesh po përballen me emigrim masiv.

Një tjetër element i paketës është tërheqja e kapitalit të diasporës. Qeveria synon që emigrantët shqiptarë të investojnë kursimet e tyre në tokat dhe pronat e familjeve në zonat malore, duke i kthyer ato në bujtina, ferma turistike apo aktivitete ekonomike të lidhura me turizmin.

Por, krahas këtyre objektivave, kryeministri ka vendosur edhe një presion politik mbi pushtetin vendor. Ai ka paralajmëruar se performanca e bashkive në zbatimin e paketës mund të ndikojë në financimet që ato marrin nga qeveria dhe madje edhe në rikandidimin e kryebashkiakëve në zgjedhjet e ardhshme.

ACQJ bisedoi off the record me punonjës të bashkive kryesore për të kuptuar më tepër se ku qëndron problemi. Kryesorja, thonë ata në mënyrë konfidenciale, është pronësia e tokës.

Një nga problemet më të mëdha që u trashëguan pas rënies së sistemit komunist ishte se tokat janë ende të regjistruara si prona shtetërore ose kullota, ndërsa në raste të tjera ekzistojnë konflikte mes familjeve për pronësinë. Në mungesë të certifikatave të pronësisë dhe dokumentacionit të qartë, investitorët nuk mund të aplikojnë për projekte ose të marrin leje ndërtimi.

Një tjetër pengesë është kapaciteti i kufizuar administrativ i shumë bashkive, veçanërisht atyre të vogla. Shumë prej tyre nuk kanë staf të specializuar si urbanistë, planifikues territorialë apo ekspertë për zhvillimin e projekteve të investimit. Përgatitja e hartave të zhvillimit apo analizave të territorit kërkon ekspertizë teknike që jo çdo bashki e ka.

Problemet shtohen edhe më shumë tek mungesa e planeve të detajuara urbanistike në shumë zona malore. Në disa raste nuk është e qartë se cilat zona janë të përshtatshme për ndërtim dhe cilat duhet të mbrohen.

Problemet përkeqësohen kur i shtohet infrastruktura e dobët. Në shumë fshatra malorë mungojnë rrugët, furnizimi me ujë, energji apo lidhja me rrjetin e internetit.

Rreziku për natyrën

Përveç problemeve administrative dhe ligjore, ekspertët e mjedisit si Abdulla Diku paralajmërojnë edhe për rreziqe serioze për ekosistemet malore.

Zonat malore shqiptare janë ndër habitatet më të ndjeshme për biodiversitetin. Ndërtimet e pakontrolluara mund të sjellin shpyllëzim, fragmentim të habitateve dhe humbje të biodiversitetit. Për më tepër, mungesa e standardeve të qarta për tipologjinë e ndërtimeve mund të çojë në një përsëritje të modelit të betonizimit që është parë në disa zona turistike të vendit.

“Paketa e Maleve” mund të jetë një mundësi për të sjellë investime dhe për të ringjallur ekonominë në zonat e braktisura malore. Por deri tani, zbatimi i saj duket se përplaset me një sërë problemesh.

Nëse këto sfida nuk adresohen me transparencë dhe planifikim, nisma që synon të shpëtojë zonat malore mund të përfundojë duke krijuar një tjetër histori të njohur të zhvillimit shqiptar: një projekt që nisi me ambicie të mëdha, por që në terren përfundon me kaos dhe beton./Denada Jushi, acqj.al

Etiketa: infrastrukturepaketa e maleveqeveria Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fije që priten

12:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Banka Botërore: Shqipëria po plaket e po zbrazet, qeveria pa plan për shëndetësinë

10:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqipëria humbi gati një të katërtën e popullsisë në 25 vjet, rënia më e lartë në Europë

08:19 : 13/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
AKTUALITET

Restaurimi 3.8 mln € i Muzeut Arkeologjik të Durrësit pa transformimin digjital të premtuar

20:13 : 09/07/2026
AKTUALITET

Skandali me koncertin e Kanye West/ Rama i fal fondet publike të Shqipërisë kompanisë së huaj

21:24 : 07/07/2026
Para

Burri vrau gruan dhe veten, kryeplaku i fshatit: Policia s’më raportoi për sherrin e 10 ditëve më parë

TË GJITHA

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026

Shpërthen vullkani “Mayo” në Filipine, shpallet gjendja e rrezikut, 300 mijë persona të evakuuar dhe 29 tërmete

13:55 : 14/07/2026

Dyshimet për abuzim 3 milionë euro, shkarkohet drejtoresha e Postës së Durrësit

13:47 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş