• Kontakt
Wednesday, July 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një vit pa TikTok me vrasje, dhunë dhe mashtrime, për çfarë shërbeu urdhri i Ramës?

17:01 : 04/02/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Rrjeti social “TikTok” ka përfunduar “dënimin” e vendosur nga kryeministri, Edi Rama pas ngjarjeve tragjike që përfshinë adoleshentë.

Ditën e sotme, Këshilli i Ministrave ka shfuqizuar vendimin,  i cili parashikonte masa të përkohshme për kufizimin e platformës “TikTok”.

TikTok u mbyll dhe u shpall i paligjshëm rreth një vit më parë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, vetëm disa metra larg shkollës.

Për të shmangur këto tragjedi, kryeministri vendosi ta “dëbojë” rrjetin social nga vendi ynë. Por edhe pas ndëshkimit të autorit, sherret mes adoleshentëve, që në disa raste kanë pasur pasoja fatale, nuk u ndalën.

Nga TikTok-u te thika: adoleshentët vriten pranë shkollave, institucionet flenë!

Lexo edhe:

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

TikTok u mbyll, por dhuna nuk u ndal

Dy adoleshentë të tjerë humbën jetën. Erion Boba humbi jetën pasi u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Konflikti ndodhi më 25 nëntor të vitit 2025, jashtë shkollës “Dom Nikollë Kaçorri” në Durrës.

Gjatë përplasjes, 14-vjeçari e goditi katër herë me thikë bashkëmoshatarin e tij, 15-vjeçarin Erion Boba, duke e plagosur rëndë në gjoks, pranë zemrës.

Fillimisht ai u dërgua në Spitalin e Durrësit dhe më pas në QSUNT, ku qëndroi në kujdes intensiv për disa ditë, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Një tjetër rast është vrasja e 14-vjeçarit Erald Xhejo nga bashkëmoshatari i tij Enedio Guri në fshatin Pirg të Maliqit, më 14 gusht 2025.

Nga rrjetet sociale te dhuna fizike

Gjithashtu, edhe pse TikTok ishte i mbyllur, ai u bë shkak për dhunën ndaj Helidon Markut. Shkak i plagosjes u bënë komentet ofenduese gjatë një transmetimi live në TikTok.

Plagosja dyshohet se u krye me porosi të Gjokë Ndrevatajt dhe Xhemal Ukës, personazh i njohur në TikTok, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Po ashtu, edhe personazhi i njohur në TikTok, Suada Muça, u dhunua me porosi të të njëjtit person, për shkak të një debati që nisi në rrjetet sociale.

Shantazhe dhe profile false

Ndërkohë, në kohën kur TikTok duhej të ishte “i dënuar”, emisionet investigative kanë denoncuar disa raste shantazhi të kryera përmes rrjeteve sociale.

Një 22-vjeçare nga Fieri denoncoi se i janë hapur profile false në Instagram dhe TikTok. Vajzës i janë publikuar foto personale dhe numri i telefonit, ndërsa është denigruar figura e saj duke u akuzuar si prostitutë.

“Mua më kanë hedhur në TikTok dhe shkruajnë se unë dal me lekë. Më kanë publikuar fotot dhe çmimet. Kanë vendosur edhe numrin tim të telefonit. Pastaj më kanë shkruar shumë persona për takime”, shprehet ajo.

Gjithashtu, TikTok është përdorur edhe për mashtrime shëndetësore. Rreth 200 mijë dollarë të mbledhura në TikTok dhe GoFundMe për kurimin e një shtetasje të cilat dyshohet se nuk janë përdorur për këtë qëllim.

Denoncimin e bëri Entela Domi, e cila pasi kontribuoi dhe e ndoqi nga afër rastin, zbuloi se fondet nuk përputheshin me realitetin mjekësor.

Pas kërkesës për shpjegime, ajo u përball me sharje, ofendime dhe kërcënime në rrjetet sociale.

VPN dhe rreziku për të dhënat

Understanding the Concept of VPN and Its Security

Siç u pa, ndalimi i TikTok rezultoi joefektiv, pasi përdoruesit shqiptarë gjetën mënyra për ta anashkaluar, kryesisht përmes përdorimit të VPN-ve.

Pavarësisht përpjekjeve për bllokim, TikTok mbeti shumë popullor në Shqipëri. Sipas të dhënave të kompanisë ByteDance, në fund të vitit 2024, aplikacioni kishte 1.53 milionë përdorues mbi moshën 18 vjeç në një vend me 2.4 milionë banorë.

Pas ndalimit, përdorimi i VPN-ve në Shqipëri u rrit ndjeshëm. Sipas ProtonVPN, përdorimi i shërbimit të tyre u rrit me 1200% në ditën e parë të bllokimit dhe kjo tendencë vijon. Aktualisht, VPN-të janë aplikacioni i tretë më i shkarkuar në App Store për muajin e fundit, pas ChatGPT dhe Temu.

Por sipas ekspertëve, një VPN falas nuk hap vetëm një faqe të bllokuar, por mund të hapë edhe derën për abuzim me të dhënat personale, ndjekje të fshehtë dhe rrezik serioz për sigurinë e përdoruesve.

Një VPN (Virtual Private Network) krijon një lidhje të enkriptuar mes pajisjes dhe një serveri në një vend tjetër, duke maskuar adresën IP dhe aktivitetin online. Përdoret për privatësi dhe akses në përmbajtje të kufizuar.

Në përfundim, mbyllja e TikTok-ut rezultoi një masë më shumë simbolike sesa reale. Platforma nuk u zhduk, por u zhvendos në “nëntokë” përmes VPN-ve, duke u kthyer në një hapësirë edhe më të pakontrolluar dhe më të rrezikshme për të rinjtë.

TikTok-u, pasi Rama e “futi në burg”, u shndërrua në një të burgosur të pabindur, i cili vazhdoi të funksionojë jashtë çdo rregulli dhe të shkaktojë edhe më shumë dëme: dhunë mes adoleshentëve, shantazhe, mashtrime financiare dhe rrezik për të dhënat personale.

Në vend që ndalimi të ulte problemet, ai krijoi kushte që ato të zhvilloheshin pa asnjë kontroll institucional./Boldnews.al/

Etiketa: Edi Ramakeshilli i ministraveTikTok

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marshimi në Tiranë, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës

21:48 : 14/07/2026
AKTUALITET

Marta Kos mesazh Ramës: Nuk ka anëtarësim në BE, pa shfuqizuar ligjin për investimet strategjike

21:22 : 14/07/2026
AKTUALITET

Qytetari: Kryeministri ka gjysmën e partisë në burg, na bën moral ne! Mbaj përgjegjësi dhe ik

21:03 : 14/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Hetoni pasurinë e Ramës dhe Ballukut!

20:45 : 14/07/2026
AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
Para

Banorët e Luzit bllokojnë rrugën: Do e përshkallëzojmë nëse s’ka zgjidhje! Kalaja: Policia larg duart nga protestuesit

TË GJITHA

Spanja mposht Francën dhe bëhet finalistja e parë e Botërorit

23:12 : 14/07/2026

Horoskopi 15 Korrik: Dashuri të reja për beqarët, debate në çift dhe surpriza me paratë

23:01 : 14/07/2026

Aksident me vdekje në Vlorë

22:51 : 14/07/2026

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 45-të në Tiranë kundër Ramës

22:46 : 14/07/2026

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026

Spanja dyfishon rezultatin me Francën, pranë finales së madhe

22:31 : 14/07/2026

Oyarzabal hyn në histori, barazon rekordin legjendar të Butragueños

22:25 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş