• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

19 milionë lekë të reja në muaj për dieta/ Kush janë deputetët më të “lirë” dhe më të “shtrenjtë”

17:54 : 06/03/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në nisje të Janarit, kryeparlamentarit Niko Peleshi i kaluan në llogarinë e tij bankare 218,450 lekë neto për vetëm dy zëra; dieta ushqimore dhe qira banese, shtuar edhe 395.000 lekë pagë dhe disa bonuse të tjera si automjet në dispozicion për çdo lëvizje dhe telefon pa limit.

“Rimbursimi për qira banese përcaktohet me vendim 114 datë 24.12 2014, ‘Për trajtimin e deputetëve”, thotë Kuvendi në reagimin zyrtar për Faktoje.al.

“Zoti Niko Peleshi Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë ka plotësuar të gjithë dokumentacionin përkatës sipas vendimit të sipërcituar, përfshi edhe vërtetimin negativ nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës”, thotë Kuvendi për zërin “qira benese” për të cilën Peleshi përfiton çdo muaj 35.000 lekë.

Faktoje.al siguroi listën me të dhënat për “trajtimin e deputetëve” për katër muaj.

Lexo edhe:

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

Në total shifrat e dietave, karburantit dhe telefonit variojnë nga 16.000.000 deri në 19.000.000 lekë për 129 deputetë në një muaj (pjesa tjetër (nga 140) edhe pse janë deputetë, marrin pagë dhe trajtim si ministra”.

“Deri para vitit 2023 kur u bë rritja e pagave, diferencat në paga midis deputetëve dhe njerëzve të thjeshtë ishin jo të mëdha, ndërkohë që pas këtij viti janë thelluar relativisht shumë”, thotë për Faktoje.al, eksperti i ekonomisë, Ilir Brasha.

Dieta, karburant dhe telefon

Në total, për muajin dhjetor, në zërin “karburant” u shpenzuan për deputetët 4. 472.483 lekë, ndërsa për zërin “pagesë telefoni” 2.173.500 lekë, rreth 60 mijë euro për të dy bonuset. Shuma më e madhe që shpenzohet për deputetët është zëri “shpenzime dieta për udhëtimet brenda vendit”.

Po për muajin dhjetor, janë lëvruar 7.981.017 lekë për ushqimin e deputetëve. Ky zë varion nga muaji në muaj, por vërtitet në shumë 8-8.5 milionë lekë, gjithnjë të reja .

Përveç tyre shumë të tjera që variojnë nga 1-1.3 milionë lekë të reja në total për mbledhjet në komisione, edhe zëri “qira banese” ka njohur rritje për muajin janar të këtij viti.

Krahas kryeparlamentarit Peleshi janë edhe 15 deputetë të tjerë që marrin bunus qiraje. Nga kjo shifër, 14 deputetë përfitues të bonusit të qirasë i përkasin PS-së dhe vetëm dy PD-së.

Ligji për vete

Ligjvënësit u kujdesën dy herë për veten, në vitin 2014 dhe 2023. Në rastin e parë përcaktuan dietat, vlerën e karburantit, telefonin dhe tarifat e reja për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, ndërsa në vitin 2023 rishikuan pagat, duke i rritur me 60%, ose në vlerën 395.000 lekë, rreth 4 mijë euro. Në ligjin nr 114 të vitit 2014, ligjvënësit ndryshuan rrënjësisht vlerën e dietave dhe bonuseve të tjera si karburant dhe telefon duke i rritur ndjeshëm.

Në pikën shtatë të vendimit thuhet: “Deputeti përfiton dieta ditore, për ditët e shërbimit brenda vendit, në masën 4 për qind të pagës bazë dhe vlerë hoteli deri në 3 000 lekë nata, kundrejt faturës tatimore dhe printimit të kasës elektronike bashkëlidhur”.

Ndërsa deputetët me vendbanim në rrethin e Tiranës përfitojnë dieta ditore deri në 6 ditë në muaj për ditët e shërbimit jashtë rrethit të Tiranës. Duke u ndalur në shpenzimet karburant dhe telefon, çdo deputetë me banim në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Elbasan përfitojnë 30-33.700 lekë, ndërsa për qarqet e tjera 40 mijë lekë.

Një “alo” që kushton

Një pagesë tjetër që ka mbetur standard është telefoni. Që nga viti 2014 për deputetët jepet 17.000 lekë për shpenzime telefoni dhe 20.000 për kryetarët e grupeve parlamentare.

Faktoje.al verifikoi tarifat telefonike që ofrojnë kompanitë mobile në vend. Pagesa mujore për telefon dhe internet pa limit, madje edhe me qindra minuta për thirrje ndërkombëtare variojnë nga 2500-3000 lekë në muaj. Edhe pse tarifat telefonike janë ulur vit pas viti, pagesat për deputetët për këtë zë mbesin të larta, duke e fiksuar në 17.000 lekë në muaj.

Deputetët që “kushtojnë lirë”

Deputetët që kanë refuzuar disa muaj “dietat e majme”, rezulton të jenë Bujar Leskaj, Agron Shehaj, Sali Berisha dhe Blendi Klosi. Madje, Leskaj veçon nga të gjithë. Ndonëse rezulton pjesëmarrës në mbledhjet e komisioneve parlamentare përveç refuzimit për “faturat ushqimore”, nuk ka marrë edhe 17 mijë lekë shërbim telefonik. Nga analizimi i katër muajve shpenzime për deputetët, Leskaj, Shehaj, Berisha dhe Klosi rezultojnë që marrin më pak nga trajtimi i privilegjuar për deputetët.

E gjithë pjesa tjetër e deputetëve figurojnë në shuma të konsiderueshme në zërin “dieta ushqimore brenda vendit”, ku tarifa më e shpeshtë që afishohet në këtë zë është 148.920 lekë për secilin në muaj.  Nëse në listë dalin pak deputetë që na kushtojnë “lirë”, pjesa tjetër është në shifra mjaft të larta, disa prej të cilëve kanë tarifë fikse duke marrë maksimalen e mundshme.

“Të shtrenjtit”

Nga analizimi i shpenzimeve rezulton se deputetët: Antoneta Dhima, Ilirjan Pendavinji, Asfloral Haxhiu, Greta Bardeli, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi, Fadil Nasufi, Hatixhe Konomi, Gazmend Bardhi, Eljo Mile, Fidel Kreka, Ana Dajko etj, kanë marrë çdo muaj vlerat maksimale të mundshme, ku në total shkojnë deri në 300.000 mijë lekë, pa llogaritur pagën.

Vlerën më të madhe e përfitojnë kryesisht në zërin “dieta ushqimore brenda vendit” në vlerën maskimale të saj në shumën 148.920 lekë. “Kjo shifër, duke marrë në konsideratë maksimumi 22 ditë pune, tregon një kosto rreth 6500 lekë në ditë, që është relativisht e lartë për kontekstin shqiptar”, thotë eksperti i ekonomisë Ilir Brasha.

/Sebi Alla, Faktoje.al

Etiketa: deputetekuvendshpenzime

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesit marshojnë pranë Kuvendit: Parlamenti krimit, ju erdhi fundi

22:23 : 23/06/2026
AKTUALITET

“Shëndetësia falas”, gati gjysmën e shpenzimeve e paguajnë shqiptarët nga xhepi

18:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi i PD kërkesë Kuvendit për mocion me debat

13:06 : 22/06/2026
AKTUALITET

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin e Agron Shehajt nga parlamenti

11:53 : 22/06/2026
AKTUALITET

“Rama manipuloi shpenzimet për NATO-n”/ De Telegraaf: Zhvillimi i samitit në Shqipëri mund të anulohet

10:55 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
Para

Konflikti në Lindjen e Mesme, më shumë se 200 persona të vrarë në Liban

TË GJITHA

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş