• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Për çfarë t’i shkoj, për spiunllëk?!”, Korreshi tregon raportet me Berishën dhe përplasjet brenda PD

22:26 : 20/03/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Sajmir Korreshi foli për raportet e tij me kryetarin e selisë blu, Sali Berisha dhe debatin e brendshëm që lidhet me luftën në vitet e fundit brenda PD-së, garën dhe debatet, deri tek përjashtimi nga kandidimi i Ervin Salianjit.

Ligjvënësi deklaroi se Berisha është personi i duhur për ta drejtuar selinë blu dhe për t’u rizgjedhur, por ai shtoi se nuk kishte frikë nga shprehja e mendimit kundër apo “kartoni i kuq”.

Madje rrëfeu se i kishte shkuar vetëm një herë në zyrë Berishës, pas një prje protestave kombëtare ku u arrestuan shumë mbështetës opozitarë.

“Unë zotin Berisha vetëm një herë i kam hyrë në zyrë. Nuk ka pasur nevojë për t’i shkuar në zyrë. Për çfarë do t’i vete, për spiunllëk, për çfarë? Vetëm njëherë që mendova se ishte e nevojshme i shkova në zyrë. Nuk e kam kërkuar kurrë dhe nuk ka frikë as nga kartonat e kuq se mund të them diçka. Unë them çfarë mendoj unë. Ishte rasti pas një prej protestave të fundit kur u arrestuan 41 protestues. Unë nuk kam frikë nga kartoni i kuq apo ndëshkimi. Unë e them mendimin tim hapur, nuk kam frikë të shprehem. Edhe kur ishte Basha kryetar vetëm një herë i kam shkuar në zyrë.Dhe atë herë nuk shkova vetëm sepse nuk kam pasur ndonjëherë nevojë t’i them diçka që mund t’ia thoja në zyrë. Edhe tek zoti Basha 1 herë kam hyrë, për zgjedhjet e marsit. Nëse nuk ke shenjtanllëk për çfarë do i shkosh në zyrë përveç spiunllëqe. Çfarë do u thoja që s’mund ta thoja në mbledhje grupi për shembull. Duhet ta shohësh hapin, trenin ku ndodhesh, për çfarë je dhe sa larg do shkosh”, u shpreh deputeti demokrat mes të tjerash në studion e “News 24”.

Lexo edhe:

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

I pyetur nëse do e votojë Korreshi kryetarin Berisha në trenin që ndodhet, ai u përgjigj:

“Po, do e votoj. Nga komunikimet që kam dhe informacionet e deritanishme, zoti Berisha është kandidatura e vetme që mund të jetë kryetar i PD”.

Por ai ishte kundër problemeve të brendshme apo përjashtimeve dhe luftës në selinë blu siç ka ndodhur këto vite, sepse kjo krijon kosto.

“Çdo njeri që largohet nga PD në mënyrë brutale jep kosto. Kështu ndodhi edhe me Berishën kur u largua, edhe me Bashën. Pse duhet të largohet Korreshi psh., kjo ka kosto. Çfarë mund t’i thuash tjetrit, ik ti se duam ne?! Unë nuk pretendoj se jam më i zgjuar se Berisha. A mendoni se zoti Berisha nuk i di këto diskurse apo problematika?  Sot kemi perceptimin se po të kemi përsëri një problem në PD do kemi të tjera. Kam qenë edhe në zgjedhjet e 2021 dhe të 2025, kemi qenë shumë afër më 2021. Kemi bërë shumë gabime, psh., në zgjedhjet lokale, sepse ndjehet, është fryma, demokratët e ndjejnë, duhet të jemi aty”, shpjegoi ligjvënësi demokrat për emisionin “Kjo Javë”.

Por a është Berisha i vetmi që mund ta çojë PD-në drejt suksesit?

“Unë personalisht nuk njoh njeri tjetër sesa Sali Berisha që të mbledhë aq shumë vota. Ai mbledh njerëz rreth vetes, ai na e tregoi këtë në zgjedhje. Lulzim Basha nuk mori dot një deputet”, tha deputeti.

Korreshi tregoi se ka pasur edhe disa episode kur grupi ka dalë kundër propozimeve të Berishës, ku përmendi propozimin për bojkot të Komisionit të Reformës Territoriale.

“Patjetër që ka pakënaqësi ndaj kryetarit, ne nuk jemi në diktaturë. Ka kontestim në vendime të caktuara. U artikulua në mbledhje që u mbështet edhe nga Berisha që nuk do të hynim në Komisionin e Reformës Territoriale, por grupi u ngrit i gjithi pati kurajën dhe tha kjo po na çon në rrugën e gabuar. I thamë ose do t’i bojkotojmë të gjitha ose asnjë. Berisha atëherë tha po”, u shpreh ai.

Korreshi ndau edhe një koment për ish-kolegun Ervin Salianji, duke treguar se mes tyre ka një ftohje në marrëdhënie për shkak se prej kohësh ai nuk e merrte më në telefon.

Por shtoi se ishte dakord që Salianji të kandidonte në garën e PD-së.

“Për mendimin tim Salianji le të futet. Çdo gjë tregohet me votë, nëse ke votën, hallall, jepi dorën për fitoren. Salianji ëhstë miku im, në fakt ka qenë shok dhe miku im, sepse këto kohët e fundit nuk kam marrë asnjë telefonatë prej tij. I jam gjendur në momente të vështira, nuk e di pse nuk ka marrë më. Kur të vijë herë tjetër në studio pyeteni”, u shpreh ai.

Kurse për Evi Kokalarin, që gjithashtu ka deklaruar kandidimin për kreun e PD-së, Korreshi tha: “Për Kokalarin nuk kam mendim, sepse nuk e njoh personalisht, nuk flas nëse s’e njoh vetë apo nëpërmjet medias. Nuk e njoh. Nuk mund t’ja jap votën një njeriu që s’e njoh”.

Etiketa: Sajmir KorreshiSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Salianji: Kulla 55-katëshe te Pallati i Kongreseve zbulon bashkëqeverisjen Rama-Berisha

20:18 : 25/06/2026
AKTUALITET

Protestat/ Mazniku: Ne do të vazhdojmë punën! Boçi: Parrulla ‘Berisha ik’ nuk na ndikon

18:47 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama gllabëroi Livadhën dhe kanionin e Gjipesë! Projektet luksoze pa transparencë

13:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:33 : 24/06/2026
AKTUALITET

“Survejim si në komunizëm”/ Berisha: Rama përgjon protestat me kamera robotike

12:33 : 23/06/2026
Para

Operacioni i fshehtë: Agjenti i FBI-së bleu të dhëna të qytetarëve shqiptarë nga hakerët iranianë

TË GJITHA

Dashuri, surpriza dhe ndryshime në financa, horoskopi ditor për nesër

22:59 : 25/06/2026

“Non-grata duhet të jenë Rama dhe Lamallari”, Igballe Huduti: Nuk kam lidhje me Iranin

22:57 : 25/06/2026

Moti i keq/ Aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

22:47 : 25/06/2026

Anila Denaj zbulon porositë e Ramës për deputetët

22:45 : 25/06/2026

Rama sulmon protestuesin: Do t’ju shpëtojë nga unë patrioti që s’di të lexojë…

22:33 : 25/06/2026

Qytetarët ulen këmbëkryq para Parlamentit: Shqipëria kërkon revolucion

22:27 : 25/06/2026

Aktivisti përplaset me Sara Milen për protestën kundër Ramës: Mos gënje mi goc…

22:23 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetholiganbetUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişbahiscasinoMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet