• Kontakt
Friday, June 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Porositën 2 vrasje e trafikuan 1.9 tonë drogë, SPAK godet grupin e Hajrullës. Roli i oficerit të policisë

17:42 : 07/03/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

SPAK ka zbardhur detaje nga goditja e grupit kriminal të Inez Hajrullës, me bazë në Vlorë, i përfshirë në vrasje të rënda dhe trafikun ndërkombëtar të drogës, me aktivitet të shtrirë në disa vende të Bashkimit Europian.

SPAK thotë se hetimet, të bazuara në komunikimet e koduara në aplikacionin Sky ECC dhe veprime të tjera hetimore, kanë dokumentuar ekzekutimin e Gentian Qarri më 6 shkurt 2021 dhe Bledar Birçaj më 10 maj 2021, të organizuara dhe koordinuara nga anëtarë të grupit.

Inez Hajrulla

Autorët kanë përdorur automjete, kamera survejimi dhe plane të detajuara për kryerjen e krimeve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 8 persona, një prej të cilëve ndodhet i arrestuar në Zvicër.

Lexo edhe:

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Personat për të cilët është vendosur masa “arrest me burg” janë: Inez Hajrulla, Ervis Matodashaj, Flodian Plaku, Hamëz Demushi, Argest Xheza, Arben Memishaj, Mendu Duka dhe Rezart Kuçi. 

BKH, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masat e sigurimit për 3 shtetas, një prej të cilëve ndodhet aktualisht i arrestuar në Zvicër. Ndërkohë, vijon puna për kapjen dhe ekzekutimin e masave të sigurimit për 5 persona të tjerë.

Personat ndaj të cilëve është ekzekutuar masa “arrest në burg” janë:

  • Rezart Kuçi, oficer policie
  • Flodian Plaku

Ndërsa shtetasi:

  • H.M. është arrestuar në Zvicër.

Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj , janë të dyshuar për vrasjen e Gentjan Qarrit. Ndërsa personat e tjerë akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Sipas SPAK, Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, në bashkëpunim me pjestarë të tjerën të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët. Kjo me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

Gjatë hetimeve të koduara në SkyECC, BKH ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme.  Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërsa Rezart Kuçi me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal. Kjo duke siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike, nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore, ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin dhe duke  përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal.

Faktet penale

  1. “Vrasja me paramendim” e Gentjan Qarrit më datën 6 shkurt 2021 në qytetin e Vlorës, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit kriminal,“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”.
Gentjan Qarri

Të hetuarit Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj, në bashkëpunim me pjestarë të tjerë të grupit të strukturuar kriminal kanë organizuar, ndërvepruar dhe koordinuar në kohë reale me ekzekutorët, me qëllim realizimin e vrasjes dhe kanë dhënë udhëzime operative që kishin të bënin me  monitorimin e viktimës, sigurimin e automjeteve dhe kryerjes së vrasjes, fshehjen e autorëve dhe djegien e automjetit me të cilin janë larguar autorët.

  1. Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasjen e Bledar Birçajt

Nga analiza e komunikimeve, rezulton se Inez Hajrulla dhe Ervis Matodashaj si dhe shtetas të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin, kanë ndërmarrë një seri veprimesh të qëllimshme, për të realizuar vrasjen e Bledar Birçajt Ata kanë siguruar të gjitha kushtet dhe kanë përdorur mjete teknike, si kamera survejimi dhe kanë vëzhguar lokalin “The boss” në pronësi të Bledar Birçajt, për të monitoruar në mënyrë të vazhdueshme lëvizjet, oraret dhe personat, me të cilët shoqërohet. Gjithashtu rezulton se ata kanë hartuar një plan konkret për mënyrën dhe vendin e ekzekutimit. Bledar Birçaj është ekzekutuar më datë 10 maj 2021, në lagjen ‘Hajro Çakërri’, në Vlorë.

Bledar Birçaj

4 episodet e trafikut të drogës

Gjatë hetimeve dhe analizës së komunikimeve të koduara në SkyECC, Byroja Kombëtare e Hetimit ka dokumentuar disa raste të trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sekuestrime të konsiderueshme:

  • Në portin e Roterdamit në Holandë është sekuestruar një sasi prej 750 kilogramë kokainë, e porositur në Ekuador nga shtetasit Flodian Plaku (me disa identitete) në bashkëpunim me Mendu Duka dhe persona të tjerë të paidentifikuar, me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Hetimet tregojnë se grupi kishte krijuar një mekanizëm financiar të sofistikuar për financimin dhe transportin e drogës.
  • Gjithashtu, rreth 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga Policia Greke në Patra, brenda një kamioni që udhëtonte nga Holanda. Nga komunikimet rezulton se në këtë mjet transportohej edhe një ngarkesë tjetër droge me destinacion Italinë, transport i organizuar nga Argest Xheza në bashkëpunim me persona të tjerë.
  • Në një tjetër rast, 400 kilogramë kokainë të trafikuar nga Spanja drejt Gjermanisë në dhjetor 2020 janë sekuestruar nga autoritetet gjermane. Sipas hetimeve, porositës dhe posedues të kësaj sasie dyshohen të jenë shtetasit Rezart Kuçi, oficer policie (i cili më parë ka mbajtur detyra në DVP Vlorë, Fier, Tiranë dhe Kukës), dhe Arben Memishaj në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të grupit kriminal, të cilët kishin investuar edhe në mjete lundruese për transport të drogës.
  • Po ashtu janë dokumentuar edhe sekuestrime të lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, përfshirë 227 kilogramë të sekuestruara në pikën doganore Ipsala në Turqi në korrik 2020 dhe rreth 500 kilogramë të sekuestruara në vendkalimin kufitar Bogorodicë në Maqedoninë e Veriut, në mars 2021, të cilat dyshohet se transportoheshin përmes kamionëve drejt Turqisë përmes Greqisë.

Sipas hetimeve, grupi kriminal kishte ngritur mekanizma të sofistikuar financiarë për të realizuar pagesat dhe për të financuar blerjen e lëndëve narkotike në Amerikën Latine, ndërsa transporti kryhej përmes rrugëve detare dhe tokësore drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Përfshirja e oficerit të policisë, Rezart Kuçi

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Rezart Kuçi, me detyrë oficer policie, dyshohet se ka përdorur funksionin e tij për të ndihmuar aktivitetin kriminal, duke:

  • siguruar logjistikë për transportin e lëndëve narkotike;
  • nxjerrë informacione konfidenciale mbi kontrollet policore;
  • ndërhyrë në pajisje celulare duke fshirë të dhëna me interes për hetimin;
  • përdorur në mënyrë të paligjshme sistemin TIMS për interesa të personave të përfshirë në aktivitet kriminal;
  • përdorur komunikim të koduar në aplikacionin SKYECC.
Rezart Kuçi
Etiketa: drogeInes Hajrullapolicrezart kucispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026
AKTUALITET

Drejtori i Hekurudhës, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

10:02 : 05/06/2026
AKTUALITET

Pjesë e disa grupeve kriminale, 6 persona ekstradohen sot nga Dubai/ Emrat – Akuzat

09:33 : 05/06/2026
AKTUALITET

Balluku “i hapi gropën”, media italiane për Igli Taren: Javë të ndërlikuara për ish-drejtorin e Milanit

21:24 : 04/06/2026
AKTUALITET

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026
AKTUALITET

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

15:46 : 04/06/2026
Para

Aksident në Lushnjë, një i plagosur

TË GJITHA

Evropa pa mbrojtje, SHBA rishikon vendosjen e raketave Tomahawk në Gjermani

11:53 : 05/06/2026

Seanca gjyqësore për dosjen “Meta”, GJKKO rrëzon kërkesën për transmetim live

11:40 : 05/06/2026

“Simbol i korrupsionit”/ PD denoncon projektin Milot-Balldren: 364.7 mln euro për 17 kilometra rrugë

11:37 : 05/06/2026

U plagos një ditë më parë në Maliq, efektivi në gjendje të rëndë

11:29 : 05/06/2026

Bordi ‘luan’ sërish me çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

11:20 : 05/06/2026

Florian Gjergji sërish në skenë/ Mashtruesi fut në kurth kambistin dhe i merr 60 mijë euro

11:04 : 05/06/2026

Nga duart e Ramës tek ministritë, 16 institucione ndryshojnë varësinë

11:01 : 05/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetcasibomfree stresserJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom