Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të shpallur në kërkim.
Në Komisariatin Nr. 4 u kap një 37-vjeçar, i dënuar nga Gjykata e Tiranës me 2 vite burg për veprën penale “Vjedhja”. Atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit e 3 muaj nga dënimi.
Ndërkohë, specialistët e Komisariatit Nr. 6 ndaluan një 53-vjeçar, i cili ishte dënuar me 1 vit burg për “Dhuna në familje”.
Personi i tretë i arrestuar është një 47-vjeçar, i ndaluar nga Komisariati i Krujës, i dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujrave dhe e tokës”.
Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme.













