• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës takim në Shtëpinë e Bardhë për të ulur tensionet me SHBA

09:35 : 14/01/2026
në BOTA

Ministrat e Jashtëm të Danimarkës dhe të Groenlandës do të ndodhen sot në Shtëpinë e Bardhë për bisedime me synimin e uljes së krizës që lidhet me ishullin gjigant të Arktikut, një territor autonom që i përket Danimarkës dhe të cilin presidenti amerikan Donald Trump dëshiron ta vendosë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara.

Pas rikthimit të tij në presidencë, Trump i është referuar shpesh mundësisë që SHBA-të të marrin kontrollin e Groenlandës, një ishull me popullsi të rrallë, por me pozicion strategjik.

Këto kërcënime po perceptohen ndryshe pas operacionit amerikan në Karakas në fillim të këtij muaji, i cili çoi në kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Lars Løkke Rasmussen, kishte kërkuar zhvillimin e bisedimeve me homologun e tij amerikan, Marco Rubio. Megjithatë, takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, pasi në të kërkoi të marrë pjesë edhe zëvendëspresidenti amerikan, J.D. Vance.

Rasmussen ka deklaruar se shpreson që gjatë këtij takimi të sqarohen “disa keqkuptime”, në një kohë kur Danimarka dhe Groenlanda hedhin poshtë kategorikisht mundësinë që kontrolli i ishullit t’u kalojë SHBA-ve, pavarësisht se presidenti amerikan përsëriti të dielën se këtë do ta bëjë “me mënyrën e lehtë ose me atë të vështirë”.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Republikani miliarder thekson se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën për të frenuar zgjerimin e Rusisë dhe Kinës në Arktik.

Sipas Penny Naas, studiuese në German Marshall Fund të SHBA-ve (GMFUS), një institut për studimin e marrëdhënieve transatlantike, takimi i sotëm mund të jetë i shkurtër, nëse amerikanët këmbëngulin në kërkesën e tyre për të marrë Groenlandën pavarësisht kostos.

Megjithatë, “nëse ka një nuancë të vogël diferencimi, kjo mund të çojë në një diskutim ndryshe”, vlerësoi ajo.

“Po përballemi me një krizë gjeopolitike dhe, nëse duhet të zgjedhim mes SHBA-ve dhe Danimarkës në këtë moment, ne zgjedhim Danimarkën”, deklaroi dje, të martën, kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagë.

“Groenlanda nuk do t’u përkasë SHBA-ve. Groenlanda nuk do të qeveriset nga SHBA-të. Groenlanda nuk do të bëhet pjesë e SHBA-ve”, theksoi ai.

I pyetur për këto deklarata të Nielsenit, Trump u përgjigj: “Epo, ky është problemi i tyre”. “Nuk di asgjë (për kryeministrin e Groenlandës), por kjo do të shndërrohet në një problem të madh për të”, shtoi ai.

Në krah të Nielsenit u rreshtua edhe kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila vlerësoi se nuk është e lehtë t’i rezistosh “presionit krejtësisht të papranueshëm nga aleati ynë më i afërt”.

Danimarka, vend anëtar i NATO-s, hedh poshtë akuzat amerikane se nuk e mbron mjaftueshëm Groenlandën nga Rusia dhe Kina. Kopenhaga kujton se, ndër të tjera, ka investuar afro 90 miliardë korona daneze (rreth 12 miliardë euro) për forcimin e pranisë së saj ushtarake në Arktik.

Pak pas takimit në Shtëpinë e Bardhë, një delegacion i Kongresit amerikan, i përbërë kryesisht nga demokratë, por edhe nga një republikan, do të udhëtojë drejt Kopenhagës për të shprehur solidaritetin me Danimarkën.

“Kërcënimet e vazhdueshme të presidentit Trump ndaj Groenlandës janë të kota dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse dobësojnë aleancën tonë brenda NATO-s”, deklaroi senatori demokrat Dick Durbin, i cili do të marrë pjesë në këtë delegacion.

Etiketa: DanimarkaGroenlandaSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
BOTA

“Të mos isha unë, do kalbeshe në burg”, detaje nga biseda telefonike e tensionuar mes Trump dhe Netanyahut

11:57 : 02/06/2026
Para

2025-a, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë! Çfarë pritet të ndodhë në 2026-ën?

TË GJITHA

Këmbimi valutor 4 qershor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 04/06/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

07:59 : 04/06/2026

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom