Policia italiane ka arrestuar një 47-vjeçar shqiptar. Ai është arrestuar nga policia, pasi është kapur duke trafikuar 9 kilogram lëndë narkotike, hashash, marijuanë dhe kokainë të pastër.
Operacioni u krye në Bolzano të Italisë. Policia ndoqi për disa ditë shqiptarin dhe panë makinën e tij, e cila qëndronte për disa kohë midis disa pallateve në lagjen “Don Bosco”.
Gjithçka nisi, pas raportimit të një banori të zonës.
Ai kishte vënë re aktivitet të dyshimtë pranë makinës dhe e kishte raportuar parnë autoriteteve vendase.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tij, policia gjeti dhe sekuestrio sasinë e lëndës narkotike. 47-vjeçari shqiptar ishte i njohur për përfshirjen në hetime për trafik droge në të kaluarën.
Në bagazh u gjetën 72 “blloqe” me kanabis, me peshë 7.2 kilogramë, dhe 1 kilogram marihuanë.
Gjithashtu u gjet e fshehur nën sendile edhe 150 gramë kokainë. I arrestuari pritet të dalë para gjykatës, për tu njohur me akuzat dhe masën e sigurisë.













