• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Protestë me molotov dhe fishekzjarre, policia hedh gaz lotsjellës. Lëndohet Sali Berisha

21:30 : 22/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Protesta e sotme e opozitës (22 mars), vijoi për gati rreth 3 orë, ku u shoqërua me tensione, hedhje të fishekzjarrëve e molotovëve, dhe nga ana tjetër policia që u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, spray si edhe me ujë.

Fillimisht nisi marshimi nga selia blu, ku Berisha ndiqej nga mbështetësit dhe iu drejtuan Kryeministrisë.

Në protestë, përveç flamurit shqiptar, qytetarët mbanin në duar flamurin gjerman dhe atë të BE-së. Një simbolikë kjo, pas akuzave ndaj PS-së se ka bllokuar integrimin me vendimin për të mos ia dorëzuar Belinda Ballukun, SPAK-ut.

Lexo edhe:

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

‘Jo shtetit të drogës”, shkruan një prej pankartave të protestuesit, teksa valëvit flamurin gjerman.

Skenari ishte i njëjtë, ku nisi hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, ndërsa vijuan edhe drejt Ministrisë së Brendshme dhe Infrastrukturës.

Më tej, protestuesit kanë hedhur molotovë drejt automjeteve të policisë të dislokuar përpara ndërtesës së Bankës së Shqipërisë dhe pranë selisë së Partisë Socialiste.

Makina e policisë në flakë

Uniformat blu kishin krijuar kordonin bllokues për protestuesit tek rruga pranë Policisë së Tiranës. Protestuesit ndërruan itinerarin e rrugës pas këtij bllokimi teksa vijonin të hidhnin molotovë tek koshat e mbeturinave dhe stacionet e autobusëve.

Gjatë protestës u lëndua edhe Sali Berisha, 4 efektivë të policisë, si dhe disa qytetarë. Ndërkohë, policia ka shoqëruar disa qytetarë, ndër to edhe 3 të mitur.

Policia dhunon protestuesin
Policia shoqëron një qytetar

Berisha lëndohet nga policia

Protestuesit opozitarë iu drejtuan Agjencisë Kombëtare të Shërbimit të Informacionit (AKSHI), por policia nuk i lejoi, duke bërë që të kishte edhe përplasje.

Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit e revoltuar hodhën molotovë drejt autobotit të ujit.

Në këtë moment, Sali Berisha u ndje keq pasi u sulmua me spray në fytyrë nga policia dhe u deshën rreth 15 minuta që të merrte veten dhe ti rikthehej sërish marshimit.

Berisha me sytë e skuqur

Përplasja e Boçit dhe Nokës me policët

Deputetët e PD-së Luçiano Boçi dhe Flamur Noka debatuan me efektivë të policisë te ura e Rrugës së Elbasanit pasi këta të fundit hodhën spraj lotsjellës dhe ujë në drejtim të Berishës.

Boçi: Ske turp, hiqe uniformën. Si e ha bukë në darkë ti? Legena burracak. Para krimit jeni ushtarë. Merreni me deputetë e njerëz të thjeshtë ju. Legena.

Noka: Mos fol ti.

Boçi: Kë godet ti? Je burrë i mirë ti?

Noka: Jeni si bandë. Shkoni tutje ça doni këtu.

Boçi: Për Edi Ramën vini këtu ju?

Noka: Keni godit liderin e opozitës, një banditë ju, e kemi të filmuar do ta paguani. Largoni policët. Largoni tutje.

Përfundon protesta, Berisha paralajmëron Ramën

Pas përfundimit të protestës së opozitës, Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në selinë blu. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për protestuesit, duke theksuar se qëndresa e tyre e ka nderuar edhe më shumë përvjetorin e përmbysjes së diktaturës komuniste 34 vite më parë.

“Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme. Me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar, përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë. Por njëkohësisht i dhatë edhe goditjen më të merituar diktaturës së sotme.

Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe u garantoj se tjetra do jetë dhe më e shkëlqyer dhe se për Edi Ramën nuk do ketë më strofull, nuk do ketë më vrimë miu ku do futet. Kryengritja paqësore e shqiptarëve do u japë atyre ndëshkimin që meriton.

Do ta çojë tek etërit e tij mizorë. Keni qenë të shkëlqyer… nuk di domethënë se si e nderuat kaq shumë sot 22 marsin.

E tmerruat Edvin Kristaq Ramën. Prandaj dhe ne le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët kanë vjedhur dhe vjedhin si hijena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë.

Përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qëndresa jonë, ndëshkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe ata do përfundojnë në Lanë. Do përfundojnë në koshat e plehrave të historisë.

E patë vetë ju si e kishte rrethuar nga të katër anët me policë.”- tha Berisha.

Berisha paralajmëroi kryeministrin Edi Rama të japë dorëheqjen duke nënvizuar se do “të përfundojë në Lanë”.

“Përdorin ligje dhe mandate krimi për të mbrojtur vjedhjet e tyre. Qendresa jonë dhe ndëshkimi ynë…Ata do të përfundojnë në lanë, në koshat e plehrave . E patë vetë si na kishin rrethuar, por a ka rrethim që na pengon ne? Kurrë. Edi Rama jep dorëheqjen se do të tërheqim ashtu siç nuk ta pret mendja.”, tha ai.

Sali Berisha ka paralajmëruar protestën e radhës. Ai tha se shumë shpejt do të ketë një tjetër protestë duke mos dhënë ende një datë.

Etiketa: protesteSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zvërneci/ Berisha: Mbështesim protestën, por nuk do marrim pjesë!

13:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Vrasja e efektivit në Maliq/ Berisha: Autori financohej nga fonde shtetërore

12:47 : 05/06/2026
AKTUALITET

Tabaku: Shqipëria është trajtuar si pronë e pushtetit, jo si pasuri e përbashkët e qytetarëve

22:20 : 04/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët zhvendosen tek rruga e Kavajës

22:18 : 04/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit zhvendosen drejt Sheshit Skënderbej

21:44 : 04/06/2026
AKTUALITET

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës teksa ndalohet nga policia

20:37 : 04/06/2026
Para

Ambasada amerikane në Tiranë: Grupet mbështetëse të Iranit mund të targetojnë interesa të SHBA jashtë vendit

TË GJITHA

Studimi: Produktet e njëjta në markete në Shqipëri janë 83% më të shtrenjta se në Europë

14:34 : 05/06/2026

“Çfarë ndodh kur pushteti bëhet më i fortë se mekanizmat që duhet ta kontrollojnë?!”

14:20 : 05/06/2026

Gjyqi ndaj Ilir Metës/ GJKKO refuzon kërkesën për daljen nga kafazi i qelqtë

14:05 : 05/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Fier–Lushnje, plagosen dy persona

14:01 : 05/06/2026

Një stuhi gjeomagnetike ka të ngjarë të arrijë tokën së shpejti! Ja kur pritet

13:58 : 05/06/2026

“Miliona euro për konsulencë”/ PD: ‘Banka Shqiptare e Zhvillimit’ tjetër mekanizëm klientelizmi i qeverisë

13:53 : 05/06/2026

Policia e Kosovës arreston aktivistin e Listës Serbe, dyshohet për blerje votash

13:38 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom