• Kontakt
Thursday, July 16, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mjalti “kinez” me m… shqiptar

12:30 : 13/01/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Basir Çollaku

Rama sfidon dhe u bën karshillëk aleatëve strategjikë amerikanë, thuajse përditë në një rast gjithnjë e më lajthitës. Në një panel për një projekt energjie në Tropojë, kishte vënë në rresht të parë, ngjitur me të ngarkuarën me punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VonHorn, të pandehurën zv-kryeministre, Belinda Balluku, ndaj së cilës ka një kërkesë në Kuvend për heqje imuniteti dhe arrest me burg. Shpërfillja ndaj të akuzuarës dhe shefit të saj ishte e dukshme. Pa u fikur iluzioni i këtij takimi të sforcuar, me regji karrigesh Edi Ramën, diplomatja amerikane e mbylli ditën në Gjykatën Kushtetuese duke ritheksuar tashmë përditshmërinë e qëndrimit, çmontimin dhe luftën ndaj karteleve të drogës. Gjithashtu, theksoi se duhen mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet.

Kopje e trukut të Ramës, kujton atë të sjelljes me Ilir Beqen pranë Yuri Kim, kur ai ishte marrë nën hetim, në një takim, bash pak para arrestimit të tij. Dje e pandehura ligjëroi për madhështitë tona energjetike, si shumë delire të përfunduara në kosh.

Njëlloj si qindra kilometra rrugë, ura e tunele, të cilat i përlau shiu i një jave, duke masakruar qindra milionë euro. Nën petkun e krizës së izolimit, tentativat e Ramës për të çarë rrethimin amerikan, janë gjithnjë dashuritë e tij ideologjike dhe jo vetëm, Kina dhe Rusia. Ndaj mbetet si i heshturi i madh për aksionin amerikan në Venezuelë, për arrestimin e narkopresidentit Maduro, binjakut të tij.

Lexo edhe:

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

Duke dashur kohë, e cila i mungon me tepri dhe e ka kundër, Rama i thuri lavde vetes, si qelibar antikorrupsioni, pasi dëshmi ishin bizneset amerikane, se si nuk bëhej korrupsion, ndonëse kjo kompani amerikane me këtë projekt sorollatej prej shumë kohësh, duke refuzuar atë çka ndodhi dje. Por eprori i të pandehurës ministre, u përpoq ta shërbejë këtë dredhi leksikore kundër Strukturës së Posaçme. Pastaj u hodh në një ofertë negociate të pretenduar, gjithnjë shpresëshuar. Kur amerikanët zhvillojnë beteja edhe ushtarake si ajo e Venezuelës, për të larguar Kinën nga zonat e tyre të influencës, kryeministri shqiptar ka një ofertë dashurie me Pekinin, Lindjen e Mesme dhe Moskën. Bota arabe dhe lindja e largët u shfaqën dje sërish si interes qeveritar në këtë takim.

Rama mes të tjerash tha se “.. Po të mos ishte Shqipëria e rëndësishme potencialisht, kinezët nuk do i kishin vënë syrin dhe e konsideronin Shqipërinë si pikën e mjaltit në të gjithë Europën..” Natyrisht dashuritë ruso-kineze të Ramës në biznese dhe jo vetëm, nuk janë sekrete as befasi të hasura për herë të parë. Kujtojmë kompaninë e sjellë nga vëlla Olsi, e cila më pas avulloi, apo të tjera raste jo të rralla. Kjo përpjekje e KM është e përsëritur edhe në takime të tjera, kur ai përdor në deklarimet e tij, flirtet me Kinën dhe Rusinë, gjoja po e presin me krahë-hapur, sidomos pas izolimit e kurrizit të kthyer amerikan.

Rama e shet si pronë private Shqipërinë, të cilën mund ta përfshijë dhe drejtojë ku të dojë për interesa fundshpine, në këmbim të çdo pasurie të saj. Por ëndërrat kineze dhe ruse të Edi Ramës, nuk do të udhëtojnë gjatë, se në dremitje i del Charles McGonigal, si ëndërrprishës.

Kryeministri dhe zëvëndësja e pandehur, si pengje të njëri-tjetrit, përfaqësojnë dy organizata kriminale, AKSHI dhe Rama-Balluku, si dosje të SPAK. Aty ku hetimet intensive prodhojnë realitete me pranga dhe jo ëndërra pushtimi.

Mjalti i bletëve dhe gjahu i ngjashëm i mizave me gërmë të njëjtë nistore, nuk kanë afri me këtë lëndë prodhuese të pretenduar nga kreu i ekzekutivit. Ajo çka Rama me pushtetitn e tij ka ofruar është kthimi i vendit në një fuqi narkotike kriminale. Kthim të ekonomisë në varësi të plotë të trafikut të kokainës e pastrimit të parave, nga kjo industri mafioze kombëtare e ndërkombëtare. E kjo, do të thotë ta bësh vendin m… por jo mjaltë!

Etiketa: Basir ÇollakuEdi Rama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026
AKTUALITET

Kërkesat e Spiropalit për reformimin e PS: Shteti mbi partinë, drejtësi e pavarur dhe luftë korrupsionit

12:00 : 16/07/2026
AKTUALITET

“Nesër më shumë“/ Mbyllet protesta e 46-të në Tiranë kundër Ramës

22:37 : 15/07/2026
AKTUALITET

Si ndryshoi qëndrimi i Ramës për zonat e mbrojtura

20:56 : 15/07/2026
AKTUALITET

Protestuesi thirrje SPAK: Nëse kryeministri ka shkelur ligjin, arrestojeni në zyrë

20:33 : 15/07/2026
AKTUALITET

Pankartat ironike të qytetarëve: Bukë nuk ka, spektakël ka plot

20:17 : 15/07/2026
Para

Maliqi: Përmbytjet në Berat, pasojë e abuzimit dhe neglizhencës së pushtetit

TË GJITHA

Rikthehet rënia e Euros, prek rekord të ri historik pranë 93.6 lekëve

14:19 : 16/07/2026

Braçe replika me Sallën për fotovoltaikët në toka bujqësore: Nuk kemi tokë pa fund, duhet për prodhim

14:03 : 16/07/2026

Ndotje mjedisore në Dhërmi/ Pezullohen dhe gjobiten Gjikuria dhe 4 kompani të tjera

14:02 : 16/07/2026

I riu plagos me thikë 32-vjeçarin në Shkodër, i vëllai tenton të vrasë autorin, arrestohet! (Emrat)

13:34 : 16/07/2026

Rama hesht për deklaratën skandaloze të ministres serbe/ Berisha: Të shpallet non grata

13:29 : 16/07/2026

“Do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”/ Ministrja serbe i kërkon falje Vuçiç, jo shqiptarëve

13:22 : 16/07/2026

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër

13:04 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetJojobetjojobetjojobet güncel girişjojobetJojobetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetcasibomfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş