• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nga shkatërrimi te “shpëtimi”, ministria ricikloi krimin arkeologjik në sukses

Ministri Blendi Gonxhja shpalli si sukses marrëveshjen me koncesionarin e portit për “restaurimin” e monumentit antik “Muret e Portës” në Porto-Romano. Por më herët kompania Porti MBM, e drejtuar nga Kastrati Group, rrafshoi pjesën më simbolike të tij – portën hyrëse – rreth 25 metra të murit fortifikues.

18:54 : 13/09/2025
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit, Blendi Gonxhja, njoftoi përmes një postimi në “Facebook” pasditen e së premtes se ishte arritur një marrëveshje me kompaninë koncensionare të portit në Porto-Romano, për restaurimin e monumentit që dikur ka pasur funksion fortifikues.

“Muret e Portës” kategorizohet si një Monument Kulture i Kategorisë së Parë dhe mendohet të jetë ndërtuar në shekullin V të Erës Sonë. Pjesa simbolike e tij, nga mori emrin edhe zona, “Porto-Romano”, u rrafshua në vitin 2021 nga kompania koncesionare që po ndërton portin e ri të hidokarbureve.

Por ajo që ministri Blendi Gonxhja paraqiti si sukses është legjitimimi i shkatërrimit të monumentit të rëndësisë së veçantë që u shkaktua nga kompania koncesionare që u krijua në vitin 2015, me emërtimin Porti MBM – “Multi Buoy Mooring”, një bashkim operatorësh i udhëhequr nga konglomerati Kastrati Group dhe që sot po finalizon punimet e portit të hidokarbureve dhe të mallrave në Porto-Romano, Durrës.

“Nënshkruam Marrëveshjen e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Shoqërisë Koncesionare ‘PORTI MBM’ për restaurimin e Pasurisë Kulturore ‘Muret e Portës (Porto Romano)’ në Durrës, Monument Kulture i Kategorisë së Parë, i cili daton në shek. VI-të erës sonë”, njoftoi Gonxhja përmes postimit të tij.

Lexo edhe:

E rrallë në Tiranë/ Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, bën vizitë të papritur në sheshin “Skënderbej”

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

Foto e shpërndarë nga ministri Blendi Gonxhja pasditen e së premtes. Foto: Facebook

“Përmes kësaj marrëveshjeje, Shoqëria Koncesionare ‘PORTI MBM’ do të investojë në mbulimin e shpenzimeve për ndërhyrjet restauruese në përputhje me kriteret, duke mundësuar ruajtjen dhe rijetëzimin e këtij monumenti të vyer, i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun e do të mirëmbahet dhe menaxhohet nga institucionet e trashëgimisë kulturore”, shtoi ministri i ekonomisë, kulturës dhe inovacionit.

Përpjekja e tij për ta paraqitur monumentin si të shpëtuar nga kompania koncensionare nuk theksoi faktin se ajo është përgjegjëse për shkatërrimin në mënyrë të qëllimshme të monumentit në dhjetor të vitit 2021, të rreth 25 metrave nga muret fortifikuese mbi të cilat ngrihej dikur porta hyrëse, e kuruar me qemer.

Pjesa tjetër e monumentit që i shpëtoi shkatërrimit mbeti brenda portit dhe në vitet e fundit po shërben si zonë parkimi dhe depozitimi mallrash për aktivitetet portuale, duke mos marrë kujdesin e duhur nga autoritetet e kulturës.

“Vetë fakti që ky monument gëzon status mbrojtjeje mund ta kthente atë në një pikë mjaft të rëndësishme turistike, por duke qenë se sot ndodhet brenda rrethimit të portit është e pamundur që ta aksesosh zonën, pra kompania gati e ka privatizuar në mënyrë të jashtëligjshme të gjithë zonën aty”, shpjegoi për Amforën aktivisti Heldi Kodra.

Monumenti përpara shkatërrimit, më 21 mars 2017. Foto: Media Amfora

Megjithatë për këtë lëvizje të vonuar të ministrisë kanë reaguar që prej vitit 2023 aktivistët dhe organizatat joqeveritare, që kërkuan marrjen e masave për të mbrojtur një pjesë të murit dhe kullës antike që i mbijetuan shkatërrimit.

Qendra Amfora në bashkëpunim me organizatat partnere, të përfaqësuara nga Heldi Kodra, depozituan propozimin që pjesa e mbetur e monumentit të përfshihet në programin “7 Monumentet më të rrezikuara në Evropë”, të Organizatës Europa Nostra, duke ju drejtuar paralelisht të gjitha institucioneve të shtetit shqiptar, me qëllim marrjen e plotë në mbrojtje, restaurimin e monumentit të mbetur dhe rindërtimin e pjesës së shembur.

Pas një hetimi të Prokurorisë së Durrësit dhe vlerësimit më tej të gjykatës, shkatërrimi i një prej simboleve të trashëgimisë kulturore të Shqipërisë sipas tyre nuk përbënte vepër penale. Pas një hetimi 4 vjeçar ata u fshehën pas një akt-ekspertize që tregonte një situatë ndryshe nga e vërteta në terren dhe pushuan çështjen ndaj Kompanisë Kastrati.

Në projektin që Gonxhja dhe përfaqësuesit e kompanisë mbanin në duar dallohej ngritja e një “burgu të hapur” për objektin e trashëgimisë kulturore, duke e veshur tërësisht me një strukturë prej metali dhe xhami.

Ndërsa ministri nuk sqaroi më tej mbi përgjegjësinë e kompanisë koncesionare për shkatërrimin e pjesës më simbolike të monumentit, që është faktuar përmes një cikli investigimesh të Medias Amfora.

Strukturat arkeologjike të shkatërruara ishin shpallurr Monument Kulture i Kategorisë së Parë që prej vitit 1948 dhe pasi Kuvendi miratoi koncesionin në vitin 2015, më 3 qershor 2016 Ministria e Kulturës lëshoi urdhërin për “Shpalljen e Zonës së Mbrojtur të Objektit Monument Kulture Kategoria e I-rë ‘Muret e Portës’, Porto-Romano, Durrës” – por kjo nuk e pengoi kompaninë koncesionare që të rrafshonte pjesën më simbolike të tij./ Gert Emiri, Amfora.al

Etiketa: "Kastrati Group"Blendi Gonxhjamonumentporto-romano

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rrallë në Tiranë/ Ministri i Kulturës, Blendi Gonxhja, bën vizitë të papritur në sheshin “Skënderbej”

12:57 : 26/05/2026
AKTUALITET

‘Porto Romano’ helmon qytetarët, pluhuri i zi kancerogjen pushton banesat

21:33 : 22/05/2026
Shkrime promocionale

“Kalova për 5 sekonda”: Gazetari i njohur britanik në CNN, merr TIA-n si shembull efektiviteti dhe avancimi teknologjik

12:21 : 21/04/2026
AKTUALITET

Porti i ri në ‘Porto-Romano’ mes hijeve të skandaleve! Si po i ‘falet’ toka private investitorit strategjik ‘Lidl Albania’

22:17 : 10/04/2026
AKTUALITET

Dështimi i Porto Romanos, a rrezikon Shqipëria të mbetet pa port tregtar?

21:30 : 08/04/2026
AKTUALITET

“Manipulim me procedurat në Porto Romano”, PD: Qeveria favorizoi operatorin ekonomik në tenderin e portit (Dokumentet)

15:31 : 03/04/2026
Para

Sirena alarmi në Poloni, mbyllet aeroporti, avionët luftarakë ngrihen në ajër/ PAMJE

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom