• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

SHBA: Irani refuzoi ofertën bërthamore para sulmeve tona, po përgatitej të përdorte raketat kundër nesh

15:43 : 01/03/2026
në BOTA

Shtetet e Bashkuara thanë më 28 shkurt se nisën sulme ushtarake parandaluese kundër Iranit, pasi arritën në përfundimin se Teherani po përgatitej të përdorte arsenalin e tij të raketave kundër forcave amerikane dhe aleatëve, dhe nuk kishte ndërmend të pranonte kufizime domethënëse për programin e tij bërthamor.

Gjatë një bisede informuese me gazetarë, zyrtarë të lartë të administratës argumentuan se informacionet e inteligjencës për një sulm të mundshëm të Iranit si veprim paraprak, të kombinuara me atë që e përshkruan si dështim të negociatave bërthamore, e lanë presidentin amerikan Donald Trump “pa zgjidhje tjetër” përveçse të vepronte.

Sipas tyre, vendimi u udhëhoq nga ajo që e cilësuan si një kërcënim i dyfishtë: ambicia afatgjatë e Iranit për të siguruar armë bërthamore dhe kapacitetet e tij të menjëhershme konvencionale me raketa.

Një zyrtar tha se administrata besonte se arsenali iranian i raketave balistike, veçanërisht në pjesën jugore të vendit, përbënte një “rrezik të papranueshëm” për forcat amerikane në rajon. Veprimi para se këto raketa të lëshoheshin, sipas tij, do të zvogëlonte ndjeshëm viktimat e mundshme krahasuar me pritjen që Irani të godiste i pari.

Ai shtoi se inteligjenca amerikane sugjeronte se Irani mund të përdorte raketat e tij në mënyrë parandaluese ose si përgjigje ndaj çdo veprimi kundër tij. Që nga sulmet e 28 shkurtit, zyrtarët thanë se forcat iraniane kanë shënjestruar lokacione civile, përfshirë hotele dhe aeroporte në Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, si dhe baza amerikane në rajon.

Lexo edhe:

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

Sipas zyrtarëve, Irani ka refuzuar vazhdimisht të diskutojë kufizime për programin e tij të raketave balistike, një qëndrim që ata e cilësuan të papranueshëm.

Diplomacia u cilësua “e kotë”

Zyrtarët përshkruan gjithashtu muaj negociatash që synonin arritjen e asaj që e quajtën një “marrëveshje të vërtetë” — një marrëveshje që do të adresonte jo vetëm pasurimin bërthamor, por edhe aktivitetet rajonale të Iranit dhe rrjetet e tij përfaqësuese.

Ata thanë se presidenti kishte udhëzuar negociatorët të kërkonin një marrëveshje që do ta bllokonte përgjithmonë Iranin nga sigurimi i armës bërthamore dhe do të trajtonte paqëndrueshmërinë rajonale. Si pjesë e kësaj përpjekjeje, Uashingtoni ofroi mbështetje për një program civil bërthamor të Iranit, përfshirë furnizim afatgjatë falas me karburant bërthamor.

Irani e refuzoi këtë ofertë dhe këmbënguli në ruajtjen e kapaciteteve për pasurimin e uraniumit, gjë që zyrtarët amerikanë e panë si tregues se Teherani donte të ruante mundësinë për të avancuar drejt materialit të nivelit për armë në të ardhmen.

Sipas tyre, negociatorët iranianë paraqitën një propozim prej shtatë faqesh që përshkruante nevojat e brendshme bërthamore, por nuk lanë një kopje. Administrata amerikane tha se plani parashikonte kapacitete pasurimi që do të tejkalonin kufijtë e vendosur nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit (JCPOA).

Zyrtarët shtuan se inteligjenca amerikane tregonte se Irani kishte zhvilluar kapacitet për të prodhuar centrifuga të avancuara IR-6 dhe kishte grumbulluar uranium të pasuruar në nivele 20 për qind dhe 60 për qind — nivele që mund të pasurohen më tej në shkallë për armë brenda një periudhe të shkurtër kohe.

Ata përmendën gjithashtu gjetje që ia atribuuan Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike, sipas të cilave materiale të deklaruara për kërkime nuk ishin përdorur siç ishte pretenduar.

Sipas zyrtarëve, këto përfundime iu paraqitën presidentit Trump, i cili në fund autorizoi sulmet. Ndërsa pranuan se një marrëveshje afatshkurtër mund të kishte qenë e mundur, ata argumentuan se ajo nuk do ta adresonte kërcënimin afatgjatë që, sipas tyre, paraqesin kapacitetet raketore dhe bërthamore të Iranit.

Zyrtarët nuk pranuan pyetje gjatë telefonatës informuese. Shtëpia e Bardhë tha se komente të tjera publike do të pasojnë në ditët në vijim./ REL

Etiketa: IraniSHBA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Procedurë e përshpejtuar për marrëveshjen me SHBA-në, PD paralajmëron bojkot të seancës

14:13 : 27/07/2026
RAJONI

Kosova nuk ka më kontrata lobimi në SHBA: A është ky problem?

13:44 : 27/07/2026
AKTUALITET

Huaja 302 mln dollarë nga SHBA/ Berisha: Jemi pro, por nuk e votojmë!

11:10 : 27/07/2026
BOTA

Trump: Evropa “do të paguajë një çmim shumë të lartë”

08:44 : 27/07/2026
BOTA

Pse lufta me Iranin po kthehet në një sfidë të madhe për Trump-in?

22:29 : 26/07/2026
BOTA

Rrezikohen rezervat, Trump lë mënjanë përshkallëzimin kundër Iranit

16:11 : 26/07/2026
Para
Screenshot

TEC-i Kombinatit kthehet në landfill mbeturinash, ku janë institucionet?

TË GJITHA

Kërkoi arrestimin e tij, Netanyahu sulmon Mamdanin: Po nxit përçarje

16:22 : 27/07/2026

Kuvendi mbyll dyert për mediat/ Mazhoranca voton marrëveshjen me Amerikën

16:14 : 27/07/2026

PS kërkon 60 ditë përjashtim për Agron Shehajn, mblidhet nesër Sekretariati i Etikës

15:59 : 27/07/2026

EMRAT/ Trafik droge drejt Finlandës, SPAK çon në gjyq 11 anëtarët e grupit kriminal, akuzat

15:54 : 27/07/2026

Mblidhet sërish Kuvendi, PD ‘braktis’ seancën

15:40 : 27/07/2026

‘SASPAC’/ GJKKO i rikthen dosjen SPAK-ut për plotësim hetimesh

15:30 : 27/07/2026

Pse i njëjti dëmtim i ADN-së shkakton kancer te disa njerëz, por jo te të tjerët

15:18 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio girişiptv satın al