• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mes korrupsionit dhe mosbesimit, Shqipëria mbetet pas në indeksin e lumturisë

08:17 : 20/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

A e blen paraja lumturinë?! Ky është një debat i madh kudo në botë. Indeksi i fundit i Lumturisë tregon se, megjithëse vendet më të pasura priren të renditen më lart, lidhja mes të ardhurave dhe mirëqenies nuk është lineare. Faktorë si besimi te institucionet, mbështetja sociale dhe cilësia e jetës luajnë një rol po aq të rëndësishëm sa të ardhurat, duke dëshmuar se mirëqenia nuk matet vetëm me nivelin e pasurisë.

Nëse e kthejmë debatin në trevat shqiptare, duket se paraja nuk blen lumturinë. Kosova është renditur në vend të 16 në indeksin e fundit të lumturisë Rrjeti i Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara për 147 shtete, duke qenë e para në Europën Juglindore dhe me përmirësim të ndjeshëm nga vendi i 29 që ishte vitin e kaluar. Kosova është shteti më i varfër i Europës, me të ardhura për frymë që në vitin 2025 ishin 8033 USD për frymë, sipas të dhënave nga Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Në indeksin e lumturisë, pas Kosovës vijon Serbia, që renditet në vendin e 30, Bosnjë-Hercegovina në vendin e 47, Mali i Zi në vendin e 60, Maqedonia e Veriut, në vendin e 82.

Në kontrast, Shqipëria u rendit në raportin e 2026-s, e fundit në rajon, e 86-a në botë dhe e parafundit në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë. Rritja e të ardhurave nuk na ka bërë më të lumtur. Shqipëria ka bërë vitet e fundit përparim në rritjen e të ardhurave për frymë, duke iu larguar vendit të fundit. Në 2025-n, të ardhurat për frymë sipas FMN-së, ishin rreth 11 mijë dollarë, duke ka kaluar Maqedonisë së Veriut (10,377 USD) dhe Bosnjë-Hercegovinës (9467), kur disa vite më parë renditej pas tyre.

Por si shpjegohen këto diferenca në indeksin që mat kënaqësinë e njerëzve ndaj jetës së tyre, duke përfshirë sa të lumtur, të sigurt dhe të kënaqur ndihen ata në raport me kushtet në të cilat jetojnë.  Ndonëse janë më të varfrit në rajon dhe Europë, e matur sipas prodhimit të brendshëm për frymë, shtetasit e Kosovës rezultojnë më të lumturit në rajon dhe ndër më të lumturit në Europë, pasi në cilësinë e tyre të jetesës ndikojnë liria për të marrë vendime, bujaria dhe percpetimi i korrupsionit më të ulët se në shtetet e tjera të rajonit.

Lexo edhe:

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

Shqipërinë e penalizon korrupsioni

Shqipëria u rendit ndër 30 vendet më të korruptuara në botë, (e 27-a), ndërsa dhe Bosnja dhe Maqedonia e veriut e kanë këtë tregues shumë të lartë, duke u hyre në pesëshen e më të korruptuarve në botë. Kosova është e 43 më e korruptuara në botë. Serbia është e 58-a në botë për perceptimin e korrupsionit. Ndërsa më i ulët perceptimi për korrupsionit është në mal të Zi, që renditet e 87-a më e korruptuara në botë.

Perceptimi i korrupsionit matet përmes dy pyetjeve kryesore të Anketës Botërore të Gallup-it:

– A është korrupsioni i përhapur në qeverinë e vendit tuaj?

– A është korrupsioni i përhapur në bizneset e vendit tuaj?

Kosova, më bujarja në rajon, Shqipëria nga fundi

Treguesi ku historikisht Kosova merr pikët më të larta është bujaria, duke u renditur e 17-a në botë. Pyetja që u drejtohet të anketuarve është: “A keni dhuruar para për bamirësi muajin e kaluar?”

Malazezët janë më pak bujarët në rajon (83) të ndjekur nga shqiptarët (59). Pas tyre renditet Maqedonia e Veriut (42) Serbia (38), Bosnjë Hercegovina (32).

Shqiptarët nuk kanë mbështetjen e njëri tjetrit

Treguesi i dytë që ndikon negativisht në kënaqësinë e të jetuarit për shqiptarët është mungesa e perceptuar e mbështetjes nga miqtë. Në indeksin e mbështetjes sociale, Shqipëria renditet në vendin e 108 në botë dhe e fundit jo vetëm në rajon, por edhe në Europë.

Treguesi i mbështetjes sociale matet përmes pyetjes: “Nëse do t’ju ndodhte diçka e keqe, a keni ndonjë person tek i cili mund të mbështeteni?” Përqindja e të anketuarve që përgjigjen pozitivisht përdoret si tregues i mbështetjes sociale në atë vend.

Edhe në Kosovë mbështetja nga miqtë është me ulët se në vendet e tjera të rajonit, duke u renditur në vendin e 72. Kryesimin e mban Serbia (23), e ndjekur nga Mali i Zi (36), Maqedonia e Veriut (46), Bosnjë Hercegovina (50),

Shtetasit e Kosovës kanë lirinë më të madhe për të zgjedhur në rajon

Në Maqedoninë e Veriut, qytetarët mendojnë që nuk kanë liri për të marrë vendime jetësore, duke u renditur në vendin e 121 në botë. Edhe në Bosnjë Hercegovinë nuk ndihen të lirë (84), po ashtu në Serbi (73) dhe Mal të Zi (62).

Pyetja që u bëhet të anketuarve është: “A jeni të kënaqur apo të pakënaqur me lirinë tuaj për të zgjedhur atë që bëni me jetën tuaj?”

Shtetasit e Kosovës e Shqipërisë perceptojnë që ata kanë lirinë më madhe për të zgjedhur në rajon. Kryesimin e ka Kosova, që renditet e 24-a në botë, ndërsa Shqipëria është në vendin e 37.

Të rinjtë serbë, më të lumturit në Botë, ata shqiptarë më pesimistë

Të rinjtë e rajonit janë shumë më optimistë se një dekada më parë. Të rinjtë e Serbisë, nën 25 vjeç, renditen të parët në botë për nivelin e lartë të lumturisë dhe kanë pasur ndryshimin më të madh pozitiv në krahasim në 2023-2025, në krahasim me 2006-2010.

Të rinjtë e Kosovës renditen në vend të tetë në botë, të Bosnjë Hercegovinës të 20-ët, Malit të Zi në vend të 28, të Shqipërisë në vend të 49. Më pesimistë të rinjtë në rajon janë në Maqedoninë e Veriut (61). /Monitor

Etiketa: korrupsionkosoveqeverisjeShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Komiteti i Jashtëm i Senatit të SHBA vendos për Eric Wendt si ambasador në Shqipëri

22:00 : 04/06/2026
AKTUALITET

Artan Hoxha: Në Shqipëri kanë humbur 15 tonë kokainë, garantuesit i kanë grabitur

21:52 : 04/06/2026
RAJONI

Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndihma e Qeverisë?

20:17 : 04/06/2026
RAJONI

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

DW: Zvërneci vë në provë rrugën europiane të Shqipërisë

15:40 : 04/06/2026
SPORT

Maran i befason të gjithë, publikohet formacioni zyrtar për ndeshjen në “Air Albania”

18:51 : 03/06/2026
Para

Pas muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin

TË GJITHA

Franca dhe Gjermania propozojnë integrim gradual të Ballkanit Perëndimor në BE

10:36 : 05/06/2026

Vrau policin e “Shqiponjave”, autori kishte përfituar subvencione në bujqësi edhe pse ishte në kërkim prej vitesh

10:30 : 05/06/2026

Breshëri plumbash me kallashnikov ndaj policisë, çfarë u gjet në stanin ku fshihej Violand Braçellari?

10:16 : 05/06/2026

Nga “Sarajet e Surrelit”, tek bllokimi i pasaportës, dritë-hijet e ndërtuesit Carapuli që “fshehu” vilën e Ballukut

10:12 : 05/06/2026

Zbardhet ngjarja në Vlorë, 37-vjeçari u vetëplagos duke pastruar armën e gjahut

10:11 : 05/06/2026

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026

Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët

10:00 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom