• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, Tahiri: PDK e gatshme të nxjerrë emër për kandidat!

15:23 : 26/02/2026
në RAJONI

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, tha se subjekti i tij është i gatshëm të nxjerrë emër për president, nëse i kërkohet, por theksoi se nuk mbështet asnjë kandidat “të njëanshëm”.

Gjatë një prononcimi për media, Tahiri tha se PDK-ja, subjekti më i madh opozitar që ka 22 deputetë, voton për një kandidat për president, që sipas tij, ka reputacion e integritet vendor e ndërkombëtar, që ka kontribute intelektuale dhe “që i bën nder Kosovës dhe qytetarëve”.

Megjithatë, Tahiri tha se ende nuk është diskutuar për emra të përveçëm për president, duke shtuar se nëse nuk gjendet një zgjidhje, PDK është e gatshme për zgjedhje të parakohshme.

Deputetët kanë afat deri më 4 mars që të zgjedhin presidentin e ri, pasi presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati pesëvjeçar më 4 prill. Vetë Osmani ka shprehur synimin që të garojë edhe për një mandat të dytë.

Tahiri tha se në takimet e kreut të partisë së tij, Bedri Hamza, me atë të Lëvizjen Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është diskutuar për ndonjë marrëveshje politike dhe partia e tij nuk është e interesuar për diçka të tillë, por mbështet një kandidat për president që plotëson kërkesat e tyre, informon REL.

Lexo edhe:

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

“Nuk dua të lëshohem në emra të përveçëm, por mendoj që vendit nuk i bën nder një emër që ka pas qasje të njëanshme dje, dikush që përfaqëson vetëm një grup apo subjekt, por po flasim për dikë që është mbi partitë politike. Në këtë nivel jemi duke folur në parime dhe standarde, por nëse është e nevojshme dhe e arsyeshme dhe kërkohet, padyshim që PDK-ja do të nxjerrë edhe emër”, tha ai.

Kreu i LVV-së, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditët e fundit ka zhvilluar takime të ndara me udhëheqësin e PDK-së, Bedri Hamza, dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e presidentit.

Për zgjedhjen e presidentit kërkohen 80 vota dhe Kurti, ka thënë se shumica parlamentare ka 66 vota.

Pas takimeve, Kurti është shprehur se nuk është folur për emra të përveçëm, por ka shtuar se një e përbashkët e tri partive më të mëdha në Kosovë është që nuk kanë “zell” për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, që do të duhej të mbaheshin 45 ditë pas dështimit të zgjedhjes së kreut të ri të shtetit.

Ndërkaq, numri dy në LVV dhe në Qeveri, Glauk Konjufca, një ditë më parë tha se nëse do të kishte ndonjë emër për president nga familja e heroit të Kosovës, Adem Jashari, atëherë do të kishte një “konsensus automatik” në shoqëri.

Megjithatë, pas kësaj deklarate, Murat dhe Bekim Jashari, mohuan përfshirjen në garën për president.

Emra nga kjo familje, në të kaluarën, janë përmendur si kandidatë potencialë për president, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në propozim zyrtar.

Për të garuar për president të vendit, një kandidat duhet t’i sigurojë të paktën 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa nevojiten dy të tretat e votave në Kuvendin me 120 vende për ta fituar atë pozitë.

Kuorumi arrihet me 80 deputetë. Nëse në dy rundet e para të votimit një kandidat nuk i siguron 80 vota, atëherë në votimin e tretë mjafton t’i ketë 61 sosh.

Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, është kritikuar nga partitë opozitare se ka qenë e afërt me LVV-në. Ato kanë thënë se ajo nuk përfaqëson figurë unifikuese, pa përmendur diçka konkrete.

Emrin e saj për mandatin e parë e pati çuar përpara LVV-ja. Këtë herë, partia në pushtet nuk ka treguar se e mbështet Osmanin edhe për një mandat të dytë.

Etiketa: Arian TahirikosovePDK

Lajme të lidhura

RAJONI

Kurti dhe Haxhiu takim me kreun e Këshillit të Evropës: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës!

16:27 : 03/06/2026
RAJONI

Gazi amerikan si test i politikës energjetike të Kosovës

15:42 : 03/06/2026
RAJONI

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

13:50 : 03/06/2026
RAJONI

Hapet Muzeu i Viktimave në Mitrovicë, Kurti nderon të vrarët e masakrës së ’99

22:51 : 01/06/2026
RAJONI

Raporti i fundit i pagave në Kosovë: Kush paguhet më shumë e kush më pak?

16:55 : 01/06/2026
RAJONI

Midis historisë dhe liderit: Si vendoset vota në Kosovë?

14:03 : 01/06/2026
Para

Abuzimet me fondet e IPARD, pyetet në SPAK administratori i "CMC", Reni Ashiku

TË GJITHA

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026

Ndërtimi i hekurudhës/ Bllokohet qarkullimi pranë Kthesës së Kamzës, devijohet trafiku

11:01 : 04/06/2026

Pas Llamanit, Arben Muçobega betonizon Liqenin e Thatë, Rama i jep leje për 15 kulla

10:54 : 04/06/2026

Betonizimi i zonave të mbrojtura, Zhupa kërkon interpelancë: Ku është ministri i Mjedisit?

10:46 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom