• Kontakt
Thursday, June 25, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Jep dorëheqjen, ose Rama më heq mua”/ Blerim Shera i Vorës, “sherr” me vartësen pas porosisë së Liderit

12:11 : 13/02/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

“Nëse nuk jep dorëheqjen sot, nesër kryeministri do të më shkarkoj mua nga detyra”. Me këtë shprehje, kryebashkiaku socialist i Vorës, Blerim Shera, iu drejtua vartëses së tij, Esti Memoçi, drejtuese e Njësisë Administrative Prezë, në 14 korrik 2025.

Ishte kulmi i fushatës populiste së kryeministrit Edi Rama, i cili, pasi mori mandatin e katërt në mënyrë të dyshimtë, urdhëroi një shkundje të plotë në pushtetin lokal.

Në foto: Kryetari i Bashkisë Vorë, Blerim Shera

Rama kërkoi nga të gjithë kryebashkiakët e tij që të nisnin procesin e “detyrimit” të vartësve të tyre që të jepnin dorëheqjen, nën justifikimin e zhdërvjelltësimit të administratës publike në shërbim të qytetarëve.

Lexo edhe:

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

“Porosia” e Liderit të Partisë u zbatua në mënyrë të përulur nga të gjithë kryebashkiakët socialistë. Gjatë korrikut të vitit të kaluar, shumë nga bashkitë e raportonin si “arritje” faktin që drejtorët apo administratorët lokalë dhanë dorëheqjen, në zbatim të direktivës së kryeministrit.

Megjithatë, ky proces nuk shkoi edhe aq fjollë. Shumë zyrtarë lokalë nuk pranuan të jepnin vullnetarisht dorëheqjen, por u detyruan të ndërmerrnin një akt të tillë, nën presionin e kryebashkiakëve se, nëse nuk dorëzoheshin vetë, do të shkarkoheshin menjëherë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Bashkinë e Vorës, sipas një vendimi gjyqësor të lexuar nga “Boldnews.al”. Në atë proces gjyqësor, zonja Memoçi kërkoi pagesën me 14 paga mujore, pasi argumentoi se ajo është detyruar të japë dorëheqjen nën presionin e kryetarit të Bashkisë, Blerim Shera, pas kërkesës së lëshuar publikisht nga kryeministri Rama.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, Tiranë, megjithatë, ka rrëzuar pretendimet e paditëses, ndërkohë që mbrojtësi i saj ligjor, Kastriot Frashëri, thotë se “do të ankimojë vendimin”.

“Përplasja” Shera-Memoçi

Në maj të vitit 2022, kryebashkiaku i Vorës, Blerim Shera emëron Esti Memoçin si administratore të Njësisë Administrative Prezë.

Tre vjet më pas, e pikërisht në 14 Korrik 2025, Shera thërret në zyrë vartësen e tij, ku i kërkon dorëheqjen. Zonja Memoçi tha para Gjykatës Administrative të Tiranës, se kjo kërkesë ishte në formë presioni.

Në foto: Kryeministri Rama u dha ultimatum kryebashkiakëve që të “dorëhiqnin” drejtorët

Megjithatë, ajo ka dhënë dorëheqjen në të njëjtën ditë, ndërkohë që kërkesa e saj “e vullnetshme” për largimin nga detyra është pranuar nga kryebashkiaku Shera një ditë më pas, në 15 korrik 2025.

Paditësja u shpreh në seancë gjyqësore se “shkresa e heqjes dorë nga pozicioni i punës së administrators së njësisë është bërë jo me vullnetin të lirë, por e nxitur dhe nën presionin e Kryetarit të Bashkisë”.

“Dorëhiqu, se Kryeministri pret këto lajme”

Më datë 14 Korrik 2025, Kryetari i Bashkisë së Vorës, Blerim Shera, ka nisur ditën e punës me zbatimin e kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për të detyruar largimin “me dorëheqje” të vartësve të tij kryesorë.

Në listën e kandidatëve që duheshin dorëhequr, ishin, ndër të tjera, edhe administratorët e dy njësive përbërëse të Bashkisë së Vorës, Bërxulla dhe Preza.

Biseda mes kryebashkiakut Shera dhe administrators së Prezës, Memoçi, nuk ka qenë aspak e qetë.

Kërkesa e kryetarit të Bashkisë drejtuar vartëses për “dorëheqje të vullnetshme”, duket se nuk është pranuar nga kjo e fundit.

Në këto kushte, Blerim Shera është treguar më i sinqertë sesa duhet: “Nëse nuk do të japësh dorëheqjen sot nga detyra, nesër unë do të shkarkoj nga detyra. Nëse nuk do të shkarkoj sot ty nga detyra, nesër do të shkarkohem unë nga Kryeministri, sepse ai këto lajme priste pikërisht”.

Në foto: Pjesë nga vendimi i Gjykatës Administrative, Tiranë

Pas kësaj bisede të tensionuar, administratorja e Prezës është dorëzuar të firmosë dorëheqjen, për të cilën në Gjykatë është shprehur se “vetëm e kam nënshkruar, pasi më është dhënë e gatshme, e shkruar nga dikush tjetër, shkresa e largimit të vullnetshëm nga detyra”.

Esti Memoçi ka deklaruar para gjykatës se “dorëheqja është me vullnet të vesuar, pasi, nëse nuk do të nënshkruhej, kryebashkiaku Shera do ta shkarkonte gjithësesi nga detyra”.

Në përfundim të procesit gjyqësor, gjyqtari Gentian Marku ka rrëzuar padinë e saj, duke argumentuar se nuk u paraqitën prova të mjaftueshme për të provuar se dorëheqja ishte marrë nën presion.

Etiketa: Blerim SheraEdi RamaEsti Memoçi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“‘Motra’ e gjeneralit famëkeq të Teheranit”/ Igballe Huduti i përgjigjet Ramës pasi e shpalli ‘non grata’

15:39 : 25/06/2026
AKTUALITET

Akademikët ndërkombëtarë mbështesin protestat masive në Shqipëri

15:13 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama shpall ‘non grata’ protestuesen nga Kosova, Ikballe Huduti

14:52 : 25/06/2026
AKTUALITET

PDE ‘shuplakë’ Ramës dhe Berishës: Shqipëria meriton të pastrohet nga elitat e lodhura!

10:44 : 25/06/2026
AKTUALITET

Rama si Çaushesku në kulmin e krizës, boton letra ku ‘populli i lutet që të mos largohet kurrë’

09:49 : 25/06/2026
AKTUALITET

Ali Ahmeti qesharak, i shërben Ramës dhe sulmon protestën e qytetarëve në Tiranë

09:37 : 25/06/2026
Para

Përdhunimi i 12-vjeçares në Pogradec, rezultatet e analizave konfirmojnë atësinë e Rushan Selkos

TË GJITHA

Kapet duke i dhënë kokainë të burgosurit, AMP arreston policin në IEVP Durrës

17:03 : 25/06/2026

Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë

16:57 : 25/06/2026

Aksident në Elbasan/ Kamioni përplaset me një automjet, një i plagosur

16:41 : 25/06/2026

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë, procedohet kushëriri i tij

16:40 : 25/06/2026

Një në pesë kafe të shitura në Europë përmban pesticide

16:27 : 25/06/2026

Dosja “Toyota Yaris”, GJKKO dërgon për gjykim biznesmenin Astrit Vladi dhe Eriona Daupajn

16:24 : 25/06/2026

Rritet numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë

16:08 : 25/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetjojobetcasibombetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobetjojobet girişbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomgrandpashabetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet