Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure, në Korçë, në zonën e stadiumit “Skënderbeu”.
Një automjet tip “Benz”, ka përplasur një këmbësore të moshuar në vija të bardha, teksa kjo e fundit ishte duke kaluar rrugën.
Sipas informacioneve, e moshuara është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga Policia.
“Më datë 25.02.2026, rreth orës 16:45, në lagjen nr.10, pranë vendit të quajtur “Lëndina e lotëve”, Korçë, automjeti me drejtues shtetasin V. D., 31 vjeç, ka përplasur shtetasen M. P., rreth 65 vjeçe, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në spital. Me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”,- thuhet në njoftimin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.













