• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Më mbajnë paratë”/ Si u fut në Shqipëri kompania e lituanezit e akuzuar për skllavëri në Maltë

22:46 : 28/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Shqipëria ka mjaft nevojë për punëtorët e huaj, por, denoncimet zbulojnë se sipërmarrësit dhe institucionet po i lënë në mëshirë të fatit ndaj abuzimeve.

Shtetasi indian që denoncon kompaninë rekrutuese për skllavëri, zbardh skemën se si ata bien pre e mashtrimit. Përpos mohimit të të drejtave të ofruara në kontratë, atij i mbahen edhe një pjesë dërrmuese nga paga e tij. Kontrata rezulton fiktive dhe ajo shërben vetëm si mbrojtje ndaj kontrolleve të institucioneve.

“Kur erdha, puna dhe rroga e parë po vinte tek unë. Isha shumë i gëzuar, se ishte shumë rrogë e mirë e mendova se ishin orët shtesë që kisha punuar shumë dhe mendova se ishin para për mua. Kompania më kishte thënë 8 orë, por kisha bërë ekstra shumë, por kur shkova te zyra e tyre, te kompania ime.

Më thanë se këto janë fitimet e tua, 45% janë të kompanisë dhe 55% janë të tuat. Dhe po ashtu, pasi më dha 55%, më ndali dhe qiranë e shtëpisë 150 euro, për çdo muaj. I thashë kjo është falas, jo tha nuk është falas. Por kjo është kontrata jote i thashë, ushqimi dhe të gjitha, pse nuk i paguan. Kjo kontrata nuk është për ty, është vetëm për qeverinë më tha”, u shpreh denoncuesi nga India.

Ky i ri, thotë se nuk po flet vetëm për vete, por edhe për indianët e tjerë që u rekrutuan bashkë me të dhe nuk kanë guxim të denoncojnë.

Lexo edhe:

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

Ne i jemi drejtuar Agjencisë së rekrutimit, WFDM, për të mbajtur një qëndrim lidhur me denoncimin dhe gjetjet e programit, por nuk morëm asnjë përgjigje zyrtare deri në transmetimin e dokumentarit.

Megjithatë, jashtë kamerave, një përfaqësues i kompanisë mohoi deklarimet e shtetasit indian. Ai pretendon se janë mbajtur të gjitha zotimet dhe kontrollet e Inspektoratit të Punës nuk kanë gjetur shkelje.

Por, i intervistuari ynë thotë se atij i duhet të mbulojë shpenzime që duhej ti paguante kompania rekrutuese.

“U shokova, 150 euro për shtëpinë, 40 për energjinë elektrike, 20 euro këtë janar për benzinë. Ushqimi, çdo muaj blej ushqim, është i shtrenjtë, sepse jam vegjetarian. Shumë e vështirë për mua. Shkoj nga mëngjesi në darkë dhe në fund më bien diku te 300 euro, ndonjëherë 200 euro.

Tani jam shumë i lodhur, pasi fitoj vetëm 200-300 euro. I bëja në Indi, pse erdha këtu. Dua të fitoj 500 euro, më shumë”, u shpreh denoncuesi nga India.

“Sepse pagesat nuk janë të larta, ata variojnë 5-600 euro mesatare. Për tregun që jemi, nuk themi se kanë mundësi të largohen dhe të bëjnë diçka më shumë. Të paktën vitin e parë mund të themi se ka njëlloj skllavërie moderne ndaj tyre”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

Emigranti që ka ardhur nga India thotë se është çliruar nga kompania që e solli në Shqipëri dhe ka gjetur një punë të re, me një tjetër kompani ndërmjetëse.

Plani është se kam gjetur punë të re. Kam lënë kompaninë, pasi kjo kompani është shumë e rrezikshme, më kanë mashtruar mua dhe të gjithë indianët.

Agjencia WFDM, që ka rekrutuar indianin rezulton se operon Në Shqipëri, Maltë dhe Qipro.

Ajo merret kryesisht me gjetjen e personave për shërbim delivery. Kompania është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 11 janar 2024, pra operon prej dy vitesh në tregun shqiptar.

Ortaku i vetëm është Narusevicius Mantvidas, një shtetas nga Lituania. Ajo që bie në sy është fakti se në Maltë, ku operon prej vitesh, ka pasur po ashtu akuza për shfrytëzim punëtorësh dhe skllavëri moderne. Në një ndër mediat prestigjioze në ishull “The maltese Herald”, denoncohet se agjencia e tij e rekrutimit ka dritëhije të forta sa u përket mënyrës së afrimit të këtyre punonjësve.

“Agjencitë shmangen në procesin e marrëdhënies kontraktuale ndërmjet punëdhënësit dhe punëtorit të huaj. Merren me shumë me problematikat e aplikimit të punonjësit tek aplikimi, viza, lejet e qëndrimit, por më pas ia lënë në dorë punëmarrësit. Shmangen nga përgjegjësitë për të ndjekur më pas ecurinë e punëtorit këtu. Përgjegjësia më pas bie totalisht mbi punëdhënësin shqiptar”, u shpreh eksperti i punësimi Arber Xhihani.

“Për fat të keq nuk mund të them se trajtohen në mënyrë dinjitoze, apo si shqiptarët. Që kur arrijnë në Rinas u merret pasaporta, që të mos lejohen të bëjnë kalime. Dhe nëse do të duan të aplikojnë diku tjetër, të ndalohen. U mbahen deri sa ta shohin të arsyeshme. I shohin si objekt që janë pjesë të tyre, sa kohë kanë interes i mbajnë”, u shpreh avokatja Xhina Veizi.

“Punonjësit e huaj nuk kanë pretendime, pritshmëri, vijnë realizojnë procesin teknik dhe mekanik. U kërkohet llogari, u tërhiqet vëmendje. Janë shumë më të nënshtruar dhe s’kanë interes për të kërkuar disa kushte pune”, u shpreh eksperti i punësimi Erion Muça. /Inside Story

Etiketa: Narusevicius Mantvidaspunetore te huajShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

The Guardian: Dua Lipa i quan “frymëzuese” protestat kundër qeverisë në Shqipëri

10:53 : 15/07/2026
AKTUALITET

Paradoksi i tregut të punës: Më shumë të papunë afatgjatë me arsim të mesëm se me 8/9-vjeçar

22:41 : 14/07/2026
AKTUALITET

Rritet prodhimi i mjaltit në Shqipëri, por bie rendimenti për koshere

19:08 : 13/07/2026
AKTUALITET

Temperaturat/ Shqipëria hyri në verë me nivele mbi normalen, ndërsa nxehtësia mbërtheu Europën

09:16 : 13/07/2026
AKTUALITET

Bilanci shqiptar i sanksioneve kundër Moskës

09:03 : 13/07/2026
AKTUALITET

Ndryshimet e taksës shtojnë barrën mbi familjet; Çmimi i pronave, i deformuar nga pastrimi i parave

08:35 : 12/07/2026
Para

Kancelari gjerman Merz: Regjimi iranian i ka ditët e numëruara

TË GJITHA

Martinez vulos ëndrrën! Argjentina mposht Anglinë dhe fluturon në finalen e Botërorit

23:04 : 15/07/2026

Çfarë kanë rezervuar yjet për nesër? Ja shenjat me më shumë fat

23:02 : 15/07/2026

Përmbysje e çmendur! Argjentina kalon në avantazh ndaj Anglisë

22:57 : 15/07/2026

Argjentina barazon Anglinë, Fernandez rikthen ekuilibrin në gjysmëfinalen e Botërorit

22:50 : 15/07/2026

“Fiken” rrjetet sociale në Britani pas mesnatës për adoleshentët

22:49 : 15/07/2026

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026

Ndërron jetë një i paraburgosur në Vlorë

22:33 : 15/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobetfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş