• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rënia e liderit global dhe ngritja e Sanço Panço-s së Surrelit

21:02 : 21/02/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Agim Nesho

Takimi në Bordin e Paqes në Uashington, i cili u propagandua si një arritje diplomatike e Ramës, nuk ishte gjë tjetër veçse përfundimi i ciklit të tij si një lider global, një rol i vetë-ofruar prej tij për të justifikuar pushtetin e korruptuar në Tiranë.

E filloi duke prishur akset strategjike të orientimit të politikës së jashtme Shqiptare duke pranuar vasalitetin ndaj Ankarasë, deri në huazimin e doktrinës së politikës së jashtme të Turqisë ‘zero probleme me fqinjët’.

Kërkoi nga Turqia që ai të ishte negociator i normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Greqi, por u refuzua plotësisht nga diplomacia greke; krijoi me Vuçiç mini-shengenin Ballkanik (Ballkani i Hapur) duke mohuar Kosovën dhe marrë si shpërblim titullin ‘lider global’; mori përsipër rolin e liderit që mbron qytetërimin duke dalë publikisht kundër Presidentit Trump si ‘turpi i civilizimit’, duke shijuar përdorimin nga demokratët amerikanë, vetëm për protagonizëm politik.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

U bashkua me vendet islamike për të rrëzuar një rezolutë të paraqitur nga SHBA dhe vrapoi pas dy muajsh të marrë pjesë në një veprimtari të lobit hebre në Uashington për të thënë se jam me ju. Krijoi idenë e një artisti që lufton për të drejtat dhe vlerat perëndimore, por ishte i pari që prishi embargon botërore ndaj princit të Arabisë Saudite pas copëtimit të gazetarit Khashogi, duke bërë vizitë zyrtare në Riad, në një kohë kur vetëm Putin kishte guxuar ti jepte dorën në një takim ndërkombëtar.

I doli në krah Europës në takimin e Romës për Ukrainën për të ‘eliminuar’ veprimtarinë e SHBA dhe Trump, dhe u tall me Presidentin Trump në Bruksel duke i kujtuar Makronit se po i merr kontributet e tij në konfliktin midis Armenisë dhe Azerbaxhanit.

Për të gjithë të entuziazmuarit e Rilindjes në Tiranë, kjo shihet si një diplomaci e jashtëzakonshme dhe talent i një lideri global dhe, sipas standardeve të zyrtarizuara të Zeqinesë së Roskovecit konsolidim i pozicioneve të një Shqipërie moderne dhe stabilitetit të rajonit. Për botën perëndimore këto akrobaci politike pa bosht shikohen si një protagonizëm qesharak i ambicieve për madhështi të një piktori të paarritur, me dëshirën për të mbetur në histori.

Rikthimi në Uashington, vlerësimi prej tij i vizionit të madh të Presidentit Trump pas dështimit në ‘babysitter’-in e familjes së tij, mbyllën dhe ciklin e liderit global që lëpinte ato që kishte pështyrë në qëndrimet e tij ‘principiale’.

Ngritja e Sanco-Pancos, alias RaMaduro

Bordi i paqes, i ngritur nga Presidenti Trump është një organizatë që funksionon në kushtet e një sistemi të ri ndërkombëtar dhe tregon forcën e SHBA ndaj kundërshtarëve potencialë të saj. Zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme, goditja e diktatorit në Venezuela, tjetërsimi i influencave në Panama si dhe rrethimi strategjik i Iranit tregon që doktrina e Presidentit Trump nëpërmjet forcës realizojmë paqen’ doli fituese. Kapacitetet ushtarake të SHBA-së e bëjnë të mundur këtë gjë.

Prandaj në Bordin e Paqes janë ftuar diktatorë, autokratë, vende si mbretëritë e Gjirit Persik që kanë interesa të përbashkëta me SHBA dhe stabilitetin në rajon, vende si Vietnami që ka rrezik potencial Kinën apo Kosova që kërcënohet nga nacionalizmi primitiv serb dhe shumë vende të tjera që shfrytëzojnë interesat e momentit.

Po Shqipëria përse?

Gjykimi i Opozitës për tu bërë pjesë e Bordit të Paqes është një veprim racional që ka të bëjë me marrëdhëniet tradicionale me partnerin tonë strategjik SHBA dhe nevojën për tu orientuar së bashku me ta në iniciativat mbrojtëse globale. Por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ne duhet të distancohemi nga projekti ynë kombëtar i integrimit europian, kur shihet qartë që vendet kryesore europiane janë kundër një iniciativë të tillë.

Shqipërinë nuk e rrezikon qëndrimi perëndimor, por qëndrimi konjuktural i kryeministrit Rama që ka kapur shtetin Shqiptar. Kriza e çështjes Balluku, korrupsioni i gjithanshëm, sulmet ndaj drejtësisë dhe tentativat për ti shpëtuar drejtësisë nëpërmjet ndryshimit të Kodit Penal, po tregojnë qartë që Rama ka dështuar për të bërë realitet futjen e Shqipërisë në BE. Një narko-regjim as që bëhet fjalë për t’ju bashkuar familjes europiane.

Rama ka kohë që investimet strategjike të vendit i ka çuar drejt autokracive lindore dhe mbretërive të Gjirit. Pavarësisht se bën propagandë që kërkon të hyjë në BE (si vëllai i tij Vuçiç), Shqipëria është bërë pronë e investimeve të sheikëve arabë që i mundësojnë fitim dhe një strategji shpëtimi.

Fjalimi i tij në Uashington përveçse një servilizmi ndaj Presidentit Trump, kritika ndaj OKB-së kur vetë amerikanët janë tërhequr nga ideja që Bordi i Paqes është një alternativë, ishte një përpjekje për të sjellë në vëmendje rikthimin e marrëveshjes së Uashingtonit të 2020-ës ‘kur ishim shumë afër paqes midis Kosovës dhe Serbisë’, ku ai me Vuçiçin ishin arkitektët kryesorë të saj.

Rikthimi i kësaj iniciative të panevojshme pa interes për Kosovën si shtet i pavarur, për të rikthyer një konflikt që nuk ekziston ose më mirë që ju intereson nacionalistëve serbë, është një shkallë lirie për të mundësuar skenarin e Ballkanit të Hapur të Soros në Ballkan. Prandaj Rama edhe në takimin e fundit në Prishtinë nuk preku Vuçiç por u mor më Millosheviçin, nuk preku genocidin por foli për pastrim etnik për ti dhënë mesazh Beogradit që vazhdon të mbajë të paprekur aleancat e tij. Ideja për të mbrojtur UÇK-në tani, epopenë e lavdishme të një populli për liri, është kali i betejës së Ramës për të rritur influencën e tij në Kosovë, të relativizojë suksesin dhe influencën e Kurtit dhe të tregohet që është lider i shqiptarëve.

Skenari serbo-rus për ta njollosur UÇK dhe për të vendosur një vijë barazie midis agresorit serb dhe viktimës Shqiptare filloi që në kohën kur u projektua aleanca Rama-Vuçiç dhe planet e tyre për dominim ballkanik. Në qoftë se Rama donte vërtetë ta ndalonte këtë skenar të turpshëm distancohej nga Vuçiç, kur ky i fundit fabrikonte dosjet ndaj udhëheqësve të UCK. Po të donte Rama të mbronte UÇK, distancohej nga skenari i rënies së qeverisë Kurti I, me lobistë të tij dhe të Vuçiç, dhe i bënte thirrje Hotit të mos shkonte në takimin e Uashingtonit, kur presidenti i tyre dhe lideri i UÇK kërcënohej me burgim.

Dashuria e tij për UCK duket sezonale, ashtu si formimi i tij kristiano-mysliman-ortodoks me dëshirën sezonale për të qenë hebre. Ashtu si Neroni i Romës që njihte madhështinë e tij me shprehjen e famshme ‘edhe në vdekje artist-qualis artifex pereo’ edhe artisti Rama në fundin e tij politik, kërkon të improvizojë.

Udhëtimi madhështor imagjinar i Ramës si udhëheqës global sot ka përfunduar në rolin e Sanco-Pancos apo të Maduros që lutej për pushtet duke dhënë dhe koncesionin e naftës. Ai sillet vërdallë i mbajtur në pushtet me patericat e Tony Blair apo sheikëve arabë, që i mundësojnë ndonjë ftesë në Uashington, kur populli i tij është ngritur në këmbë për të hequr pushtetin e tij korruptiv dhe dënuar vjedhjet e të babëziturve pa fre.

Sot çdo gjë duket qartë: Tashmë maska është çjerrur, mbreti ka dalë lakuriq globalisht.

Etiketa: Agim Neshobordi i paqesdonald trumpEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Zgjohet ARRSH, njofton akset që mund të përdoren nga autoveturat

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom