• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kodi napolitan i përplasjes “Aliaj-Çiça”, grupet që “shlyenin” gjakun e shokëve…

22:02 : 18/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Përplasja gjakatare mes grupeve të Tepelenës të drejtuar nga Elton Çiço dhe Jani Aliaj, e ka zanafillën 2 dekada para se të ekzekutohej ky i fundit.

Një konflikt mes dy personave, u kthye në një spirale atentatesh që do të përfshinte dy grupe, dy shtete dhe disa qytete.

Gjithçka nis në Atikën Perëndimore, në Greqi. Një 20-vjeçar, E. Ballazhiu, me origjinë nga Zhapokika e Memaliajt, goditet për vdekje me thikë. Autor i krimit ishte Jani Aliaj. Viktima ishte shok fëmijërie i Elton Çiçës….Ishin rritur bashkë në Tepelenë, në të njëjtën lagje, me të njëjtat lidhje shoqërore dhe familjare.

“Është nga ato histori që ja vlen ta diskutosh, por duket që ka një tjetër zhvillim nga ajo që ne jemi mësuar zakonisht, ku në histori të tjera shohim që në njëfarë mënyre gjaku i një personi të vrarë merret nga persona të afërt të tij, vlla kushuri, ndërsa në këtë historinë mes Jani Aliajt dhe Elton Çiços gjaku merret nga shoku”, u shpreh Xhevahir Zhabina, gazetar

“Kjo ka krijuar edhe faktin që kemi një numër të lartë viktimash edhe mos-mbylljen kurrë të këtyre konflikteve, të cilat janë konflikte shumë të ashpra, kanë sjellë vepra të rënda penale, kanë sjellë edhe vrasje të shumta”,u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Lexo edhe:

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

Vrasja nuk u perceptua si një akt i izoluar, por si një plagë personale. Kur Çiça mëson se kush ishte autori, reagimi i tij nuk mbetet në heshtje. Ai dërgon fjalë në burg. Një mesazh i drejtpërdrejtë: kjo vrasje nuk do të mbetej pa përgjigje.

Në atë kohë, Alia ishte arrestuar dhe ndodhej në paraburgim në Greqi. Konflikti, ende pa u materializuar fizikisht mes tyre, kishte marrë formë si premtim hakmarrjeje.

Rreth tre vite më vonë, fati i vendos të dy në të njëjtin institucion: Burgun e Koridhalosë, aty ku do ishte fundi i “Xhekut”.

Alia tashmë i dënuar me 18 vite burg për vrasje. Çiça me 5 vite për drogë. Dy burra nga i njëjti qytet, me një llogari të hapur gjaku, ndahen vetëm nga muret e një burgu të sigurisë së lartë.

Përplasja e parë fizike ndodh në ajrim. Çiça e godet me thikë Alinë që arrin të mbijetojë. Konflikti kishte kaluar nga paralajmërimi në gjakderdhje direkte. Por as ky episod nuk e mbylli ciklin.

“Në Shqipëri është vërtetuar në shumë raste që disa histori kriminale nuk mbyllen kurrë. Kanë vazhduar për vite për dhjetëra vjeçar. Fatkeqësisht, në shoqërinë tonë ekzistojnë këto fenomene, ekziston ndjenja e hakmarrjes, edhe është një histori e trashëguar është një ndjenjë e trashëguar”, u shpreh Indrit Sefa, avokat.

Disa kohë pas kësaj ngjarjeje, Alia përfiton leje pasi kishte kryer rreth 10 vite dënim. Ai del nga burgu dhe nuk kthehet më. Shpallet në kërkim nga autoritetet greke. Çiça, nga ana tjetër, përfundon dënimin dhe lirohet. Tashmë të dy janë jashtë.

Dhe kur dy armiq me histori gjaku dalin në liri, përplasja nuk shuhet, ajo zhvendoset.

Nga ai moment, hakmarrja shpërthen në disa fronte: Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier. Atentate të realizuara, tentativa të dështuara, persona të vrarë dhe të plagosur që nuk ishin gjithmonë objektivi i drejtpërdrejtë, por pjesë e rrethit. Për një dekadë, kjo sagë llogaritet të ketë prodhuar katër viktima, pesë të plagosur dhe disa atentate të mbetura në tentativë.

“Informacionet kanë qenë se përplasje mes grupeve do ishte shumë e përgjakshme, pasi të dyja grupet ishin me goxha njerëz, ishin goxha të fuqishëm ekonomikisht, dhe hakmarrja e tyre do të ishte shumë e përgjakshme”, u shpreh avokati, Gjergj Nikolla.

Para se plumbat të gjenin Elton Çiçën në Tiranë, kishte pasur dy tentativa të qarta për të eliminuar Jani Alinë. Dy episode që, të marra veçmas, mund të dukeshin si përplasje sporadike. Por, të vendosura në të njëjtën vijë kronologjike, ato ngjajnë si paralajmërime të një fundi që po afrohej./ Inside Story

Etiketa: elton cicoJani Aliajvrasje

Lajme të lidhura

Foto ilustruese
AKTUALITET

“Mos kalo këtej..”/ DETAJE nga krimi në Kavajë, si e vrau vëllai-vëllanë për një rrugë

08:42 : 25/06/2026
AKTUALITET

U vra nga vëllai, zbulohet identiteti i viktimës në Kavajë

22:00 : 24/06/2026
AKTUALITET

Vrasje brenda familjes në Kavajë, arrestohet 76-vjeçari

21:48 : 24/06/2026
AKTUALITET

ADN e konfirmon: Trupi i pajetë i gjetur në Cerrunjë i përket Eglant Koçit

15:45 : 23/06/2026
AKTUALITET

Rëmbimi dhe vrasja e Eglant Koçit, gazetari: Autori fshihet në Tiranë! Ka ndryshuar pamjen

09:24 : 23/06/2026
AKTUALITET

‘Kiçi’ i Elbasanit, Oklid Aliu mes trafikut të kokainës e dyshimit për vrasjen e Edmond Mëhallës

22:00 : 22/06/2026
Para

Dosja e panjohur/ “Hija” e Ervis Martinajt pas dhunimit dhe grabitjes së prindërve të Elton Çiços

TË GJITHA

Mocion me debat për protestën/ Tabaku: Parlamenti jashtë realitetit! Dëgjoni thirrjet e qytetarëve

11:02 : 25/06/2026

Helmimi te Akademia e Sigurisë, policia: 60 studentë përfunduan në spital, nis hetimi

10:59 : 25/06/2026

“Kishim konflikt të vjetër”/ Vrau vëllain për tokën, dëshmia e 76-vjeçarit: I dha gaz zetorit dhe desh më përplasi

10:48 : 25/06/2026

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026

Analiza/ Pse Kancelari Merz ka kaq pak mbështetje?

10:37 : 25/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, zbulohet menuja e servirur nga Sori-al

10:26 : 25/06/2026

Media e re ‘Abeg TV’ në hetim nga SPAK, dyshime për financime kriminale dhe roli i Besnik Myftarit

10:11 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetjojobetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetnieuwsTimebetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet