• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

66 milionë lekë për tender imagjinar, administratori i gazetës mashtron shoferin

21:18 : 10/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Maksut Shero nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin “Stop” Moisi Çunajn administratorin e gazetës “Kujtesa”, për mashtrim. Sipas denoncimit, gjatë kohës kur Shero punonte si shofer pranë gazetës, Cunaj i ka marrë 66 milion lekë të vjetra, duke shpikur një tender imagjinar.

“Në vitin 2023 më ka prezantuar një shok nga Pogradeci, punonte me gazetën ‘Kujtesa’ dhe më morën si shofër për të disa rrugë në Kosovë. Më prezantoi me administratorin e gazetës ‘Kujtesa’, Moisi Çunaj. Pas disa kohësh më tha mua, që është një tender 1 milionë euro dhe do të bëhet në disa seanca. Do e marrësh ti më tha mua, dhe unë do të të ndihmoj. Tenderi do bëhej te gazeta ‘Kujtesa’, do të bëhej në tre seanca njëra 100 mijë euro, tjetra 300 dhe e fundit 600. Bëmë vetëm një bisedë, në total unë i kam dhënë 66 milionë. E pikasa vonë që ishte mashtrues. Më çonte nëpër banka, që të merrja kredi. Kemi marrë kredi në 3-4 banka. Kam marrë kredi unë, bashkëshortja, djali dhe nusja e djalit. Akoma kredinë e kemi pa larë, vazhdon. Kur, vajtëm te banka e fundit nuk më jepte më lekë dhe i thashë tërhiqem, më kthe lekët, po më tha nuk bëhet ajo punë”, tregon shoferi.

Që nga viti 2023, Maksuti nuk ka mundur ta takojë Çunajn, pasi ky i fundit ka mbyllur çdo kontakt.

“Për të më njohur borxhin bëmë një akt noterial, kur firmosi se më njeh borxh 54 milionë. Sipas aktit noterial duhet të mi kthente lekët në shkurt të vitit 2024. Sot jemi në vitin 2026 dhe akoma nuk mi ka kthyer”, shtoi më tek Maksut Shero.

Emisioni “Stop” organizoi një takim në Elbasan, duke u prezantuar si shërbim postar dhe Cunaj u takua me denoncuesin. Gjatë bisedës, Çunaj mohoi shumën prej 66 milion lekësh dhe pretendoi se kishte një borxh prej 54 milionë lekësh.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Pogradec

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

Qytetari  – Si je?

Moisi Çunaj – Hë, ç’kemi? Nuk më le sokak pa vajtur. Nuk le qeveri pa vajtur. Nuk le gjykatë pa vajtur. Nuk le prokurori pa vajtur.

Maksut Sherro  – Ore, ti ke për të më dhënë lekët mua, o vlla!

Moisi Çunaj – Dëgjo! Unë do ta kisha zgjidhur, ndërsa rrugët, që ke zgjedhur ti, nuk janë rrugë të ndershme.

Maksut Sherro – Ke dy vjet, o zotëri!

Moisi Çunaj – Ti mua doje të më futje në burg, por unë s’kam bërë kurrë keq.

Qytetari – Ti e mashtrove këtë. Si?

Moisi Çunaj – Jo, jo, jo!

Qytetari – Si jo?

Moisi Çunaj – Unë jam në punë, ene vazhdoj, ene bëj detyrat edhe bëjmë funksionin. Mua ky më siklerisi, më ka thirr dhjetë herë prokuroria e Korçës.

Maksut Sherro  – Ore, a m’i more lekët?

Moisi Çunaj – Po pse vajte atje, kur unë të thashë, do të t’i zgjidh unë?

Maksut Sherro  – Po pse s’i solle? Prita unë. U bë dy vjet.

Qytetari – Si do e zgjidhje ti? Si do e zgjidhje?

Moisi Çunaj – Prit! Do jepje paratë!

Qytetari – Si do e zgjidhje…

Moisi Çunaj – I thashë “hajde të jap dhe pasurinë të gjithë, vetëm ti të kënaqesh”! Ama ai vajti drejt e në qeveri.

Qytetari – Po mirë, lekët, kur do na i sjellësh?

Moisi Çunaj – Lekët venë e vijnë. Veprimi…

Qytetari – Si? E mbyte në borxhe ti dhe lekët venë e vijnë.

Sipas verifikimeve, Moisi Çunaj ka një histori të gjatë mashtrimesh dhe është proceduar dhe arrestuar më parë për ngjarje të ngjashme.

Nga takimi me Sheron, rezulton se Çunaj pranon shumën e marrë, por kërkoi ta kthente përmes përmbarimit. Megjithatë, informacionet e kadastrës tregojnë se ai nuk ka pasuri në emër të tij, duke e bërë rikthimin praktikisht të pamundur.

Pas përballjes me “Stop”, Çunaj kontaktoi sërish Sheron dhe i kërkoi takim në Elbasan, duke premtuar se do t’i kthente 10 milion lekë më 10 mars, në një plan shlyerjeje me këste, duke vazhduar mashtrimin edhe pas konfrontimit publik.

Qytetari – Si do ta lëmë tani për lekët?

Moisi Çunaj – Maksut, e more vendimin e Elbasanit? Të drejtën, si burrat, llafosemi!

Maksut Sherro – Po s’i si kam bre. Unë e kam vendimin tim.

Moisi Çunaj – Dëgjo! Ata të kanë rrëzuar ty. Ashtu, duhet ta dish! Unë nuk jam nga ata maskarenj. Në të gjitha krahët, unë përpiqem të jem normal edhe prokuroria e Korçës të ka rrëzuar. Pavarësisht, se si ndodhi me atë, unë jam nga ata, që të them “janë lekët, janë të tuat” dhe kur thom “janë lekët të tuat, do të thotë e kam një fije burrëri”.

Qytetari – Do na i kthesh lekët, apo jo?

Moisi Çunaj – Po patjetër mo, ne do gjejmë mënyrën, që të kthejmë lekët.

Qytetari – Si do na i gjesh mënyrën?

Moisi Çunaj – Tani, do të të vë një pronë, blije atë pronë! Më jep pjesën dhe pjesën tjetër ta gëzosh! Për Zotin e madh! Të fitosh ti!

Qytetari – Si? Të mashtrosh prapë ti tani?

Moisi Çunaj – Jo, jo më jo. Unë i them, ia shes.

Qytetari – Ti s’ke asnjë pasuri, mo. Ça të të marrim ne ty?

Moisi Çunaj – Si s’kam pasuri?!

Maksut Sherro – Absolutisht!

Qytetari – Ti, a ke pasuri, o vlla?

Moisi Çunaj –Po! E lëmë me bast

Qytetari – Po!

Moisi Çunaj – Të vemi te noteri!

Qytetari – Po! Hë!

Moisi Çunaj – Kiji në xhep lekët e tua! Hajde biem në ujdi, të të bëj dokumentet! Ti ta gëzosh! Mua më jep pjesën e lekëve!

Maksut Sherro – Ore, lekët!

Moisi Çunaj – Edhe atë ditë, që solle ata. Ata janë të paautorizuar nga “Stop”-i, dje për Zotin e madh, është puna ime, çdo ndjek me ta. Vëllezërit mua ma vënë në dispozicion pronën tonë. Merre, shite! Jepi lekët Cutes!

Qytetari – Na jep 10 milionë lekë në fillim!

Moisi Çunaj – I do me këste?

Qytetari – Po, me këste!

Moisi Çunaj – Të biem në ujdi!

Qytetari – Na i jep me këste!

Moisi Çunaj – Ja të të them unë! Si sot një muaj, ke dhjetëshen e parë (10 milionë lekë). Më 10 mars ke dhjetëshen e parë. Dhjetëshen e parë e ke në llogari. Edhe brenda një periudhe të shkurtër, brenda 5-6 muaj, t’i marrësh të gjitha! /Emisioni STOP

Etiketa: gazeta kujtesamaksut sheroMoisi Çunajpogradectender imagjinar

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Pogradec

16:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

E rëndë në Pogradec, e moshuara tenton të hidhet nga kati i gjashtë i pallatit

09:42 : 20/05/2026
AKTUALITET

Vidhet një dyqan bulmeti në Pogradec, autorët thyejnë me forcë derën dhe zbrazin të gjithë mallin

09:49 : 18/05/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Pogradec-Lin, makina përplas këmbësorin

14:57 : 01/05/2026
AKTUALITET

U rrëzua nga karrigia në banesë, 5-vjeçarja nga Pogradeci përfundon te “Trauma”

14:20 : 29/04/2026
AKTUALITET

Skemë milionash në emër të Bankës, si i zhvaste qytetarët mashtruesja në Pogradec

21:09 : 23/04/2026
Para

“Dhunë ndaj gazetarëve dhe deputetit Nallbati”/ Tabaku: Këto akte ndodhin vetëm në autokraci

TË GJITHA

Publikohen pamjet/ Momenti kur Gjesti hyn me armë në zyrat e “ONIMA” dhe kërcënon pronarin

11:53 : 04/06/2026

E rëndë në Delvinë, rrufeja godet kopenë me 150 bagëti

11:46 : 04/06/2026

Autori bënte qitje në pyll, pamje nga vendi i ngjarjes ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

11:42 : 04/06/2026

Aksident pranë Fabrikës së Miellit, makina përplas motorin, një i plagosur /VIDEO

11:27 : 04/06/2026

Efektivi i plagosur në Maliq, mjekët e Traumës: Ka marrë plumb në nofull, do t’i nënshtrohet operacionit

11:24 : 04/06/2026

Berisha nxjerr mesazhet: Nesër anti-miting në Vlorë! Po i bëhet presion administratës

11:10 : 04/06/2026

Tabaku në Kuvend: Shqiptarët përballen me dhunën e qeverisë, propaganda ka arritur limitet!

11:05 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom