• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë

08:29 : 12/01/2026
në AKTUALITET, KRYESORE

Kompania 4 A-M SHPK, përfituese e miliona eurove fonde nga tenderat publikë, sidomos gjatë viteve të fundit, ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm 2025, duke mos u mjaftuar vetëm me zgjerimin e aktivitetit në sektorin energjetik, duke fituar kontrollin e disa shoqërive që operojnë në këtë fushë, por ka hyrë së fundmi edhe në sektorin e turizmit.

Ekofin.al ka konsultuar një vendim të Autoritetit të Konkurrencës, që ka autorizuar përqendrimin e propozuar për përfitimin e kontrollit të shoqërisë Heaven Beach SHPK nga kompania 4 A-M SHPK, përmes blerjes së 100% të kuotave të kapitalit nga dy shtetase, nënë e bijë, Antoneta Maksakuli dhe Maria Maksakuli. Vendimi është marrë me Vendimin nr. 1223, datë 29 tetor 2025, pas analizës së dokumentacionit ligjor dhe ndikimit në tregun përkatës.

Screenshot

Sipas vendimit të Komisionit të Konkurrencës, transaksioni konsiston në transferimin e plotë të kapitalit të shoqërisë Heaven Beach SHPK tek 4 A-M SHPK, duke e bërë këtë të fundit ortak të vetëm të shoqërisë target. Heaven Beach SHPK është një shoqëri e re, e fokusuar në aktivitetin e ndërtimit dhe shërbimeve hoteliere, me objekt kryesor zhvillimin e një hoteli 3-katësh në qytetin e Sarandës, në një zonë me potencial turistik dhe zhvillimor. Me pak fjalë, 4 A-M ka marrë në pronësi për të zhvilluar më tej një hotel 3-katësh në një nga zonat më të lakmuara të Sarandës.

Kush është 4 A-M SHPK dhe si është zgjeruar aktiviteti i saj

Lexo edhe:

Bie nga çatia e një objekti, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë /EMRI

Tre persona të shpallur në kërkim arrestohen në pikat kufitare të Sarandës

4 A-M SHPK rezulton e regjistruar si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, me aktivitet të gjerë që përfshin punime dhe instalime elektrike, ndërtim, tregti import-eksport, si dhe projekte infrastrukturore dhe energjetike. Kjo shoqëri zotëron aktualisht kuota kontrolli edhe në shoqëritë Iliriada SHPK, MD Green Energy SHPK, O-SP Albania SHA dhe Green Energy Plus SHPK, duke shënuar një zgjerim të dukshëm të portofolit të saj gjatë vitit 2025. Madje të gjitha këto shoqëri ajo i ka fituar kontrollin gjatë vitit të kaluar.

Sipas analizës së Konkurrencës, aktiviteti kryesor i 4 A-M SHPK është i përqendruar në fushën e punimeve elektrike dhe ndërtimit, ndërkohë që përmes shoqërive të kontrolluara ajo ka prezencë edhe në tregjet e importit, magazinimit të karburanteve dhe prodhimit të energjisë elektrike.

4 A-M mes kompanive nën verifikim nga SPAK

4 A-M rezulton së fundmi në listën e kompanive në fokusin e SPAK, duke tërhequr vëmendjen e hetuesve të BKH-së për shkak të manovrave me tenderët dhe lidhjeve të dyshimta. Vlen të theksohet se 4 A-M SHPK është përmendur shpesh në media si një kompani e lidhur indirekt me sipërmarrësin Bashkim Ulaj, ndonëse në dokumentacionin zyrtar pronësia rezulton në emër të shtetasit Ardit Metaliaj.

Sipas të dhënave dhe pagesave nga Thesari i Shtetit, gjatë viteve të fundit kompania 4 A-M shpk ka përfituar mbi 140 milionë euro para publike, përmes tenderave të dyshiar si të paracaktuar dhe të raportuar shpesh me flamur të kuq. Dhe një pjesë të këtyre parave me sa duket kompania synon t’i investojë në turizëm, përmes blerjes dhe zhvilimit të hotelit në një nga zonat më të lakmuara të Sarandës. /ekofin.al

Etiketa: 4 A-M SHPKHeaven Beachhotelsarandespak. tendera

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bie nga çatia e një objekti, plagoset rëndë 44-vjeçari në Sarandë /EMRI

17:58 : 13/07/2026
AKTUALITET

Tre persona të shpallur në kërkim arrestohen në pikat kufitare të Sarandës

15:57 : 11/07/2026
AKTUALITET

“I fotografonin në hotel”, adoleshentet në Fier kishin ngritur rrjet shantazhi ndaj disa meshkujve/ SKEMA

14:27 : 10/07/2026
AKTUALITET

Zhupa nxjerr raportin: Shqipëria e fundit për cilësinë e ujërave larës! Qeveria pritoritet betonizimin

12:31 : 06/07/2026
AKTUALITET

Shkelën perimetrin e sigurisë në det, bllokohen 2 Jet Ski në Sarandë, gjobiten drejtuesit

10:49 : 06/07/2026
AKTUALITET

Goditet banda e hajdutëve në Sarandë/ 4 të arrestuar, zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe automjete

13:15 : 29/06/2026
Para

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (EMRAT)

TË GJITHA

Zjarr në Novoselë, rrezikohen disa banesa /VIDEO

15:42 : 14/07/2026

Zjarri ‘përpin’ kodrën me ullinj në Dimal, dyshohet i qëllimshëm

15:35 : 14/07/2026

Trump njoftoi vendosjen e tarifës 20% për mallrat nën Hormuz, presidenti brazilian: Ai do të bëhet pirat

15:30 : 14/07/2026

Vëllai i kryeministrit spanjoll përjashtohet nga detyra publike për 9 vjet

15:19 : 14/07/2026

Yamal mesazh Francës: Për ditëlindje do t’i bëj vetes dhuratë një udhëtim në New York

15:13 : 14/07/2026

Demenca i kushton Evropës qindra miliarda në vit

15:11 : 14/07/2026

Dhuna në Zvërnec/ Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë, lë në burg Artur Granin

15:02 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş