• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:24 : 07/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ceremonia e daljes nga skena të Belinda Ballukut ishte organizuar në harmoni të plotë me qëndrimet që Edi Rama dhe PS-ja kanë mbajtur gjatë gjithë kohës, që prej kur ajo u shpall e pandehur: Së pari me një respekt dhe venerim për zyrtaren që ka vënë në zbatim skemën më përbindshme të manipulimit të garave publike në Shqipëri.

Së dyti, me një përbuzje dhe injorim të plotë të sentimenteve të publikut, të llahtarisur nga ato që ka dëgjuar e lexuar në bisedat e rrjedhura nga prokurorët.

Si rrallëkujt asaj i kishin mbledhur të gjithë ministrinë për ta duartrokitur në këtë sfilim të fundit. Punonjësit e administratës, mes të cilave disa gra të përlotura dhe burra që kishin veshur maska pikëllimi, dukeshin në sintoni të plotë me fjalët e kryeministrit disa ditë më parë, që i quajti rezultatet e saj “të jashtëzakonshme”. Edhe pasardhësi i ri, në krye të ministrisë, u tregua entuziast nga fakti që ai po prezantohej para stafit prej asaj që ai vijoi ta quante zv/kryeministre, duke mos harruar të shtonte se do çonte përpara me nder stafetën e Belës.

Po të parashutohej në atë sallë dikush që nuk e ka parë e dëgjuar se çka ndodhur 100 ditët e fundit në Shqipëri, ai me siguri do kujtonte se ajo grua që po largohej do ti kishte shpëtuar bashkëatdhetarëve të saj 50 milionë euro tek tuneli i Llogarasë dhe nuk do kishte lejuar zhvillimin e nja nëntë tenderave të manipuluar të unazës.

Lexo edhe:

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

Kjo ishte atmosfera e ditës së fundit të punës për zv/kryeministren.

Nga ana e saj, në ato pothuajse 20 minuta që foli ajo nuk tha asgjë. Pohoi me ironi se nuk ka treqind apartamente, as jahte apo avionë privatë (gjëra që nuk i përmenden në akuzën e SPAK), por vijoi me kokfortësi vijësjelljen për të mos dhënë asnjë argument për ato që akuzohet.

Gjatë tre muajve, që kur u shpall e pandehur, Belinda Balluku, ka bërë gjithsej dy dalje të rëndësishme publike. Së pari, një fjalë para parlamentit, pasi SPAK nxori përgjimet për të cilat akuzohej dhe së dyti tani, kur i tha lamtumirë stafit.

Njësoj si atë 21 nëntor të vitit që shkoi ajo predikoi se e mbështet reformën e drejtësisë, të nisur nga Rama dhe PS, tha se nuk do të kritikonte apo ofendonte kurrë prokurorët e gjykatësit edhe kur vendimet e tyre kishin kosto personale, gjeti kohë të merret edhe me dy standartet e opozitës kundrejt SPAK-ut. Por, thelbi i dy fjalimeve të Ballukut ishte: “Nuk do komentoj çështje që janë në hetim nga drejtësia”.

Dhe vërtet, po të bësh një bilanc që prej fundit të vitit që shkoi, kur shpërtheu ky skandal, as vetë e interesuara, as kolegët e saj deputetë socialistë, as kryeministri, nuk ka bërë qoftë edhe asnjë koment të vetëm për esencën e akuzave të prokurorëve. Ata janë marrë me “grushtin e shtetit”, rëmbimin e kompetencave të qeverisë nga gjyqësori, hedhjen në kushtetuese të pezullimit, interpretimin e imunitetit të një deputeti apo ministri, por kurrë me përmbajtjen e bisedave që u gjetën në aplikacionin Signal të ish drejtorit të rrugëve Evis Berberi, ku tregohej se si manipulohej çdo tender i infrastrukturës, disa herë me urdhër direkt nga Edi Rama.

Në këtë kuptim, rasti Balluku ka thyer një rekord. Nëse për të gjithë dosjet e SPAK edhe Berisha edhe Ahmetaj edhe Meta edhe Veliaj i janë përgjigjur pothuajse një për një, fakteve për të cilat akuzohen, Belinda është strukur pas alibisë “nuk flas për çështje në hetim”.

Mirë apo keq, herë duke thënë të vërtetën, apo herë duke manipuluar, ata të parët kanë zbatuar një parim që duhet ta ndjekë çdo i votuar me zgjedhësit e vet. Ai ka obligim transparencën, llogaridhënien dhe ndaj akuzave të kundërshtarëve apo medias, e jo më ndaj atyre zyrtare të prokurorisë.

Me mënyrën sesi Belinda Balluku u soll këto tre muaj me çështjen e saj, me strategjinë që ndoqi Rama dhe PS-ja për këtë rast, u tregua hapur injorimi që ata i bëjnë opinionit publik. Deviza e tyre e re është: nuk denjojmë t i’u sqarojmë as kur dyshohemi si hajdutë.

Ky ndryshim sjellje i kësaj kaste të korruptuarish u farkëtua dalëngadalë që kur Balluku nuk u dorëhoq, pastaj duke i kamufluar bisedat e saj banale me Visin si një konflikt që vinte në pikpyetje rendin kushtetues dhe së fundi me refuzimin për ta dorëzuar atë përpara drejtësisë, duke i hequr imunitetin.

Deri diku, kjo lloj mbrojtjeje, mospranimi për të hyrë në detajet e dhënies së tenderave dhe në procedurat që kanë përcaktuar përfituesit e miliona eurove, mund të duket një lëvizje nga halli, si një paranojë e Edi Ramës se mos diskutimet konkrtete që do të pasoheshin nga lëshimi i ish zëvendëses, mund të hapte derën hetimit për atë vetë.

Por, taktika se si u zgjodh të bëhej kjo mbrojtje, përbën në vetvete një problem të madh. Sepse duke iu fshehur sqarimit të akuzave, duke anashkaluar dhënien e llogarisë duke përbuzur transparencën, një pushtet jo vetëm tregon arrogancë, por mbi të gjitha ai dëshmon se është prekur nga një sëmundje më e rëndë. Anashkallimi i këtyre standarteve prodhon automatikisht relativizimin e së keqes, shuarjen e kufirit mes të moralshmes dhe asaj që është e pamundur, deri në atë pikë sa vjedhja mund të paraqitet si virtyt. Pikërisht kjo ulëriste me gjithë shëmtinë e saj, mes lotëve dhe fjalëve të atyre që përcollën Ballukun. Ajo ceremoni kërkonte të impononte si vlerë dikë për të cilin shumica e publikut mendon krejt tjetër gjë. /Lapsi.al

Etiketa: belinda ballukuCeremoniEdi Ramashkarkim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026
AKTUALITET

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

22:13 : 23/06/2026
AKTUALITET

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit: Rama, Rama, “f*ck you”

22:06 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rama sulmon sërish Goxhajn: Dje ‘komandant’ me pagesë, sot shërbëtor me çfarë?

22:01 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rama për “Bloomberg”: Nuk fshihet vetëm Irani pas protestave në Shqipëri

21:39 : 23/06/2026
Para

Tre skenarët e mundshëm për fundin e luftës në Iran

TË GJITHA

Horoskopi, 24 qershor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 23/06/2026

Sherr në Vlorë, ukrainasja denoncon çiftin shqiptar: Na rrahën për shkak të qenit

22:59 : 23/06/2026

FIFA ndryshon procedurën e gjuajtjeve të penalltive

22:54 : 23/06/2026

Sefa debat të fortë me Mziun: E dinit shumë mirë çfarë po i jepnit Ramës

22:49 : 23/06/2026

Europa përvëlohet nga i nxehti/ Qytetet hapin “strehat e ftohta” dhe masa emergjente

22:44 : 23/06/2026

Aktivisti: Edi Ramën e urrejnë socialistët edhe patronazhistët

22:34 : 23/06/2026

Bisedat në ‘Sky’ të vëllezërve Aliu: Me marketet më humbe 3 mln €, futju ndërtimit..

22:31 : 23/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş