Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne, në Gjirokastër. Një pallat është përfshirë nga flakët në lagjen “18 shtatori” të qytetit.
Si pasojë e flakëve ka mbetur e asfiksuar nga tymi një e moshuar e cila jetonte e vetme. Mësohet se e moshuara është nisur me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje.














