Gazetari Armand Shkullaku tha se ndërhyrja e forcave të rendit gjatë protestës së opozitës më 24 janar ishte shenjë paniku të qeverisë dhe jo një reagim normal për ruajtjen e rendit publik.
I ftuar në emisionin “Çim Peka LIVE”, Shkullaku tha se përdorimi i gazit lotsjellës, ujit me piper dhe forca e ushtruar ndaj qytetarëve dhe gazetarëve ishin të pajustifikuara dhe disproporcionale.
Sipas tij, protestat e deritanishme kishin një skenar të parashikueshëm, por këtë herë autoritetet reaguan në mënyrë kaotike sapo situata doli nga kontrolli i zakonshëm.
Unë nuk e pashë këtë reagim si shenjë të nervozizmit të mazhorancës, por si shenjë të një paniku të papritur. Pra, çfarë kuptova unë nga kjo protestë? Unë nga kjo protestë kuptova që sikur vetëm një moment, një minutë, dy minuta skenari i protestës të dali jashtë raportimeve të agjentëve të Ramës brenda radhëve të opozitës, shtetin e kap, shtetin domethënë, qeverinë, Partinë Shtet e kap paniku.
Ku e pamë këtë? Deri më sot protestat, se pse duhesh përdorur gaz lotsjellës te kjo protestë dhe jo te tjetra, fjala vjen. Çfarë ndodhi? Biles këtu kishte më pak shashka se në çdo protestë tjetër. Dhe s’kemi parë gaz lotsjellës që nga koha e Sandër Kimikut.
Këtu tashti pamë gaz lotsjellës, makinat me ujë, ujë me piper, pra një sulm disproporcional ndaj qytetarëve që protestonin, madje dhe ndaj fëmijëve. Pse ndodhi kjo gjë? Kjo gjë ndodhi se në qoftë se protestat e tjera skenari i opozitës ka qenë i qartë. Mbaheshin fjalimet, hidheshin ca shashka, shkonin në shtëpi.
I vetmi element që këtu qe i ri në këtë protestë, ishte mos ikja e Sali Berishës nga tribuna. Pra, një burrë në atë moshë, qëndroi në tribunë deri në fund. Fakti që Berisha qëndroi në tribunë dhe tundja e flamurit në drejtim të Kryeministrisë, ka krijuar panik tek Edi Rama dhe aty kuptohet që është dhënë një urdhër i pakuptimtë. Shkrehni gjithë gazin që keni, gjithë ujin, gjithçka, sepse qe disproporcional dhe i panevojshëm.
Por e lëmë Kryeministrinë. Çfarë ndodhi te parlamenti? Se te Kryeministria u luajtën 5 shashka. Ju e patë që dhe në krahun e xhamisë, dhe nga krahu tjetër i Toptanit, turma policësh që turreshin dhe godisnin kë kishin afër, gjuanin me gaz lotsjellës edhe mbi trupa njerëzish.
Kjo shpjegon që urdhri ka qenë kaotik. Urdhri ka qenë, shpërndajeni me çdo çmim, me çdo mjet, me çdo formë. Shikoni arrestimet që ndodhën mbrapa. Mund të shoqërohet një fëmijë 10 vjeçar? Në polici? Mund të merret zvarrë burra në moshë? Mund të goditen gra? Mund të qëllohet me gaz lotsjellës mbi gazetarët që ishin aty? Pra, gazetarët gjithmonë janë ruajtur.
Kësaj radhe, po, sepse në momentin që është dhënë urdhri që Berisha ka qëndruar në tribunë dhe ata kanë kujtuar se qëndrimi i Berishës në tribunë ka qenë sinjal për një goditje më të fortë, atëherë ata kanë qëlluar dhe mbi gazetarët. Unë po e shikoja, se e qëlloi që po e kaloja dhe te Euro Neës në atë moment dhe ishte gazetarja e Euro Neës e cila nuk arrinte dot të raportonte për shkak e mbytur dhe nga të mbytjes së gazit.
Pra goditja mbi qytetarët pa dallim, moshë dhe gjinie, ëh, goditja mbi gazetarët, dhe sulmi i pakuptimtë me valë goditëse herë pas here mbi njerëzit para parlamentit, që s’kishte asnjë përplasje, nuk kishte asnjë, vetëm pesë deputetë shkuan aty që u shtynë pak me policët. E kemi parë skena shumë herë më të forta, më të fuqishme dhe nuk ka pasur reagim.
Pra, këto janë shenja që e para ka një panik dhe nuk është nervozizëm për mua. Dhe gjithmonë e dimë që regjimet kur janë në panik veprojnë në mënyrë të tillë derisa pastaj, kjo është sfida që i bëhet opozitës. Këto valë o bëhen më të forta, ose po s’ka fuqi, se ka regjime që janë të fuqishëm, gjysmën i blejnë, gjysmën i fusin në burg, një pjesë të madhe i heqin nga puna, do shuhet. Ky është elementi i parë, pra paniku që për mua është i, është i qartë.
Pra është reagim panik që ndodh në çdo regjim kudo ku kemi parë. Elementi i dytë që thashë pak në fillim që është shumë i rëndësishëm, ky i takon opozitës. Opozita e pa që vetëm në as dy minuta nuk ishin, që bëri një qëndrim Sali Berishës në tribunë, një shenjë që i dha zemër njerëzve të afroheshin dhe çoroditi policinë, ëh, shkaktoi këtë kaos në reagimin e forcave të rendit. Kështu që opozita është shumë e vështirë, thashë, regjimi ka njerëz kudo, përgjon, bën presion, godet, arreston, por në një mënyrë ose në një tjetër duhet të gjejë patjetër një zgjidhje që të organizohet ndryshe. Pra, kur them të organizohet ndryshe, duhet të rrisi shumë më tepër shkallën e goditjes. Përdorimi i gazit lotsjellës, në qoftë se e mbani mend, Këshilli i Europës e bëri një rezolutë mbas ngjarjeve të jelekverdhëve në Francë. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj turmave që nuk rrezikojnë me armë, goditje e të tjera e të tjera jetët e njerëzish, është armë, quhet armë e dëmtimit në masë të njerëzve. Pra nuk lejohet të përdoret.
E gjen në redaksi vendimin që ka marrë Këshilli i Europës për çështjen e përdorimit të gazit lotsjellës. Pra gazi lotsjellës nuk është ujë ose parfum që i hedh dikujt për ta shqetësuar. Gazi lotsjellës është armë. Kështu që thashë, opozita duhet të marri disa masa mbas kësaj. Në qoftë se do ta vazhdojë këtë zemërim që aq sa u dha këtë radhë, pra që ishte ndryshe nga herët e tjera, që ta kthejë pak nga pak ë në një revoltë popullore.
Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që me aq njerëz sa ka, protesta mund të jetë njëkohësisht në disa vende në Tiranë dhe në disa qytete në Shqipëri. Mund të goditet Kryeministria si simbol i korrupsionit, por mund të goditet edhe parlamenti si simbol i kapjes së shtetit.
Mund të goditet objekte që mund të quhen simbol i korrupsionit dhe diskriminimit që po i bëhet Partisë Demokratike, opozitës dhe vetë qytetarëve. Pra ka shumë elementë që opozita duhet t’i vërë në provë. Është e dënuar për mua që t’i vërë në provë.
Përndryshe pastaj do të rikthehet te ai rituali, do bëjnë ca protesta, do dalin këta të Ramës do thonë protesta qe e dhunshme, ëh opozita ju kthye zanatit të vjetër, dhunës e të tjera e të tjera. Do dalin këta të tjerët thonë që qeveria është e dhunshme.”, tha Berisha.














