• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Loja e fundit e Kurtit

14:17 : 27/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, RAJONI

Nga Ilir Kalemaj

Ndërsa në pjesën tonë të kufirit, vendi amë ka treguar që edhe pas 35 vjetëve demokraci ende nuk ka mësuar si të organizojë zgjedhje të lira, të rregullta dhe me fushë lojë të barabartë ndonëse kemi ndërruar kodin zgjedhor rreth 20 herë, Kosovën shpesh e kemi lavdëruar për procese zgjedhore që hiq ndonjë parregullsi që është normale për vendet ballkanike, ka mbajtur zgjedhje ku rezultati elektoral ka qenë i gjithëpranuar.

Megjithatë zhvillimet e më shumë se një viti kanë treguar një problematikë tjetër të republikës së re, që është mungesë maturie shtet-formuese dhe që ka të bëjë me funksionalitetin e institucioneve në këtë situatë të brishtë gjeopolitike, ndonëse nuk duhet mohuar aftësia dhe zhdërvjelltësia e kryeministrit Kurti për të rrotulluar lojën në favor të tij.

Ndërsa jemi drejt fundit të shkurtit dhe data 4 mars është tik tak-u i raundit të parë të zgjedhjes së presidentit të ri të republikës, duket se proceset e gjasme konsultimit të Kurtit me partitë opozitare janë një plojë e re për të fituar kohë nga ana e tij, ngjashëm me manovrat e vitit që lamë pas ku qëndroi rreth 1 vit në detyrë i pazgjedhur.

Një vit ku Kosova humbi shumë, qoftë përsa i përket përfitimeve financiare nga pjesa e ndarë nga Bashkimi Evropian që ka qenë 882 milionë euro, ku vlera ku vlera totale e projekteve të pezulluara ose të shtyra për afat të pacaktuar arriti në rreth 613-615 milionë euro dhe rreth 7.1 milionë euro u konsideruan të humbura plotësisht sepse kaluan afatet procedurale për kontraktim (p.sh. projekte nga IPA 2020) dhe ku sektorët më të goditur ishin mjedisi (350.7 milionë €), energjia (114.4 milionë €) dhe digjitalizimi (57 milionë €). Kosova ishte kësisoj i vetmi vend në rajon (bashkë me Bosnjën) që rrezikoi ose humbi tranzishet e para për shkak të mosratifikimit të marrëveshjeve në Kuvend. Vetëm transhi i parë që u bllokua kapte vlerën e rreth 65 milionë eurove.

Lexo edhe:

Protestat në Ballkan dhe te ne

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

Ndonëse në dhjetor 2025, pas zhvillimeve pozitive në veri dhe zgjedhjeve, BE-ja konfirmoi heqjen e plotë të masave dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi programimin e 216 milionë eurove asistencë financiare dhe synimin për lirimin e 205 milionë eurove në fillim të vitit 2026, përsëri humbjet e parikthyeshme, plus rreth 120 milionë euro që do të përfitoheshin nga Banka Botërore dhe nuk u ratifikuan në kohë nga një parlament në paralizë, janë një humbje e konsiderueshme për Kosovën. Pavarësisht se sa nga këto fonde mund të rikuperohen, humbjet reale qëndrojnë te vonesa 2-vjeçare e investimeve, rritja e kostove të materialeve dhe ngecja e reformave integruese.

Nga ana tjetër, megjithëse Kosova u njoh nga katër shtete përgjatë 2025-ës (Kenia, Sudani, Siria dhe Bahamas) falë lobingut të institucioneve dhe diplomacisë së Kosovës, por edhe falë mbështetjes strategjike nga partnerët ndërkombëtarë, përsëri kjo është pak për të rikuperuar kohën e humbur në vitet e kaluara, ku jo vetëm nuk kemi pasur njohje por edhe një fushatë agresive c’njohjesh e ndjekur nga Serbia me gjithë paqartësitë që ka e drejta ndërkombëtare për këtë instrument.

Gjithashtu koha e humbur si rezultati strategjive të gabuara nga ana e qeverisë së Kosovës por edhe konjukturat gjeopolitike për të përfituar anëtarësim në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare ka qenë gjithashtu një minus i madh në konsolidimin e pozitave të shtetit në arenën ndërkombëtare. I vetmi zhvillim pozitiv aty ka qenë përfaqësimi së fundmi i Kosovës në Bordin e Paqes, ndoshta i vetmi shtet me përfitime të dukshme dhe të qarta në këtë bord por përmes presidentes së tij në detyrë Vjosa Osmanit, e cila duket se nuk gëzon më besimin e kryeministrit Kurti për ta rikonfirmuar për një mandat tjetër.

Ajo që Kurti shpreh se nuk ka dy të tretat në Kuvend për të zgjedhur presidentin e ri dhe papritmas bën sikur konsultohet me partitë opozitare, ngjashëm me skenarin kur propozoi Konjufëcn për kryeministër vjeshtën e kaluar, është hile jo fort e pakapshme, pasi në raundin e tretë i mjaftojnë 66 votat që ka në Kuvend bashkë me minoritetet jo-serbe për të zgjedhur kë kandidat dëshiron.

Dhe duket qartë që për arsye që mund ta variojnë nga pesha politike vendore e tretur e Vjosës dhe listës Guxo deri te xhelozia për shkak të staturës së saj ndërkombëtare dhe afërsinë me Washingtonin, znj. Osmani nuk është te preferencat e tij aktuale. Dëshira për të pasur për kandidat Bekim Jasharin që kandidoi më parë për komunën e Skënderaj por pa e fituar atë, duket më tepër një tentativë diversioni për të pasur dhe bekimin e PDK dhe AAK-së sesa një mundësi reale për ta parë president.

Ndërsa do dëmtonte në perspektivë afatgjatë rolin e familjes Jashari si e parë mbi palët në Kosovë ndërsa do tërhiqej padashur në lojërat politike të Kurtit ku gjithsesi presidenca do të kthehej në një noterizues të dëshirave të kryeministrit. Ndoshta dëshira e fshehtë e Kurtit anon për nga Konjufca që shihet si më i moderuari nga Vetëvendosja dhe më i pranueshëm për partitë opozitare ndonëse nga këto të fundit vështirë që ndonjë ta votojë në Kuvend.

Por që gjithsesi Kurti i ka votat në xhep për raundin e tretë dhe luksin e pritjes për ratifikimin e dëshirës së tij. Por ndonëse akrobacitë e tij politike kanë krijuar një shumicë të qartë elektorale, vështirë se mund të thuhet e njëjta gjë për suksesin afatgjatë në terma zhvillimorë të Republikës së Kosovës apo rikuperimin e kohës së humbur për konsolidimin e shtetit në skakierën ndërkombëtare, forcimin e institucioneve dhe përfitimet ekonomike dhe financiare.

Etiketa: albin kurtiilir kalemaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestat në Ballkan dhe te ne

14:45 : 22/06/2026
AKTUALITET

Betejat e fituara të protestës dhe rruga përpara

09:05 : 16/06/2026
RAJONI

Kurti: Jemi të gatshëm për bashkëpunim me partitë e tjera për zgjedhjen e presidentit

12:21 : 12/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë: prej këtu, ku?

20:35 : 08/06/2026
RAJONI

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti shpall fitoren dhe shpreh gatishmëri për koalicion me partitë tjera

08:30 : 08/06/2026
AKTUALITET

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026
Para

Rama e shkarkoi, Spiropali reagon me "kunj" për Ballukun

TË GJITHA

Vrau me thikë fqinjin në Rrogozhinë, lihet në burg 27-vjeçari, çfarë dëshmoi në gjykatë

10:31 : 24/06/2026

Përfundon mbledhja, Rama del nga selia e PS me Ballën. Zbulohen ‘porositë’ për drejtuesit politikë të qarqeve

10:24 : 24/06/2026

Meta dhe Kryemadhi para drejtësisë, nis seanca e themelit në GJKKO

10:22 : 24/06/2026

Analiza e DW: Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen

10:13 : 24/06/2026

Temperatura deri në 44°C në Francë, 68 mijë familje pa energji elektrike mes valës historike të të nxehtit

09:56 : 24/06/2026
Foto ilustruese

“Pishinat burim infeksioni vaginal”, gjinekologia tregon rrezikun gjatë verës

09:55 : 24/06/2026

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş