• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Epstein i dërgoi 75 mijë dollarë ish-ambasadorit britanik në SHBA, Peter Mandelsonit i del dhe fotoja intime

20:08 : 01/02/2026
në BOTA

Jeffrey Epstein ka bërë pagesa prej 75 mijë dollarësh në llogari të lidhura me ambasadorin britanik Lord Peter Mandelson, sipas deklaratave bankare të publikuara nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve.

Midis viteve 2003 dhe 2004, Epstein duket se ka dërguar tre pagesa të ndara nga 25 mijë dollarë, duke përmendur Lord Mandelson.

BBC shkruan se këto pagesa janë pjesë e miliona dokumenteve të publikuara të premten, të lidhura me Epstein-in, i cili ishte një i dënuar për krime seksuale, dhe kjo është seria më e madhe e dokumenteve të ndara nga qeveria amerikane deri më tani.

Lord Mandelson tha se nuk kishte asnjë regjistër dhe nuk mbante mend t’i kishte marrë këto shuma parash nga Epstein dhe nuk dinte nëse dokumentet ishin autentike. Ai u kërkoi falje “pa rezervë grave dhe vajzave që vuajtën” nga Epstein dhe shprehu keqardhje që e kishte vazhduar miqësinë me të edhe pas dënimit të tij.

Në këtë seri dokumentesh janë zbuluar edhe fotografi të ish-ambasadorit britanik në SHBA të veshur vetëm me të brendshme. Në një fotografi të redaktuar, ai shihet pranë një gruaje, fytyra e së cilës nuk duket. Mandelson ka thënë se nuk e mban mend as vendndodhjen, as identitetin e gruas dhe nuk mund “të kujtojë rrethanat” e asaj fotoje. Nuk dihet se kur apo ku janë marrë këto imazhe.

Lexo edhe:

Kritika për dosjen ‘Epstein’, Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme

EMRAT/ Personazhet publikë të përfshirë në dosjen “Epstein”, mes tyre ish-presidentë dhe artistë

Deklaratat bankare të publikuara së fundmi, të raportuara për herë të parë nga Financial Times, tregojnë tre pagesa të ndara që përmendin Lord Mandelson, i cili në atë kohë ishte deputet i Partisë Laburiste për Hartlepool, dhe dërgohen nga llogaritë bankare të Epstein-it në JP Morgan.

Pagesa e parë, e datës 14 maj 2003, tregon një transferim në një llogari Barclays ku Reinaldo Avila da Silva (partneri i Mandelson-it në atë kohë) figuron si “A/C”, zakonisht shkurtesë për llogarinë. Në atë pagesë, “Peter Mandelson” figuron si “BEN”, zakonisht shkurtesë për përfituesin.

Pagesat e dyta dhe të treta, nga 25 mijë dollarë secila, janë bërë në llogaritë HSBC vetëm disa ditë më vonë në qershor 2004, ku përsëri “Peter Mandelson” është i vetmi i përmendur si “BEN”. Nuk dihet nëse këto pagesa kanë arritur realisht në llogaritë e emëruara.

Da Silva, i cili u martua me Lord Mandelson në vitin 2023, përmendet edhe në pjesë të tjera të dokumenteve të Epstein. Email-et e vitit 2009 tregojnë se Epstein i kishte dërguar 10 mijë paund për një kurs osteopatie.

Lord Mandelson ka thënë se ka qenë “shumë i qartë” për marrëdhënien e tij me Epstein gjatë intervistave për BBC-në dhe nuk ka pasur asgjë më për të shtuar.

Sjellim ndërmend se Mandelson ishte i dërguar si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në SHBA në vitin 2024, por u shkarkua një vit më vonë pas zbulimeve të reja mbi miqësinë e tij me Epstein. Dokumentet tregojnë gjithashtu se ai mbajti kontakte me Epstein edhe pas dënimit të tij në 2008 dhe i dërgonte mesazhe mbështetëse.

Epstein u dënua në vitin 2008 për shfrytëzim të vajzave të mitura për prostitucion dhe vdiq në vitin  2019 ndërsa priste gjyqin për trafik seksual.

Etiketa: Dosja "Epstein"jeffrey epesteinLord Peter Mandelson

Lajme të lidhura

BOTA

Kritika për dosjen ‘Epstein’, Trump shkarkon nga detyra Prokuroren e Përgjithshme

19:44 : 02/04/2026
BOTA

EMRAT/ Personazhet publikë të përfshirë në dosjen “Epstein”, mes tyre ish-presidentë dhe artistë

18:24 : 15/02/2026
AKTUALITET

Shqipëria në dosjen Epstein/ Zbardhet e-maili i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të KiE: Isha në Tiranë

12:54 : 31/01/2026
BOTA

Dosja “Epstein” po kthehet në problem serioz për Trump

15:21 : 24/07/2025
Para

Diplomati anti shqiptar klient familjar i Epstein

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom