• Kontakt
Wednesday, June 24, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BE-ja mirëpret krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Drejtuesja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas pret avancim të marrëdhënieve Kosovë-BE. Kallas paralajmëroi organizimin së shpejti të një takimi të nivelit të lartë Kosovë-Serbi.

09:53 : 12/02/2026
në RAJONI

Formimi i qeverisë së re të Kosovës cilësohet si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokim politik. Drejtuesja e BE  të politikës së jashtme dhe të sigurisë së Bashkimit Evropian Kaja Kallas uroi Albin Kurtin për zgjedhjen kryeministër i qeverisë së Kosovës, duke thënë se “ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës”.

“Ky është një moment i ri për të avancuar marrëdhëniet BE-Kosovë dhe dialogun Beograd-Prishtinë. Jam gati të organizoj një takim të nivelit të lartë së shpejti”, shkroi Kallas në platformën X, duke paralajmëruar kështu një takim ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Sipas Kallas, pas krijimit të qeverisë së re, ajo që ka rëndësi është që të ecët me shpejtësi me reformat. “Kjo është mënyra më e shpejtë për të zhbllokuar mbështetjen e BE-së me vlerë qindra miliona euro dhe për të pasur përparim në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi më tej Kallas.

Kurti: Dialog konstruktiv, jo ndërhyrje në çështje të brendshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit foli shkurt edhe për normalizimin e raporteve me Serbinë, duke kërkuar dialog konstruktiv.  “Normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do ta ndjekim përmes dialogut konstruktiv, marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit. Normalizimi është çështje e rregullimit të marrëdhënieve mes dy shteteve si raport i jashtëm, e jo ndërhyrje në çështje të brendshme”, tha Kurti.

Lexo edhe:

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  në Kuvend
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi dialog konstruktiv me SerbinëFotografi: Valdrin Xhemaj/REUTERS

Ndër punët e para të qeverisë së tij, Kurti përmendi domosdoshmërinë e miratimit në parlament të marrëveshjeve ndërkombëtare që kanë të bëjnë me marrjen e fondeve të BE-së për Kosovën, të bllokuara prej një viti.

Kos: “Lajm i mirë nga Prishtina sot

Edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës dhe uroi kryeministrin Kurti, duke u shprehur se “pret me padurim për të vizituar Kosovën”. “Lajm i mirë nga Prishtina sot. Kuvendi është në detyrë. Një qeveri e re ka marrë detyrën. Urime Kryeministër Albin Kurti. Fokusi tani mund të zhvendoset në avancimin e reformave të BE-së dhe sjelljen e përfitimeve të plota të Planit të Rritjes në Kosovë”, shkroi Marta Kos në platformën X.

Böttcher: Gjermania një partnere e fortë dhe e besueshme

Ndër të parat nga ambasadat e vendeve të BE-së në Kosovë që përshëndeti konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e qeverisë së Kosovës ishte Ambasada Gjermane në Prishtinë, përmes zëvendësambasadorit Christian Böttcher. “Duke u ndërtuar në marrëdhënie të ngushta dhe unike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, mezi presim të vazhdojmë dhe thellojmë më tej bashkëpunimin tonë bilateral në fushat e ekonomisë, sigurisë, politikës dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kosova nuk ka vetëm një mik, por një partner të fortë dhe të besueshëm – Gjermaninë”, shkroi Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë.

Marta Kos, Komisionerja e BE-së për Zgjerim duke folur për DW
Edhe Komisionerja e BE-së për Zgjerimin, Marta Kos, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të KosovësFotografi: DW

Spiropali: “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare”

Krijimin e institucioneve të reja, konstituimin e Kuvendit dhe qeverisë së re të Kosovës e përshëndeti edhe ministrja e jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila uron, siç thotë për këtë, “përgjegjësi të lartë në shërbim të qytetarëve dhe të forcimit të mëtejshëm të shtetit demokratik të Kosovës”. “Kosova është pjesë e pandashme e zemrës sonë kombëtare dhe e horizontit tonë të përbashkët evropian. Shqipëria do të qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës, me mbështetje të sinqertë dhe të palëkundur për sigurinë, institucionet dhe rrugëtimin e saj drejt familjes euroatlantike”, shkroi Spiropali.

Me dy seanca të njëpasnjëshme të mërkurën në mbrëmje (11.02.2026), u konstituua Kuvendi i Kosovës dhe u formua qeveria e re me kryeministër Albin Kurti. Pas konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të qeverisë, u hap rruga për zgjedhjen edhe të presidentes apo presidentit të vendit, ku afati i fundit për këtë votim në parlament është 4 marsi. Presidentja aktuale, Vjosa Osmani, ka mandat deri më 4 prill dhe, sipas Kushtetutës, presidenti i ri nuk mund të zgjidhet më vonë se 30 ditë para kësaj date. Vjosa Osmani tashmë është deklaruar se dëshiron edhe një mandat pesëvjeçar në krye të shtetit, por tash për tash ende nuk dihet nëse arrin të sigurojë mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në rast se deri më 4 mars nuk zgjidhet presidenti, vendi, sipas Kushtetutës, automatikisht shkon në zgjedhje të reja./DW

Etiketa: BEkosove

Lajme të lidhura

BOTA

BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

18:26 : 22/06/2026
AKTUALITET

Protestuesi nga Kosova në Tiranë: Mjaft kanë vjedhur 30 vite! Rama dhe Berisha drejt burgut

18:10 : 21/06/2026
RAJONI

Çfarë pritet të ndodhë pas numërimit të votave në Kosovë

18:12 : 19/06/2026
AKTUALITET

“Shapi dhe sheqeri”/ Çfarë tha në të vërtetë Parlamenti Evropian për Vjosë-Nartën?

15:52 : 19/06/2026
AKTUALITET

Antonio Costa: Ballkani Perëndimor është në axhendën e Këshillit të Europës

13:20 : 19/06/2026
RAJONI

101 deputetë rikthehen në Kuvendin e Kosovës, vetëm 9 emra të rinj në legjislaturën e re

09:38 : 19/06/2026
Para

WhatsApp denoncon përpjekjen e autoriteteve ruse për të “bllokuar plotësisht” funksionimin e saj

TË GJITHA

Vala e protestave/ Rama mbledh drejtuesit politik dhe ministrat

09:40 : 24/06/2026

FOTO/ Rrafshimi i kodrave me ullishte për pallate, si po u nxihet jeta banorëve të Liqenit të Thatë

09:34 : 24/06/2026

Dritan Goxhaj si anomali e normalitetit

09:28 : 24/06/2026

Thellohet skandali i “CFO Pharma” me ilaçet/ Prokuroria zbuloi 700 mijë € “fiktive”, skema shkon mbi 2 mln €

09:18 : 24/06/2026

Dështon marrëveshja SHBA-Iran? Mijëra anije tregtare mbeten të bllokuara në Gjirin Persik

09:08 : 24/06/2026

Retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

08:56 : 24/06/2026

Aksident në aksin Lezhë–Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

08:39 : 24/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibompadişahbetbetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsTimebetMeritkingGrandpashabetUltrabetcasibomrobinbetjojobet girişslot siteleriMadridbetMadridbetmadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet giriş