Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë-Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.
Një makinë tip ‘Toyota’, që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuci, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në kanal.
Për rrjedhojë kanë ngelur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja, K. Kuci. Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar në urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore.
Sipas bluzave të bardha, ata janë dëmtuar lehtë dhe janë jashtë rrezikut. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.














