• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lasgush Poradeci ‘u rikthye’ në Graz!

12:45 : 06/02/2026
në AKTUALITET, BOTA, KRONIKE

Ditën e djeshme, më datë 5 shkurt 2026, në orën 14:30, pranë godinës ku nga viti 1927 deri më 1934 ka jetuar poeti i shquar shqiptar Lasgush Poradeci, u zbulua pllaka përkujtimore me emrin e tij.

Të pranishëm ishin kryetarja e Bashkisë së Grazit, znj. Elke Kahr, Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë, Sh.T. Prof. Fate Velaj, zv/Kryetari i Bashkisë së Pogradecit, z. Paskalino Ziko, si dhe pronari i godinës ku ka jetuar Lasgushi.

Gjatë kësaj ceremonie u prezantua pllaka përkujtimore për Poradecin si dhe u lexuan poezi nga vepra e poetit të shquar.

Vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku kanë jetuar ose punuar personalitete shqiptare në Austri, ka qenë një nga prioritetet kryesore në fushën e artit, kulturës dhe kujtesës shqiptare, të përcaktuara nga Ambasadori Velaj që në fillim të ushtrimit të kësaj detyre.

Lexo edhe:

Fate Velaj takim me kryebashkiakun e Innsbruckut: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

Analiza e Die Presse: Fate Velaj e kupton diplomacinë si një vepër komplekse arti

Që në vizitën e parë pranë kryetares së Bashkisë së Grazit, në shkurt të vitit të kaluar, Ambasadori Velaj parashtroi kërkesën për vendosjen e kësaj pllake, krijimin e një “Dita e Shqipërisë në Graz”, nisjen e partneritetit midis Grazit dhe Shkodrës, si dhe mundësi të tjera bashkëpunimi.

Procesi i vendosjes së pllakës përkujtimore për Lasgush Poradecin ishte i gjatë dhe i vështirë, duke kërkuar një punë të vazhdueshme bindëse mbi rëndësinë e saj. Pas sigurimit të mbështetjes së kryetares së Bashkisë, çështja kaloi në Këshillin Bashkiak, ku u desh një përpjekje po aq e madhe. Më pas u sigurua miratimi i pronarit të godinës, si dhe ai i Institutit Boltzmann, i cili rishikon figurat historike dhe në fund përpiloi tekstin e pllakës përkujtimore, në gjuhën gjermane dhe angleze:

“Lasgush P oradeci 1899–1987)

Poet. Në këtë shtëpi jetoi nga viti 1927 deri më 1934 poeti shqiptar Llazar Sotir Gusho (1899–1987), i njohur me pseudonimin Lasgush Poradeci, i cili në vitin 1933 mori doktoraturën në Romanistikë në Universitetin e Grazit. Falë dy vëllimeve poetike të botuara në vitet 1933 dhe 1937, ai konsiderohet një nga lirikët më të shquar të letërsisë shqiptare.”

Pas një viti të mbushur me takime, telefonata dhe korrespondencë zyrtare, u bë e mundur zbulimi i pllakës përkujtimore, duke i dhënë kështu një shërbim të rëndësishëm kulturës shqiptare dhe pranisë së saj në Austri.

Në këtë frymë po punohet edhe për figura të tjera shqiptare, me qëllim që të lihen sa më shumë gjurmë të historisë sonë, si dhe të evidentohet për publikun austriak dhe të huaj fakti se shqiptarët, si në të kaluarën ashtu edhe sot, kanë nxjerrë personalitete që nderojnë kombin me veprën e tyre. Qëllimi është të tregojmë se nga Shqipëria nuk kanë ardhur vetëm emigrantët e viteve ’90, por shumë më herët kanë ardhur studiues dhe mendimtarë që kanë kontribuar në artin dhe kulturën europiane”,- thuhet në pllakën e shkruar në gjuhën gjermane dhe angleze.

Gjatë fjalë së tij, ambasadori i Shqipërisë në Austri, Fate Velaj u shpreh se ndjehet mirënjohës që qyteti i Graz-it që i hapi dyert Poradecit, i cili u kthye, sipas tij, në eksportin më të rëndësishëm të kohës në Austri.

Ai thotë se Grazi ka qenë krahëhapur jo vetëm për Lasgush Poradecin, por edhe për një brez të tërë shqiptarësh që erdhën pas viteve 1991 dhe që sot janë pasqyra e ndriçuar e vlerave më të mira të vendit shqiptar.

“…Imagjinoni, të nderuara zonja dhe zotërinj, kur ndër vite, në këtë rrugicë kalonte kompozitori i famshëm, djalë i këtij qyteti Robert Stolz dhe murmuriste muzikën që ishte duke kompozuar. Imagjinoni Nikolaus Harnoncourt-in, dirigjentin e madh, duke ecur e lëvizur dorën sipas asaj që do të drejtonte atë mbrëmje në skenë. Imagjinoni Arnold Schwarzenegger-in, duke ecur në këtë rrugë e duke treguar muskujt e tij. Imagjinoni Alexander Girardin-in, aktorin e famshëm të teatrit të qytetit, duke ecur e duke interpretuar rolin që do të luante atë mbrëmje. Imagjinoni Ludwig Boltzmann-in, fizikanin e shquar, duke vrarë mendjen e duke folur me vete për formulën e re.

Dhe imagjinoni një djalosh nga Pogradeci i largët, që duke ecur në këtë rrugë e duke soditur bukuritë e këtij qyteti, thurte vargjet e dashurisë me ndjenjat më të çiltra e më të thella, të marra me vete nga ai qytet i vogël pranë liqenit të thellë, për të krijuar më pas thellësitë më të mëdha të poezisë lirike shqiptare… Disa ngjarje në histori nuk vijnë nga rastësia. Historia i thërret vetë ato.

Unë jam mirënjohës qytetit të Graz-it që i hapi dyert djalit tonë, i cili u kthye në eksportin më të rëndësishëm të kohës në Austri, si dhe sot kryetares së Bashkisë së Graz-it që e mundësoi këtë përkujtim të tij…. Së fundmi më duhet të them se ky qytet ka qenë krahëhapur jo vetëm për Lasgush Poradecin, por edhe për një brez të tërë shqiptarësh që erdhën pas viteve 1991 dhe që sot janë pasqyra e ndriçuar e vlerave më të mira të vendit tim — vlera që, në thelb, Lasgushi”,- është shprehur Prof. Fate Velaj – Ambasador i Shqipërisë në Austri.

Etiketa: austrifate velajgrazLasgush Poradeciperkujtimore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fate Velaj takim me kryebashkiakun e Innsbruckut: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

14:54 : 29/05/2026
KULTURE

Analiza e Die Presse: Fate Velaj e kupton diplomacinë si një vepër komplekse arti

10:16 : 24/05/2026
BOTA

Fate Velaj takim me Konsullin e ri të Nderit në Austri: Forcojmë bashkëpunimin mes dy vendeve!

11:06 : 12/05/2026
AKTUALITET

Krim i rëndë në familjen shqiptare në Austri, burri vret gruan e tij

12:10 : 06/04/2026
BOTA

Romani “Kreuztanne” i Fate Velajt, një mbrëmje plot frymëzim në Krems

09:28 : 01/04/2026
AKTUALITET

Aksident i rëndë në Austri, humb jetën i riu shqiptar

12:20 : 31/03/2026
Para

Reshjet e dendura, përmbytet një pjesë e shëtitores në Himarë

TË GJITHA

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom