Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës në Përmet. Rreth orës 19:00, një 31-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, në fshatin Skutaraq të Njësisë Administrative Petran.
Sipas informacioneve paraprake, i riu është konstatuar nga familjarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë autoritetet.
Dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.














