Një 48-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri kallashnikov në banesë.
Sipas Policisë, në kuadër të operacionit “Sinjalizimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. L., 48 vjeç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Pezë Helmes, u gjetën dhe u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u morën me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.














