• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A mund të bëhet Ngushtica Bab al-Mandab fronti i ri i luftës në Iran?

14:51 : 17/03/2026
në BOTA

Mbyllja efektive e Ngushticës së Hormzit nga Irani, si përgjigje ndaj fushatës masive bombarduese të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, ka shkaktuar tronditje në tregjet botërore të energjisë dhe ka bërë që çmimet e naftës të rriten.

Situata mund të përkeqësohet edhe më shumë, thonë ekspertët, nëse ndërpritet edhe kalimi përmes Ngushticës Bab al-Mandab, që është një tjetër rrugë kyç detare në Lindjen e Mesme.

Një pikë e ngushtë strategjike pranë brigjeve të Iranit, Ngushtica e Hormuzit e lidh Gjirin Persik me oqeanin dhe tregjet globale përmes Gjirit të Omanit dhe Detit Arabik. Po ashtu, Bab al-Mandab është një kalim i ngushtë për anijet që hyjnë ose dalin nga Deti i Kuq, ndërkaq pjesa më e madhe e bregdetit të Jemenit kryesisht kontrollohet nga rebelët Huthi, një grup i armatosur që mbështetet nga Irani.

Rebelët Huthi, që janë shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe që më herët kanë sulmuar anijet ndërkombëtare në Ngushticën Bab al-Mandab dhe në Detin e Kuq – një nga aleatët më të fuqishëm të Teheranit – deri më tani nuk janë përfshirë në luftën e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit. Nëse ata përfshihen në konflikt, sipas ekspertëve, tregjet e energjisë do të përballen me më shumë tronditje.

“Rreziku nga rebelët Huthi është real”, tha Gregory Brew, historian i naftës iraniane dhe analist i lartë në Grupin e Euroazisë. Nëpër Ngushticën Bab al-Mandab kalon rreth 6 për qind e tregtisë botërore të naftës, që transportohet përmes detit, sipas Administratës amerikane për Informacion të Energjisë.

Lexo edhe:

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

Arabia Saudite, eksportuesja më e madhe në botë e naftës, ka ndryshuar rrugën e miliona fuçi nafte nga Gjiri Persik drejt Detit të Kuq përmes tubacionit të saj Lindje-Perëndim, që kur ka nisur lufta më 28 shkurt.

“Ka një numër të madh cisternash që tani po kalojnë transit nëpër Detin e Kuq për të marrë naftë të papërpunuar” nga porti saudit në Detin e Kuq, Janbu, që është rruga e vetme tjetër e eksportit të naftës për këtë shtet, tha Brew. “Kjo është shumë e rëndësishme për tregjet e naftës sepse lehtëson presionin që do të krijohej nga mbyllja e plotë e Gjirit Persik”.

“Por, nëse rebelët Huthi do ta sulmonin Janbunin dhe nëse do të bënin mjaftueshëm për të ndërprerë eksportet nga terminali, atëherë do të përballeshim” me një ndërprerje prej rreth 7 milionë fuçish nafte në ditë, tha Brew.

“Gishtat në këmbëz”

Rebelët Huthi nuk kanë bërë ndonjë njoftim zyrtar për bashkëngjitjen në luftën në Iran. Por, udhëheqësi i grupit Abdul Malik al-Huthi, tha se rebelët ishin të gatshëm të nisnin sulme në çdo kohë, nëse e vlerësojnë se duhet të veprojnë kështu.

“Sa i përket përshkallëzimit ushtarak dhe veprimit, gishtat tanë janë në këmbëz në çdo moment, nëse zhvillimet e kërkojnë këtë”, tha ai në një fjalim televiziv më 5 mars.

Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, Fars, njoftoi më 12 mars se rebelët Huthi ishin në gatishmëri të plotë dhe mund të bashkoheshin me përpjekjet luftarake të Teheranit. Fars paralajmëroi se përfshirja e rebelëve jemenas në luftë mund të çojë në mbylljen e Ngushticës Bab al-Mandab.

Është e paqartë nëse mungesa e rebelëve Huthi në luftën në Iran është e qëllimshme apo është shenjë e dobësisë aktuale të grupit.

Në vitet e fundit, sulmet ajrore amerikane dhe izraelite kanë shkatërruar kapacitetet luftarake të rebelëve Huthi. Sulmet ishin në përgjigje të sulmeve të rebelëve me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe tregtisë ndërkombëtare në Detin e Kuq. Në maj të vitit 2025, grupi nënshkroi një marrëveshje armëpushimi me SHBA-në.

Rebelët Huthi janë një anëtar kyç i asaj që Irani e quan bosht të rezistencës, rrjeti i tij i bashkëpunëtorëve dhe grupeve luftarake kundër armikut të përbetuar, Izraelit. Por, ekspertët thonë se rebelët Huthi ruajnë një autonomi të konsiderueshme dhe Irani ka kontroll të kufizuar mbi veprimet e grupit.

Një tjetër anëtar i boshtit, grupi militant libanez, Hezbollah, ka hapur një front të dytë në luftë, duke lëshuar raketa dhe dronë drejt Izraelit. Një gjë e tillë ka nxitur një përgjigje shkatërruese ushtarake nga Izraeli, i cili ka dërguar trupa tokësore në Liban dhe ka kryer një fushatë vdekjeprurëse ajrore.

“Mendoj se situata financiare dhe ushtarake e rebelëve Huthi do t’i dekurajojë që të përfshihen në armiqësi në shkallë të gjerë”, tha Brew. “Fushatat e SHBA-së dhe Izraelit kanë shkaktuar dëme reale në pozicionin e rebelëve Huthi në Jemen. Ata po përballen me vështirësi për t’i paguar luftëtarët e tyre”.

Por, Ahmed Nagi, analist i lartë për Jemenin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave me seli në Bruksel, tha se vendimi i rebelëve Huthi për të mos u përfshirë në luftë është një lëvizje e llogaritur dhe e koordinuar me Iranin.

“Në vend se të aktivizohet në të gjitha frontet përnjëherësh, Irani duket se po e menaxhon përshkallëzimin gradualisht dhe po i mban rebelët Huthi si opsion rezervë”, tha Nagi. “Në këtë kuptim, rebelët Huthi funksionojnë si një kartë e rëndësishme që mund të luhet më vonë, veçmas duke pasur parasysh aftësinë e tyre për të penguar trafikun në Detin e Kuq dhe për të bërë presion më të gjerë ekonomik dhe në aspektin e sigurisë”.

Nagi tha se mendon se mbajtja e rebelëve Huthi jashtë luftës e ruan këtë avantazh.

“Nëse presioni ushtarak ndaj Iranit rritet ose nëse lufta hyn në një fazë më kritike, rebelët Huthi mund të ndërhyjnë pavarësisht kostos që mund të kenë në frontin e brendshëm në Jemen”, tha ai. “Prandaj, frenimi i tyre aktual duket më shumë i planifikuar sesa hezitim për t’u përfshirë”./REL

Etiketa: Iranlindje e mesmelufteSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026
BOTA

Senati amerikan voton për ndalimin e luftës me Iranin pa autorizimin e Kongresit

11:57 : 24/06/2026
BOTA

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026
AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
AKTUALITET

Nga Zvërneci te dorëheqja e Ramës/ Narrativat e mediave amerikane për protestën në Shqipëri

14:40 : 23/06/2026
BOTA

Plani për paqe/ Si po shkojnë bisedimet SHBA-Iran

09:40 : 23/06/2026
Para

Tritoli ndaj automjetit të Oltian Klosit, Gjykata jep masat e sigurisë për grupin e përfshirë

TË GJITHA

A ishin Jared Kushner dhe Ivanka Trump shkëndija që ndezi revolucionin në Shqipëri?

14:46 : 24/06/2026

Rinis gjyqi për Ilir Metën, avokati: Kërkojmë që Rama, Balla dhe Ruçi të thirren si dëshmitarë

14:36 : 24/06/2026

Trump zgjat urdhrin për Ballkanin Perendimor, gjendje e jashtëzakonshme edhe një vit

14:22 : 24/06/2026

Dosja e SPAK/ Si u kthye Dritan Gjika nga biznesmen në ‘baronin e kokainës’

14:08 : 24/06/2026

Makina përfshihet nga flakët gjatë ecjes në Llogara

14:00 : 24/06/2026

Mos shpëtojë as qeni/ Bisedat në Sky ECC që fundosën grupin e Armando Pacanit, vrasje, drogë dhe mld €

13:57 : 24/06/2026

Largohet nga detyra drejtori i Portit të Sarandës, ja kush e zëvendëson

13:33 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş