• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kuvendi leckë për fshehje gjurmësh”, Spahia: Rruga për në qelinë e Ramës kalon nga Balluku

13:37 : 03/02/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputeti demokrat Bardh Spahia ka akuzuar mazhorancën se po e kthen Kuvendin në një “zyrë protokolli” që miraton automatikisht nismat e qeverisë, duke shmangur debatin dhe rolin kushtetues të parlamentit.

Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Spahia u shpreh se ligjet “vijnë të gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa përgjegjshmëri”, ndërsa nismat e opozitës, sipas tij, rrëzohen sistematikisht.

Sipas deputetit demokrat, situata është përkeqësuar edhe më tej për shkak të, siç tha ai, vonesave në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet lidhur me kërkesën e SPAK për arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Spahia e cilësoi këtë si një “shkelje të rendit kushtetues” dhe akuzoi mazhorancën për përdorim të procedurave për të penguar drejtësinë.

Ai thekson se Rama po mbron arkën e zezë, që të mos hapet sepse brenda saj është skema e pasurimit të tij.

Lexo edhe:

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

“Kur shihni deputetë socialistë që ngrejnë kartonin jeshil për të mbrojtur Ballukun, mos mendoni se po mbrojnë një grua. Ata po votojnë për të mbrojtur kryeministrin Rama nga prangat. Ata po votojnë që të mos zbulohet se ku kanë përfunduar taksat tuaja.”– theksoi ai.

Më tej ai thekson se Edi Rama e di që rruga për në qelinë e tij kalon nga zyra e Belinda Ballukut, prandaj ai ka bërë parlamentin si barrikadë në atë nga atë rrugë.

“Sot parlamenti ngjan gjithnjë e më shumë me një zyrë protokolli, ku ligjet vijnë të gatshme nga qeveria dhe vulosen pa debat, pa reflektim dhe pa përgjegjshmëri.
Institucioni që duhet të mishëronte në fakt vullnetin e sovranit, është shndërruar në një shtojcë noteriale të mazhorancës. Nuk ka debat real, amendimet e opozitës nuk merren parasysh, çdo nismë që nuk buron nga Këshilli i Ministrave hidhet tutje.

Prioritet absolut kanë vetëm projektligjet e qeverisë.

Ky nxitim nuk është reformë, por tentativë për të eklipsuar rolin kushtetues të Kuvendit dhe për të zbehur përgjegjësinë parlamentare në një demokraci funksionale.
Por sot, problemi është edhe më i rëndë.

Parlamenti nuk po përdoret vetëm për të miratuar ligje me porosi politike, ai po përdoret edhe si burojë për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionet e saja kushtetuese.

Mbrojtja që po i bëhet zëvendëskryeministres Belinda Balluku është prova më e qartë dhe më e rëndë e këtij uzurpimi institucional.
Për më shumë se gjashtë javë, në kundërshtim flagrant me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit, mazhoranca po mban peng mbledhjen e Këshillit për Imunitetin dhe Mandatet.

Me artifice procedurale dhe me qëllim të qartë politik, po tentohet të pengohet dhënia e autorizimit që i nevojitet SPAK-ut për të zbatuar vendimin e tij dhe për të ushtruar arrestimin e deputetes Balluku.

Kjo është një shkelje e qartë e rendit kushtetues.

Neni 73 i Kushtetutës është i qartë. Kuvendi ka përgjegjësi të përcaktuara dhe të kufizuara kur kërkohet arrestimi i një deputeti.

Ne nuk jemi të paprekshëm.

Ne nuk jemi mbi ligjin. Asnjë mandat nuk mund të shërbejë si mburojë ndaj drejtësisë.

Mbrojtja e paprecedent politike që po i bëhet deputetes Balluku tregon qartazi se kuvendi është bërë në shërbim të interesave të pushtetit dhe jo të kushtetutës. Ky është cënim i drejtpërdrejtë i rendit kushtetues dhe një precedent ekstremisht i rrezikshëm për shtetin e së drejtës.

Askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Asnjë institucion nuk ka të drejtë të pengojë drejtësinë. Dhe në asnjë mazhorancë nuk ka mandat të përdorë parlamentin si bunker mbrojtës për pushtetin politik.

Të nderuar qytetarë shqiptarë, kolegë deputetë, është e dhimbshme, është poshtëruese të shohësh se si parlamenti i Shqipërisë është katandisur në një leckë.
Po.

Në një leckë që përdoret nga kryeministri dhe klika e tij për të fshirë gjurmët e krimit. Një institucion që duhet të ishte shtëpia e llogaridhënies, është kthyer në bunkerin e pandëshkueshmërisë.

Në vend që t’i hapim derën drejtësisë, ata i mbyllin derën së vërtetës.
Pse?

Sepse për ta, parlamenti nuk është vendi ku shërbehet, por llogorja ku fshihen ata që kanë frikë nga burgu.

Kush jeni ju që keni frikë nga drejtësia?

Njeriu i ndershëm nuk ka pse të ketë frikë nga hetimi.

Njeriu që punon me djersë, nuk ka nevojë për imunitet parlamentar. Njeriu i lirë nuk fshihet pas procedurave. Vetëm hajduti fshihet. Vetëm fajtori bllokon drejtësinë.

Belinda Balluku mban çelësat e sekreteve të mëdha financiare të kësaj qeverie. Ajo menaxhon krizën energjetike, ku zhduken qindra milionë euro. Ajo menaxhon infrastrukturën, me rrugët më të shtrenjta në Europë.

Nëse prokuroria hyn në ato zyra, ata do të gjejnë provat se fondet nuk janë zhdukur nga paaftësia, por janë devijuar drejt llogarive offshore të lidhura me pushtetin.

Rama po mbron arkën e zezë, që të mos hapet. Sepse brenda saj është skema e pasurimit të tij.

Kur shihni deputetë socialistë që ngrejnë kartonin jeshil për të mbrojtur Ballukun, mos mendoni se po mbrojnë një grua. Ata po votojnë për të mbrojtur kryeministrin Rama nga prangat. Ata po votojnë që të mos zbulohet se ku kanë përfunduar taksat tuaja.

Edi Rama e din, rruga për në qelinë e tij kalon nga zyra e Belinda Ballukut. Prandaj ai ka bërë parlamentin si barrikadë në atë nga atë rrugë.

Dhe prandaj opozita dhe qytetarët duhet të shembin këtë barrikadë, sepse pas saj fshihet e vërteta e madhe e vjedhjes.”– tha Spahia.

Etiketa: bardh spahiaEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026
AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
Para

Ankimimi i Ramës për pezullimin e Ballukut, mblidhet sërish Gjykata Kushtetuese

TË GJITHA

Rama postoi videon me mbeturina në Zvërnec, qytetarët e “kryqëzojnë”: O mret, ku ishe këto vite?!

10:11 : 04/06/2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival”, bllokohet Sheshi Skëndërbej

10:07 : 04/06/2026

Vrau efektivin, Braçellari bëri rekurs në GJL kundër dënimit me 10 vite burg por iu rrëzua! Detaje nga dosja

10:05 : 04/06/2026

6 interpelanca me Ramën dhe ministrat, ç’pritet të ndodhë sot në Kuvend, zbardhet rendi i ditës

10:00 : 04/06/2026

PAMJET nga krimi në Maliq, momenti kur efektivi i plagosur transportohet te Trauma

09:53 : 04/06/2026

Kush e vrau efektivin e ‘Shqiponjave’ në Maliq/ Del FOTO e autorit, person me rrezikshmëri të lartë

09:36 : 04/06/2026

Dosja “Balluku”, ish-futbollisti i Kombëtares, Igli Tare paraqitet në SPAK

09:32 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom