• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Çështja “Balluku” mes dy qasjeve PE dhe qeveri

PE apelon për mbështetje të SPAK-ut, qeveria ngul këmbë tek imuniteti kushtetues

17:21 : 30/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Andreas Schieder, shveshi disi gjuhën diplomatike teksa komentoi punën e Prokurorisë Speciale SPAK në përballje me politikën. “Është thelbësore që puna e SPAK-ut të mos ndërpritet nga aktorë të tjerë dhe që institucionet e tjera shtetërore të mbështesin punën e SPAK-ut”, tha zyrtari i PE-së.

Në përcjellje të mesazhit Schieder tha se: “Shtetet anëtare duhet të jenë unanimisht të qarta se çdo përpjekje për të minuar reformën apo SPAK-un mund të shkaktojë dëme serioze dhe do të rrezikonte gjithashtu të përmbyste ecurinë e arritur në luftën kundër korrupsionit dhe arritjet e viteve të fundit në këtë drejtim”

Çështja Balluku

Periudha e faktmbledhjes së reporterit të Parlamentit Europian për Shqipërinë korrespondoi me përplasjen e hapur institucionale qeveri-SPAK, në lidhje me çështjen “Balluku”. Prokuroria Speciale më 16 dhjetor të vitit të kaluar i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë dhënien e autorizimit për arrestimin e Belinda Ballukut, zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Ajo akuzohet për shkelje të barazisë së pjesëmarrsve në tendera ose ankande publike, në tetë raste, për dy vepra publike, ndërtimi i tunelit të Llogarasë dhe shtatë lotet e Unazës së Madhe.

Lexo edhe:

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

Që nga 16 dhjetori Parlamenti ka shmangur marrjen në shqyrtim të kërkesës së SPAK, duke njoftuar së fundmi se presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese që të shprehet në lidhje me masën e parë të marrë nga GJKKO ndaj Ballukut për pezullim nga detyra.

“Të gjitha institucionet duhet të mbështesin punën e SPAK, por nuk është për Kuvendin apo për Parlamentin Evropian që të ndërhyjnë apo për të bërë komente specifike. Jam i sigurt dhe për parlamentin në Shqipëri që do të bëhen diskutimet e duhura dhe vendimet e duhura do të merren në bazë të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit”, tha Schieder.

Qëndrimi i ministrit

Ndërsa raportuesi i PE-së ishte i sigurt se Kuvendi i Shqipërisë do të marrë vendimet e duhura, pak minuta më vonë në një konferencë shtypi, Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari ndau një qëndrim të prerë për çështjen Balluku dhe imunitetin e saj. “Qëndrimi i mazhorancës ka qenë i qartë. Kryeministri ka ushtruar të drejtën e tij për të vënë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese. Në thelb qëndron pretendimi i një pushteti ekzekutiv për kalim te një pushtet tjetër, gjyqësor. Këtu kemi të bëjmë me pushtetin legjislativ që konfirmon mandatin e ministrave përfshirë edhe mua dhe nga ana tjetër Kushtetuta përcakton qartë që ministrat gëzojnë imunitetin e deputetëve”, tha Lamallari.

Situata politike

Raportuesi i PE-së nëse me çështjen e përplasjes me SPAK qe i qartë, për situatën politike dhe protestat e opozitës kërkoi të mos bëheshin “dramatike”, “pa përdorim molotovesh” dhe diskutime brenda institucioneve, duke sigjeruar se: “kjo vlen për të dyja palët”. “…ne si PE, mendojmë që ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap para, të mos dramatizohet çdo gjë, të mos fillohet me molotovë, por të luftohet fort me argumente në skenën politike aty ku duhet. Kjo vlen edhe për opozitën edhe për qeverinë”, tha Schieder.

Ai u kujtoi palëve që në pranverë vendi ynë kalon në verifikime të hollësishme në përmbyshjen e detyrave të lëna për integrimin e vendit në BE.

“Në pranverë Shqipëria do fillojë të mbyllë kapitujt, do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin. Nuk bëhet fjalë vetëm për hapjen e kapitujve, por edhe për mbylljen. Ideja e ligjit nuk është që ne e kënaqem BE”, tha ai, duke përmbyllur me sugjerimin që: “Arena politike, duhet të bëni të pamundurën, që të ketë komunikimin e duhur për mënyrën se ku është Shqipëria tani dhe se ku do arrijë në të ardhmen”./ Sebi Alla, Faktoje.al

Etiketa: belinda ballukuParlamenti Europian

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Protestuesja nga Belgjika – Ramës: Nëse do hetosh “review” e popullit, hiq imunitetin e Ballukut

22:36 : 12/07/2026
AKTUALITET

Lista me emra/ Njeriu i Ulsi Manjës në krye të KPP, Balluku kap institucionin

16:44 : 11/07/2026
AKTUALITET

“Në Shqipëri është zhbërë shteti ligjor”/ Bardhi në PE: Rama bashkëpunëtor me krimin e organizuar

11:52 : 09/07/2026
AKTUALITET

Eurodeputetja Strik fjalim në PE për dëmet e rënda mjedisore dhe mbrojtjen politike të Ballukut

20:34 : 08/07/2026
AKTUALITET

Aferat që i bashkojnë/ Balluku drekon me mikun izraelit të Ramës, Ron Yeffet (foto)

21:52 : 07/07/2026
AKTUALITET

“Të gjitha rrugët e Ballukut janë shembur”, protestuesi: Si hidhen miliona euro pa kryer studime gjeologjike?!

19:30 : 06/07/2026
Para

"Nuk lihet burri për një shpullë", Aulona Musta: Brikena i nderoi gjithë shpellarët

TË GJITHA

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026

Berisha nxjerr FOTOT, diaspora pret me protesta Ramën në Bruksel

20:28 : 14/07/2026

Rama premton sërish “standardet europiane”, ndërsa prej 45 ditësh qytetarët protestojnë kundër qeverisë së tij

20:19 : 14/07/2026

“Qeveria Rama e zhytur në korrupsion”/ Gazeta gjermane: Nuk ka shpresë për integrimin e Shqipërisë!

20:07 : 14/07/2026

Aktivistja: Qeveria nuk ka përmbushur nevojat bazike! Merren toka për ligje të bëra me porosi

19:52 : 14/07/2026

Aksident i rëndë në Cërrik, humbin jetën dy persona

19:36 : 14/07/2026

France 24 për protestat në Shqipëri: Dua Lipa sfidon qeverinë për transparencën e projektit në zonën e mbrojtur

19:33 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş