• Kontakt
Monday, July 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Televizioni Serb në Tiranë, një histori e dyshimtë që shkon te njerëzit e Vuçiç e pushteti i Millosheviçit

09:51 : 08/02/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Vetëm dy muaj pas regjistrimit në Tiranë, kompania televizive serbe, “Arena News Channel Two Albania”, ka 25-fishuar kapitalin e saj fillestar, nga 500 mijë lekë në 12.5 milionë lekë të reja.

“Arena” shqiptare është në pronësi të kompanisë mëmë, me thuajse të njëjtin emër, “Arena News Channel Two DOO Beograd”të regjistruar në kryeqytetin serb dhe në pronësi fundore të shoqërisë publike, “Telekom Serbia”.

Në foto: “Arena News Channel Two Beogard” rriti me 25 herë kapitalin fillestar të “Arena News Channel Two Albania”

“Arena” u regjistrua për herë të parë në vendin tonë në 25 nëntor 2025. Gjatë janarit 2025, aksioneri kryesor i saj ka vendosur të shtojë dy herë kapitalin fillestar, një shenjë që tregon se ka vendosur të kryejnë investime të rëndësishme në Shqipëri.

Në foto: “Telekom Serbia” wshtw pronari fundor i “Arena News….”

Mbërritja e një televizioni serb në Shqipëri, megjithëse nuk është e ndaluar, sërish përbën një risi, jo domosdoshmërisht pozitive. Aq më tepër, kur të dhëna publike dëshmojnë se fijet e këtij televizioni shkojnë tek pushteti autoritar i Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe tek njerëz që kanë pasur pushtet gjatë regjimit diktatorial të Slobodan Millosheviçit.

Lexo edhe:

Djalli i zi kthehet në vendin e krimit

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

Fijet tek pushteti i Millosheviçit

Kompania serbe “Arena Neës Channel Two DOO Beograd” është regjistruar në mars të vitit 2024. Në Shqipëri, përfaqësues është Zoran Glisoviç. Ndërsa drejtoresha kryesore e grupit në Beograd rezulton Aleksandra Kërstiç (Kristic).

Në foto: Aleksadra Kërstiç, drejtoresha e “Arena Neës Channel Tëo DOO Beograd”

Të dhëna të publikuara më herët në mediat në Beograd e lidhin znj. Kërstiç me fijet mediatike që shkonin në familjen e Sllobodan Millosheviç.

Aleksandra Kërstiç ka qenë më herët një drejtuese e televizionit “Happy TV”, një grup mediatik derivat i ish-televizionit “TV Koshava”, që ka qenë në pronësi të Maria Millosheviç, vajza e ish-diktatorit serb, Sllobodan Millosheviç.

Në foto: Diktatori Slobodan Milosheviç dhe vajza e tij, Maria (foto e vitit 1997)

Po ashtu, të dhënat mediatike, thonë se Aleksandra Kërstiç, më herët, kanë pasur pozita të rëndësishme në grupin mediatik “Invej” AD, në pronësi të një biznesmeni kontravers serb, Predrag Ranković (Rankoviç) – Peconi, i dyshuar se ka pasur lidhje me grupin famëkeq kriminal, “Klani i Zemunit”.

Lidhjet me Vuçiç

Televizioni “Happy TV”, i drejtuar për një kohë të gjatë nga Aleksandra Kërstiç, ka një linjë të fuqishme pro-qeverisë konservatore të Presidentit Aleksandër Vuçiç. “Happy Tv” është vënë shpesh në shërbim të përmirësimit të imazhit të Vuçiçit, sidomos përballë raportimeve të mediave ndërkombëtare mbi mënyrën e tij të qeverisjes.

Në foto: Investigimi i “Nju Jork Tajms” për Aleksandër Vuçiç në vitin 2023

Kur, në vitin 2023, gazeta amerikane “Nju Jork Tajms” publikoi një investigim që ngrinte dyshime të forta për lidhjet e Vuçiçit me grupe kriminale, televizoni “Happy” në Beograd u përdor gjerësisht për të mbrojtur imazhin e Presidentit serb.

Një televizion serb në Shqipëri

Kompania “Arena Neës Channel Tëo Albania” do të funksiojë si një platformë televizive normale, sipas të dhënave të publikuara prej saj në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Aktiviteti i saj do të jetë “Prodhimi, transmetimi dhe shpërndarja e përmbajtjeve audiovizive nëpërmjet televizionit, internetit, platformave digjitale dhe rrjeteve sociale. ii. Botimi dhe administrimi i publikimeve elektronike dhe mediave online. iii. Prodhimi, redaktimi dhe shpërndarja e materialeve video dhe audio për qëllime informuese, arsimore dhe argëtuese…, etj”.

Por, ndërkohë që aktiviteti i prezantuar është në kufijtë e normalitetit, ajo që ngjan disi e çuditshme lidhet me faktin që një media serbe vendos të ngrihet në Tiranë. Shqipëria dhe Serbia nuk shquhen për raporte miqësore, një hendek i krijuar sidomos për shkak të sjelljes së qeverive serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Megjithatë, hendeku mes dy shoqërive është munduar të zvogëlohet nëpërmjet raporteve personale mes kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

Në foto: Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama

Pikërisht, ky raport i ngrohtë Rama-Vuçiç duket se ka bindur mediat pranë shefit të Beogradit për të nisur ngritjen e një televizioni në Shqipëri, një sipërmarrje që duket se është e pamundur për investimet shqiptare në Serbi.

Opozita në vendin tonë, si edhe shumë zëra autoritarë në Kosovë, e kanë akuzuar kryeministrin Rama se është shndërruar prej vitesh në një “vasal të Vuçiçit”, duke i krijuar presidentit serb aksese të shumta politike dhe ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që nuk mund të thuhet aspak e njëjta për interesat ekonomike shqiptare në Serbi.

Etiketa: Edi RamaserbtelevizionVucic“Arena News Channel Two Beogard”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Djalli i zi kthehet në vendin e krimit

09:36 : 27/07/2026
AKTUALITET

Veza në mes të Bulevardit, protestuesit mesazh deputetëve dhe Ramës

22:13 : 26/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi: Jemi kthyer në makthin e Ramës! Do ta rrëzojmë

20:32 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Empati me fjalë, arrogancë me vepra”/ Protestuesit i përgjigjen Ramës me pankarta

20:26 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:58 : 26/07/2026
AKTUALITET

“Mobilizimi më i madh ndër vite”/ CNN: Objektivi i protestave është Edi Rama

19:40 : 26/07/2026
Para

Vendimi i Kushtetueses për Ballukun nervozon Ramën: Drejtësia e re, një shpikje e papjekur "Made in Albania”

TË GJITHA

Akti normativ, buxheti i shtetit dhe pluhuri i Kanye West

10:04 : 27/07/2026

Orintologjia e Propagandës, nga Bufi tek Korbat

09:54 : 27/07/2026

Ministrat e deputetët të frikësuar, skenari për të shmangur vezët e protestuesve

09:49 : 27/07/2026

“Edi Rama i pabesë, ju me gaz ne me vezë”, qytetarët me domate e speca para Parlamentit

09:40 : 27/07/2026

Djalli i zi kthehet në vendin e krimit

09:36 : 27/07/2026

Doganierët grekë pezullojnë punën në 4 pika kalimi kufitare me Shqipërinë

09:23 : 27/07/2026
Screenshot

Nga Londra në Mesdhe: Kroçera e orgjive për gra biznesmene

09:12 : 27/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinobetwoonjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetbetcio giriş