• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ligji i Gardës ndryshon si ‘kostum me porosi’ për drejtuesin e radhës

Dy vjet pas ndryshimit ligjor që u kritikua nga opozita si “i porositur”, Partia Socialiste përmes deputetes Antoneta Dhima propozon rikthimin e dispozitës së vjetër për zgjedhjen e komandantit të Gardës së Republikës, duke pranuar gabimin e dy viteve më parë.

15:28 : 17/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Dy vjet pasi ndryshuan kriteret për zgjedhjen e drejtorit të përgjithshëm të Gardës së Republikës, socialistët ‘pendohen’ dhe kërkojnë rikthimin tek formulimi i vjetër, i cili e kushtëzon zgjedhjen me të qënit punonjës karriere brenda institucionit.

Ndryshimet e reja në ligjin për “Gardën e Republikës” janë pjesë e një projektligji të propozuar nga deputetja socialiste, Antoneta Dhima, i futur për shqyrtim në kalendarin e punës së Kuvendit.

Nisma e Dhimës propozon ndryshimin e nenit 17 me formulimin; “Drejtori i Përgjithshëm i Gardës së Republikës emërohet nga Kryeministri me propozim të ministrit dhe i jepet grada “Drejtues Madhor”. Ai përzgjidhet nga radhët e punonjësve të Gardës që mbajnë gradën “Drejtues i Parë/Drejtues i Lartë”.

Vetëm dy vjet më parë, mazhoranca socialiste, deputete e së cilës ishte edhe Dhima, këmbënguli që ta ndryshojë këtë nen, duke i hapur rrugën edhe kandidaturave nga jashtë radhëve të Gardës së Republikës.

Ndryshimi në atë kohë u kontestua fort nga opozita si një “ligj me porosi” për t’i hapur rrugën zgjedhjes së Ermal Onuzit.

Lexo edhe:

Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, ndalohet angazhimi politik

Përplasje në Kuvend për praninë e Gardës, Vokshi akuzon për intimidim: Nxirni përjashta gardistët

Dispozita u miratua kur institucioni ishte pa drejtues dhe vetëm pak muaj nga votimi në Kuvend, emri i paralajmëruar, Onuzi u shpall fitues pas një procedure të ashtuquajtur ‘konkurs i hapur’.

Onuzi dha dorëheqjen në qershor të vitit 2005 dhe aktualisht, Garda e Republikës është në kërkim të një drejtuesi të ri.

E pyetur nga BIRN se cila ishte shtysa për të propozuar këto ndryshime ligjore, nismëtarja Antoneta Dhima iu referuar argumenteve në relacionin e dorëzuar në Kuvend, duke pranuar se ndryshimet e vitit 2024 ishin në kundërshtim me norma të tjera të ligjit, ku gradat për pozicionin drejtues kërkojnë minimalisht 11 vite punë.

Nisma, tha ajo, “ka për qëllim përmirësimin e normave ligjore të cilat, nga praktika e deritanishme kanë gjetur vështirësi në zbatim, kanë patur mungesë harmonizimi apo kanë rënë ndesh me normat e tjera të ligjit, sikurse me frymën e përgjithshme që ligjvënësi ka patur parasysh në hartimin e tij”.

Në nismën e saj Dhima përfshin dhe dispozita të tjera që lidhen me karrierën brenda këtij institucioni dhe kriteret për t’u punësuar aty, duke hapur dyert dhe për individë që kanë punuar në institucione të tjera të sigurisë si Forcat e Armatosura, Policia e Shtetit apo SHISH.

Sipas deputetes, një pjesë e konsiderueshme e këtyre ndryshimeve janë nxitur nga rekomandimet e lëna prej grupit auditues të Ministrisë së Punëve të Brendshme në muajin dhjetor 2025.

“Për sa më sipër, qëllimi i këtij projektligji është të përmirësojë, qartësojë dhe të mos krijojë ekuivoke në zbatimin e normave, të cilat janë të paqarta, duke sjellë kështu formimin e precedentëve që çojnë në keqinterpretim apo zbatim të gabuar të ligjit,” thuhet në relacion. /Reporter.al/ 

Etiketa: Antoneta DhimaErmal Onuzigarda e republikesligji i gardes

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria ndryshon rregulloren e Gardës së Republikës, ndalohet angazhimi politik

18:22 : 13/05/2026
AKTUALITET

Përplasje në Kuvend për praninë e Gardës, Vokshi akuzon për intimidim: Nxirni përjashta gardistët

20:16 : 07/05/2026
AKTUALITET

Dështon gara për drejtorin e ri të Gardës së Republikës, arsyeja

11:31 : 04/02/2026
AKTUALITET

Ish-deputeti i PS futet në garën për drejtues të Gardës së Republikës, EMRAT e tjerë që kandidojnë

11:08 : 29/01/2026
AKTUALITET

Kreu i ri i Gardës së Republikës, ja kush janë kandidatët (EMRAT)

17:29 : 05/01/2026
AKTUALITET

Zhupa denoncon Gardën e Republikës: Po sillen si ‘ushtar partie’, po censurohet media/ VIDEO

13:11 : 26/12/2025
Para

Shkelja me tenderin 700 mijë euro, GJKKO kalon për gjykim në themel dosjen e Benet Becit

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom