• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ftesa nga Uashingtoni dhe propaganda në Tiranë

18:17 : 19/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Sebi Alla

“Vlerësim i Trump për Ramën”; “e jashtëzakonshme”; “përmasë historike”; …! Këto ishin disa nga fjalitë e shpeshta të kryediplomates shqiptare Elisa Spiropali, të thëna në një konferencë gati të “jashtëzakonshme” shtypi, teksa komentoi ftesën që Presidenti Amerikan Donald Trump u ka bërë krerëve të shteteve të më shumë se 100 vendeve të botës, mes tyre edhe Shqipërisë për pjesëmarrje në “Bordin e Paqes” që do të mbahet në SHBA.

“Ftesa është një vlerësim i lartë për rolin e Shqipërisë në paqe dhe stabilitet. Vlerësim i drejtpërdrejtë i Trump për Ramën që është ftuar personalisht. Por fatkeqësisht edhe kjo është përballur me një lum reagimesh në mexhelisin mediatik”, u shpreh Spiropali, për ftesën.

Me këtë frymë kanë reaguar shumë përfaqësues të mazhorancës, të cilët takimin në “Bordin e Paqes”, ku temë kryesore e diskutimeve është siguria dhe rindërtimi i Gazës në Palestinë, e shohin si vlerësim personal nga vetë Trump për kryeministrin tonë.

“Një letër me tekst të njëjtë, i cili ka mbërritur në mbi 100 shtete të botës, në vendin tonë është lexuar ndryshe, deri në një keqlexim të qëllimtë për arsye propagandistike”, thotë për Faktoje.al, politilogu Ilir Kalemaj.

Lexo edhe:

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

Si u “shit” ftesa

I pari që dha lajmin pasditen e së shtunës së kaluar për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë bord ishte vetë kreu i qeverisë.

Me shkronja kapitale, dukshëm në entuziazëm Rama lajmëroi në rrjetet e tij sociale se sapo kishte marrë një “ftesë personale” nga Trump dhe se ndihej i nderuar dhe privilegjuar që do të përfaqësonte Shqipërinë në këtë ngjarje të madhe.

“Nuk mund të jem dot më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një Shqipëri tjetër, të dinjitetshme e të respektuar botërisht si asnjëherë, e pa diskutim edhe për nivelin ku e kemi ngritur marrëdhënien e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u ftuar me një respekt e vlerësim krejt të posaçëm nga Presidenti Donald J. Trump, për t’u bërë pjesë e një bordi ndërkombëtar të krijuar e kryesuar prej atij vetë dhe për të punuar së bashku me të”, shkroi Rama.

Të dielën nuk e la sërish pas, duke paraqitur letrën e përkthyer, e cila kishte edhe gabime në përkthim.

Përtej propagandës

Politologu Ilir Kalemaj, ftesën në vetvete për pjesëmarrjen e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” e konsideron si mëse normale, ndërsa reagimet, veçanërisht nga qeveria dhe vetë Rama e analizon si propagandë.

“Shqipëria është ftuar bashkë me mbi 100 shtete të tjera. Nuk është një atribut personal i Ramës dhe është një ftesë që nuk kishte asnjë ndryshim, si ftesa drejtuar Vietnamit, Paraguajit, apo vendeve të tjera, ku ndryshonte vetëm emri i kryetarit të shtetit përkatës”, thotë Kalemaj.

Sipas tij, kjo ftesë nuk lajmërohet si në vendet e tjera, në mënyrë të thatë dhe telegrafike, por duke u njoftuar nga kreu i qeverisë me shkronja kapitale, madje anashkaluar edhe pjesën protokollare të rolit të Ministrisë së Jashtme.

Spiropali

Por vetë ministrja e Jashtme Elisa Spiropali ka një tjetër lexim të letrës së dërguar që mban formën e Trump. “Të gjithë ata që pa asnjë përgjegjshmëri publike, u turrën ta helmojnë publikun me parrullën ‘SHBA-të vendosën Shqipërinë në listën e zezë’, duke komentuar me ngazëllim gënjeshtrën se vendimi në fjalë, na lidhej me ndëshkimin e narkoshtetit të tyre imagjinar, e kanë marrë përgjigjen as më shumë e as më pak, po direkt nga Presidenti Donald Trump, i cili ka nënshkruar në letrën e tij se, Shqipëria është një partner i mrekullueshëm dhe Edi Rama është një udhëheqës i respektuar botërisht…”, tha Spiropali në konferencë.

Cili është qëllimi?

“Është një akt dëshpërimi deri diku, që tregon se mezi është pritur një sinjal nga Shtëpia e Bardhë në çfarëdolloj forme, qoftë protokollare apo formale, për ta shitur brenda vendit si një mjet të sukseshëm propagande, për të thënë që marrëdhëniet janë më të forta se kurrë dhe se SHBA-të mbështesin qeverinë aktuale”, thotë Kalemaj, teksa shton se kjo mënyrë e të trajtuarit dhe qëllimit propagandistik nuk ka element të vërtetë.

“…krejt ndryshe nga administrate Biden, siç ishte rasti i zotit Blinken që erdhi në Tiranë dhe takoi Ramën, tashmë duket se kemi një ftohje të marrëdhënieve gjë e cila është reflektuar edhe me deklaratat e ndryshme të ambasadës Amerikane në lidhje me institucionet në Shqipëri”, thotë Kalemaj. Gazetari dhe analisti Enver Robelli, në një qëndrim në rrjetet sociale thotë se Trump dëshiron të krijojë një koalicion shtetesh që do mbështesin planin e tij për Gazën.

“Nuk është sekret se kryeministri i Shqipërisë, i cili është në pushtet tashmë 13 vite, ka arritur të krijojë një profil në arenën e politikës botërore. Këtu një rol mund të ketë luajtur edhe njohja e tij – madje afërsia – me dhëndrin e Trumpit, Jared Kushner”, shkruan Rabelli. Sipas tij, nga ky raport më shumë tregtar se diplomatik natyrisht që përfiton personalisht edhe kryeministri i Shqipërisë.

“Me vetëm pak ironi mund të themi: ishulli i Sazanit e bën të rëndësishëm kryeministrin e Shqipërisë edhe në bregdetin e Gazës. Pyetja është: a përfiton Shqipëria? Mbetet për t’u parë. Së paku për disa orë pushtetarët në Tiranë mund të buçkariten dhe kësisoj të shpresojnë se njerëzit do të harrojnë serinë e aferave korruptive që tejkalojnë çdo imagjinatë”, shkruan Robelli./Faktoje.al

Etiketa: donald trumpEdi Ramaftesapropaganda

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Air Albania’ si charter privat/ Si u refuzua hetimi për udhëtimet e Ramës, zbardhen faturat e borxheve

22:00 : 03/06/2026
AKTUALITET

Zvërneci/ Rama përplaset me gazetaren e CNN: Nuk ka protesta në të gjithë Shqipërinë, lajme të rreme

21:18 : 03/06/2026
AKTUALITET

Morali i munguar i politikës

20:40 : 03/06/2026
AKTUALITET

Dy orë protestë, ndizet bulevardi: Pa ikur Rama nuk largohemi!

20:28 : 03/06/2026
AKTUALITET

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

20:04 : 03/06/2026
AKTUALITET

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg, opozitë e shitur

19:39 : 03/06/2026
Para

Zbulohet "shtëpi bari" në katin e 9-ë të një pallati në Sarandë

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetcasibomjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom