• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Irena Gjoka e dënuar me burg/ Berisha kërkesë KLGJ-së: T’i ndërpritet mandati! Shqyrtoni relacionin e PP-së

15:19 : 23/01/2026
në AKTUALITET, POLITIKE

Kryedemokrati, Sali Berisha i është drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) me një kërkesë zyrtare, përmes së cilës kërkon vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative dhe deklarimin e mbarimit të mandatit të gjyqtares Irena Gjoka.

Kërkesa lidhet me procesin e verifikimit të integritetit të magjistrates në kuadër të ligjit të dekriminalizimit dhe statusit të gjyqtarëve.

Sipas Berishës, ekzistojnë prova dhe vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet greke, si dënim me burg dhe dëbim nga një shtet i huaj, të cilat pretendohet se nuk janë deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, në kundërshtim me detyrimet ligjore.

Në këtë kontekst, Berisha kërkon që Këshilli i Lartë Gjyqësor të shqyrtojë dokumentacionin shoqërues dhe rezultatet përfundimtare të verifikimit të thelluar të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme.

“Së pari: Kërkojmë vendosjen në dispozicion të akteve të dosjes administrative. Në vijim të procedurave administrative, Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar Kërkuesin për kërkesat që i janë dërguar nga ky institucion Prokurorisë së Përgjithshme, por nuk ka vënë në dispozicion përgjigjet që janë dërguar nga Prokuroria e Përgjithshme.

Lexo edhe:

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

Së dyti: Paraqesim prova dhe kërkojmë të merren në shqyrtim së bashku me relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme për rezultatin përfundimtar të procesit të verifikimit të thelluar. Ligji nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, neni 3, bashkë me Vendimin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015” ka përcaktuar detyrimin e subjekteve që ushtrojnë funksionin e gjyqtarit në datën e hyrjes ne fuqi të këtyre akteve të plotësojnë formularin e vetdeklarimit të miratuar prej këtyre akteve, ku duhet të pasqyrojnë çdo dënim penal të dhënë ndaj tyre, si dhe çdo masë dëbimi nga shtete të Bashkimit Europian. Në dispozitat e këtij ligji (neni 15/2) parashikohet se një subjekt i detyruar sipas këtij ligji për të plotësuar formularin e vetdeklarimit, në rast se nuk e plotëson saktë, i ndërpritet mandati, përveç se përbën veprën penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal”,- thuhet në kërkesën e Berishës.

Ndërkohë, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se më 19 janar 2026 i ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor relacionin përfundimtar mbi verifikimin e formularit të dekriminalizimit të gjyqtares Irena Gjoka, ndërsa pritet vendimmarrja e KLGJ-së mbi kërkesën për mbarimin e mandatit të saj.

LEXO EDHE:

Irena Gjoka fshehu dënimin në Greqi, çfarë rrezikon gjyqtarja e posaçme

Etiketa: Irena GjokaKLGJSali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha në Asamblenë e Përgjithshme të IDC-CDI-së: Narkoshteti i Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh

10:59 : 14/07/2026
AKTUALITET

Salianji: Deputetët e PD ishin kundër bojkotit, Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:07 : 14/07/2026
AKTUALITET

Bojkotuan Kuvendin/ Përplasje në grupin e PD, deputetët kundër vendimit të Berishës, zbardhen SMS-të

09:33 : 14/07/2026
AKTUALITET

Berisha nga Brukseli: IDC-CDI grup hetimi për lidhjet e qeverisë shqiptare me kartelet e drogës

19:28 : 13/07/2026
AKTUALITET

“Saliu na mori vota dhe nuk na dha pronat”/ Protestuesja: Ramës dhe Berishës t’iu sekuestrohen pasuritë

22:04 : 12/07/2026
AKTUALITET

Shqiptarët vendimmarrës, jo spektatorë

18:53 : 12/07/2026
Para

Zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, mashtrimi i radhës i Belinda Ballukut

TË GJITHA

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026

Deklarata për spastrimin etnik të Kosovës, deputeti shqiptar në Serbi kërkon shkarkimin e ministres

14:58 : 14/07/2026

Akademia e Sigurisë heq dorë nga kateringu ‘SORI-AL”, ushqimi përgatitet në mensën e institucionit

14:37 : 14/07/2026

Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur

14:33 : 14/07/2026

“Retorikë e papranueshme”, BE dënon deklaratën e ministres serbe për “spastrimin etnik” të Kosovës

14:18 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş