• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arratisja e Altin Ndocit, Drejtoria e Burgjeve: U shkelën procedurat, pezullohet zinxhiri komandues

13:41 : 14/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas arratisjes së Altin Ndoci nga Spitali Rajonal Durrës, ditën e djeshme (13 janar ), Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar të gjithë zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Durrës dhe duke ndaluar disa punonjës të Policisë së Burgjeve.

Të pezulluar janë drejtori i institucionit Indrit Cerloj, shefi i Policisë Afrim Zeqiraj, shefi i komanduar të Policisë Dezdemon Pazaj, shefja e shërbimit shëndetësor Ylfete Sema, kryeinfermieri Aulon Quku dhe disa punonjës të Policisë së Burgjeve si Dorjan Saraçi, Sali Ferrollari, Preng Marvataj, Fatjon Braçi, Idajet Calamaj, Aranit Çela dhe Violeta Uka.

Ndërkohë u vendos ndalimi i disa prej tyre.

Konkretisht, u ndaluan komisarët Dezdemon Pazaj dhe Violeta Uka, kryeinspektorët Dorjan Saraçi dhe Aranit Çela, inspektorët Sali Ferrollari, Fatjon Braçi dhe Preng Marvataj, si dhe kryeinfermier Aulon Quku.

Sipas njoftimit zyrtar, Altin Ndoci ishte i akomoduar në IEVP Durrës që prej vitit 2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë vrasje në rrethana cilësuese, armëmbajtje pa leje dhe përfshirje në organizatë kriminale.

Lexo edhe:

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

Nga verifikimet paraprake rezulton se shoqërimi i tij për vizitë mjekësore nuk është raportuar dhe nuk është miratuar sipas procedurave nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, si dhe nuk është njoftuar Komisariati i Policisë Durrës, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi.

Po ashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve.

Njoftimi: 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Spitalin Rajonal Durrës, më datë 13.01.2026, ku është arratisur i paraburgosuri Altin Ndoci, sqarojmë sa vijon:

Shtetasi Altin Ndoci ka qenë i akomoduar në IEVP Durrës që prej datës 20.05.2020, me masë sigurimi “arrest me burg”. Me vendimet Nr. 82, datë 21.07.2020; Nr. 42, datë 17.05.2022; dhe Nr. 86, datë 29.07.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj tij është caktuar masa e sigurimit “arrest me burg” për veprat penale: vrasje në rrethana cilësuese kundër dy ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, organizatë kriminale, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal, të parashikuara nga nenet 79/dh, 278/1, 28/1, 28/4, 333 dhe 334 të Kodit Penal.

Më datë 13.01.2026, i paraburgosuri ka kryer konsultë mjekësore me mjekun e institucionit të vuajtjes së dënimit, i cili ka rekomanduar konsultë me mjek kirurg. Në vijim, nga strukturat përkatëse të IEVP Durrës (shërbimi shëndetësor, policia e burgjeve, sektori social dhe ai ligjor) janë hartuar aktet përkatëse dhe është planifikuar shoqërimi për vizitë mjekësore në Spitalin Rajonal Durrës, sipas itinerarit: IEVP Durrës – Spital Rajonal Durrës – kthim në IEVP, brenda së njëjtës ditë.

I paraburgosuri është paraqitur në pavionin infektiv për marrjen e trajtimit mjekësor. Pas vizitës mjekësore nga mjeku kardiolog në Spitalin Rajonal Durrës, është rekomanduar mjekim dhe rikontroll pas 2 (dy) orësh. Gjatë kohës që ka qenë duke marrë trajtim mjekësor, shtetasi Altin Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet. Ai është shoqëruar nga punonjësit e Policisë së Burgjeve, por gjatë këtij momenti ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit, duke arritur të arratiset.

Nga verifikimet paraprake rezulton se, për shoqërimin e planifikuar, IEVP Durrës nuk ka informuar Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe Komisariatin e Policisë Durrës, si dhe nuk ka raportuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, rezulton se nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Nisur nga të dhënat paraprake, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, është pezulluar i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës, me qëllim garantimin e një procesi të rregullt ligjor dhe administrativ, konkretisht:

  1. Indrit Cerloj – Drejtor i IEVP Durrës;
  2. Afrim Zeqiraj – Shef i Policisë;
  3. Dezdemon Pazaj – Shef i Policisë IEVP Durrës (i komanduar);

znj. Ylfete Sema – Shefe e Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor;

  1. Aulon Quku – Kryeinfermier;
  2. Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
  3. Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
  4. Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
  5. Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
  6. Idajet Calamaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;
  7. Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

znj. Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve.

Referuar ngjarjes dhe veprimeve të ndërmarra Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në bashkëpunim me Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, nën drejtimin Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, është vendosur ndalimi i shtetasve të mëposhtëm:

Komisar Dezdemon Pazaj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Komisar Violeta Uka – Punonjëse e Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Dorjan Saraçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Sali Ferrollari – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Fatjon Braçi – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Inspektor Preng Marvataj – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinspektor Aranit Çela – Punonjës i Policisë së Burgjeve;

Kryeinfermier Aulon Quku – Punonjës i IEVP Durrës.

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve vijon me marrjen e të gjitha masave të nevojshme ligjore dhe administrative, si dhe me forcimin e protokolleve të sigurisë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale.

Etiketa: Altin Ndocidrejtoria e burgjeveDurres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Përfshihet nga flakët autobusi i linjës Durrës-Spitallë

12:01 : 04/06/2026
AKTUALITET

Pushuesit ankohen për mungesën e shërbimeve në bregdetin e Durrësit

18:48 : 03/06/2026
AKTUALITET

Protestë edhe në Durrës për Zvërnecin, qytetarët mblidhen para Bashkisë

18:13 : 03/06/2026
AKTUALITET

Shembet çatia e godinës së amortizuar në Durrës rrezik serioz për banorët

13:14 : 31/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shkullaku: Ajo që ndodhi në Durrës ishte një ‘dhunim publik’ të shoqërisë nga Edi Rama

22:01 : 25/05/2026
Para

“400 mln euro borxh”, Berisha denoncon vjedhjet në Ujësjellësin e Durrësit: Pas kompanisë Kreatx fshihet Armand Frangu

TË GJITHA

Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve

13:48 : 04/06/2026

Rritet sërish çmimi i naftës

13:30 : 04/06/2026

Vrau efektivin e “Shqiponjave”/ Violand Braçellari prej vitesh xhiro në fshat, i shpëtoi 4 operacioneve të RENEA-s

13:23 : 04/06/2026

Nga Italia dhe Shqipëria deri në Dubai, goditet organizata e trafikut të kokainës, 6 të arrestuar

13:10 : 04/06/2026

FOTO/ Dikur kunata, komenti i Gigi Hadid për martesën e Dua Lipës ndez rrjetin

13:07 : 04/06/2026

Ç’po ndodh në Zvërnec? Çmontohet gjatë natës gardhi rrethues

13:02 : 04/06/2026

Makina përfundon në kanal në aksin Lushnje-Fier, banorët shpëtojnë babë e bir

12:50 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom