• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kullat e kalasë së Durrësit: Sfidat e mbrojtjes dhe menaxhimit urban

Kalaja e Durrësit mbart mbi dy mijë vjet histori, por pjesa më e madhe e kullave të saj mbeten ende jashtë aksesit publik. Mungesa e restaurimeve, presioni urban dhe mungesa e një plani të integruar menaxhimi po mbajnë një nga monumentet më të rëndësishme historike larg vizitorëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

17:27 : 21/02/2026
në AKTUALITET, KULTURE

Kalaja e Durrësit vlerësohet një nga monumentet interesante dhe të vjetra në Shqipëri. Përveç Torrës Veneciane (Kulla A) dhe Kullës Anzhuine, të cilat janë të aksesueshme për turistët dhe qytetarët, kullat B, C, D, F, G, H, I, nuk kanë qenë të aksesueshme për arsye urbanistike, strukturore dhe historike.

Ky kufizim i hyrjes në këto struktura lidhet me ndërtimet moderne që kanë ndërprerë korridoret e hyrjes, mungesën e restaurimeve të brendshme dhe mungesën e studimeve të detajuara arkeologjike. Për më tepër, mungon një plan i integruar menaxhimi që të balancojë mbrojtjen e tyre për përdorim turistik dhe të sjellë zhvillim urban të qëndrueshëm e afatgjatë në Durrës.

Kalaja i ka fillesat që në Antikitet. Struktura shtrihej përballë portit të Durrësit në drejtimin e jugut, zgjeruar me Akropolin, qe ndodhej afër Kullës së Barutit, dhe në veri besohej qe muret greke dhe ilire shtriheshin deri në zonën e Muzeut të Dëshmorëve.

Gjithashtu, zbulimet arkeologjike të kryera afër Qëndrës Kulturore të Fëmijëve kanë vërtetuar zbulimet e mureve të periudhës së Dyrrahut kur ishte koloni greke dhe më pas kur kaloi nën sundimin e Taulantëve për një kohë të shkurtër. Gjurmët e mureve greko-ilire të Dyrrahut u zëvëndësuan me rindërtimin e mureve të kalasë gjatë periudhës romake, dhe më vonë gjatë periudhës së sundimit të perandorit bizantin me origjinë durrsake, Anastasi I (491-518).

Anastasi I vendosi ndërtimin e kullave tre-katëshe trekëndore e katërkëndore rreth qytetit të vjetër të Durrësit. Besohet që materialet që u përdorën për rindërtimin e kalasë së Durrësit, ishin gurët e shkallarëve të Amfiteatrit të Durrësit dhe rrënojave të braktisura romake, që nuk u evidentuan në kronikat bizantine të asaj kohe.

Lexo edhe:

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

Studimi zbulon se Stonehenge nuk është monumenti më i vjetër i këtij lloji në Angli

Edhe nëse shumë beteja dhe katastrofa natyrore ndodhën gjatë viteve 395 – 1501, muret dhe kullat e kalasë kishin sipërfaqe të trashë aq sa katër kalorës mund të kalonin sëbashku sipas historianes bizantine Ana Komnena.

Katet e kullave u përdorën për përdorime të ndryshme: Kati i parë si magazinë, kati i dytë dhe i tretë si hapësira vrojtimi dhe mbrojtjeje tarraca me bedenat mundësonte kontrollin mbi zonën përreth Durrësit.

Gjatë sundimit venecian dhe osman, kullat u mbajtën dhe përdorën deri në Luftën e Dytë Botërore. Pas pushtimit osman të Durrësit në Gusht 1501, ato u braktisën gradualisht.

Tërmeti i vitit 1926 shkatërroi kullën te Banka si dhe portën e Detit, duke hapur mundësi për modernizimin e Durrësit gjatë periudhës së Zogut, por duke humbur trashëgiminë e dikurshme.

Përdorimi i fundit ishte në Prill 1939, kur rezistenca shqiptare luftoi në Torrën Veneciane dhe sektorët e kullave B–E kundër zbarkimit italian.

Më vonë, gjatë sundimit komunist në Shqipëri, misionet arkeologjike nuk u përqendruan shumë për restaurimin e kalasë së Durrësit, meqënëse misionet arkeologjike ishin fokusuar mbi zbulimet në Amfiteatër, Treg Bizantin, Terma Romake dhe periferi kryesisht.

Ndërsa Torra Veneciane dhe Kulla Anzhuine janë të aksesueshme, pjesa tjetër e kullave mbetet e mbyllur për shkak të pronës private dhe ndërtimeve moderne që ndërpresin hyrjet dhe rrezikut struktural.

Tërmeti i vitit 2019 përkeqësoi gjendjen e tyre, sidomos kullën C pranë Muzeut Etnografik të Durrësit, ndërsa mungesa e një plani të integruar menaxhimi dhe presioni urban pas viteve 1990 e bëjnë të vështirë kombinimin e ruajtjes së trashëgimisë me përdorimin turistik./ Amfora.al

Etiketa: kalaja e durresitmonument

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

18:54 : 13/09/2025
NDRYSHE

Studimi zbulon se Stonehenge nuk është monumenti më i vjetër i këtij lloji në Angli

17:47 : 21/03/2025
BOTA

UNESCO nuk do ta përfshijë Venecian në monumentet e rrezikuara

19:53 : 14/09/2023
AKTUALITET

Bie nga maja e monumentit, humb jetën 28-vjeçari shqiptar

11:02 : 22/11/2021
AKTUALITET

Teatri Kombëtar/ Baçe: Ja tre dokumentet që provojnë se ka qenë monument kulture

23:02 : 20/05/2020
Para

Tirana e “miliardave në letër”, Bashkia miraton buxhetet që nuk i shpenzon

TË GJITHA

Haziri: Abdixhiku ose unë mund t’i unifikojmë votat e LDK-së për president

22:34 : 24/06/2026

Një grup protestuesish do të kalojnë përsëri natën te kryeministria

22:31 : 24/06/2026

Diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve në Elbasan

22:21 : 24/06/2026

Botërori 2026/ Zvicra ndëshkon Kanadanë sapo zbresin në fushë

22:18 : 24/06/2026

“Alo, policia, i pagova për seks por refuzoi!” Eskorta: Ishte i pistë… Si u zbulua çerdhja e prostitutave latine

22:05 : 24/06/2026

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetpadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet giriştophillbetMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet