Një shqiptar i arrestuar për trafik droge më 9 shkurt 2026, u deportua pas vendimit të dëbimit të menjëhershëm nga autoritetet e drejtësisë në Itali.
Pas një seance dëgjimore për vërtetimin e autorizimit para Gjykatësit në Piacenza, arrestimi u cilësua i ligjshëm dhe në mënyrë të menjëhershme u kërkua dëbimi i tij nga vendi.
Personeli i policisë e shoqëroi atë në pikën kufitare të Milanos, “Malpensa” ditën e djeshme, me destinacion Tiranën.
Lajmin e njoftoi edhe Selia Qendrore e Policisë së Piacenzës në një deklaratë zyrtare.













