• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Qëllon ndonjë në përgjim, na fikin”/ Zbulohen komunikimet në Sky ECC të Rexhep Rrajës dhe grupit të Niklës

21:53 : 07/01/2026
në AKTUALITET, KRONIKE

Ngjarjet me të rënda kriminale të 20 viteve të fundit duke përfshirë dhjetëra vrasje, atentate mafioze, grabitje bankash, trafik drogë, kultivim kanabisi apo krime të tjera të rënda, i kanë çuar institucionet, në kërkim të autorëve gjithmonë drejt Niklës.

Një fshat që ndodhet në një pikë kyçe e cila lidh tre qarqe shumë të rëndësishme të vendit Tiranën, Durrësin dhe Lezhën, qarqe në të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal, grupet më të rëndësishme të vendit.

Por përse një fshat kaq i vogël që ndodhet fare pranë Tiranës ka arritur të prodhojë kaq shumë kriminalitet dhe faktorët kriminal të kësaj zonë të jenë aq efektiv dhe aq të nevojshëm për grupet kriminale?

Ndërsa pyetja kryesore është se si ka mundësi që për dy dekada policia dhe prokuroria nuk arrinin të gjenin prova për këta personazhe dhe aq herë që prangoseshin, aq herë liroheshin duke i bërë karshillëk institucioneve?

Në këtë zonë ndodhen disa fshatra që janë bërë të famshëm për shqiptarët pasi aty humbin nga syri i policisë të gjithë personat e përfshirë në vrasje, atentate apo grabitje.

Lexo edhe:

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

Nikla, Aramerasi, Larushku e Halili, të cilët janë nën juridiksionin e bashkisë së Krujës, zhvillohen aksionet më të shpeshta të policisë dhe RENEA-s, pas çdo ngjarjeje kriminale, sidomos kur ajo ndodh në Tiranë, Durrës dhe Lezhë. Por kemi parë që kjo zonë është duke furnizuar më kontigjent kriminale edhe qytete të tjera si Fieri, Vlora dhe Shkodra.

I gjithë ky biznes i ktheu këto grupe dhe personazhet që vinin nga këto fshatra shumë të njohur dhe ekspozimi u bë problem i tyre me i madh.

Enver Stafuka ishte personazhi i parë i rëndësishëm nga kjo zonë, i dyshuar se kishte marrë pjesë në shumë ngjarje kriminale që u arrestua nga policia. Në 2013 ai u prangos si i përfshirë në grabitjen e makinës që u përdor në vrasjen e oficerit të policisë Dritan Lamaj.

Gjithashtu ai u përfol se kishte marrë pjesë dhe kishte dijeni dhe për ngjarje te tjera kriminale të ndodhura ndër vite në trekëndëshin Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Në 2015 ai rrëmbehet dhe zhduket dhe prej asaj kohe nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Gentian Bejtja u ekzekutua ne derën e shtëpisë së tij në fshatin Larushk, në 15 marsin e vitit 2024. Fati nuk ishte atë ditë me Bejtjan pasi më parë ai kishte mundur ti shpëtonte tre atentateve, gjë e cila tregon se ai kërkohej me çdo kusht i vdekur nga grupe të ndryshme kriminale.

Me një të kaluar si ish polic Gentian Bjetja për policinë dhe prokurorinë shfaqej si një personazh me një të kaluar të erret i dyshuar se ishte përfshirë në ngjarje shumë të rënda kriminale. Por në shumicën e rasteve hetuesit nuk kishin mundur të gjenin prova për të faktuar dyshimet e tyre. Në 2013 ai u arrestua me Enver Stafukën sit ë përfshirë në vjedhjen e makinës që u përdor në vrasjen e oficerit të policisë Dritan Lamaj.

Rolin dhe peshën e Gentian Bjetja në grupet e Fushë Krujës dhe kryesisht Niklës na e zbuloi edhe Sky ECC. Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e njohur si “revanshi” ai kishte konflikr të hapur me një tjetër personazh të kësaj zonë, Durim Bamin. Aty ai së bashku me persona të tjerë kishin planifikuar që të ekzekutonin Durim Bamin, por pa sukses.

Ngjarja që nxori në publik emrin e Durim Bamit një personazh shumë influencë në Nikël. Në planin për të eliminuar deputetin Tom Doshi në vitin 2015 i cili sipas prokurorisë ishte i stisur rol kryesorë kishte edhe Durim Bami, i cili sipas pretendimeve të ish deputetit Doshi e kishte marrë këtë urdhër nga Ilir Meta, ish kryetari i Kuvendit në atë kohë.

Për vite me radhë Durimit Bami dhe vëllai i tij Valteri u dyshuan edhe për ngjarje të tjera kriminale të ndodhura në Shqipëri, por që asnjëherë prokuroria nuk mundi të ngrinte një akuzë për ta, për ti mbajtur në qeli.

Një ide më të plotë se kush ishte Durim Bami, aleancat dhe konfliktet që ai kishte me grupet kriminale na e dha Sky ECC dhe sërish dosja revanshi e Prokurorisë së Posaçme. Durim Bami u shpall në kërkim në lidhje me një atentat që do ti bëhej ish deputetit të Partisë Socialiste, Arben Ndoka.

Pas këtij momenti ai u arratis nga Shqipëria dhe sipas informacioneve të policisë ndodhet në Dubai. Nëse autoritete shqiptare do të arrijnë ta ekstradojnë nga aty, ky personazh mund të hedhë dritë mbi shumë ngjarje kriminale të cilat kanë ndodhur ndër vite në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

Fisi Rraja, janë një tjetër familje më shumë peshë në këtë zonë, më me shumë peshë se personazhet të cilët i përmendëm me lart. Persona të ndryshëm nga ky fis janë përfshirë në ngjarje kriminale, arrestuar dhe dënuar nga gjykatat shqiptare. Gjithashtu të tjerë janë arrestuar liruar dhe arrestuar sërish.

Redjan Rraja është dënuar nga Gjykata e Posaçme si një nga pjesëmarrësit në atentatin e organizuar ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja, tashmë deputet i partisë Demokratike, i plagosur mbeti Aleksandër Laho, i njohur si Rrumi i Shijakut. Ndërsa i vrarë mbeti Andi Maloku shofer i Arjan Ndojës, i cili sipas hetimit nuk ishte objektiv i atentatit.

Ramazan Rraja është një tjetër anëtar i këtij fisi i cili ka probleme me ligjin dhe aktualisht është i arrestuar për ngjarje shumë të rënda kriminale. Ai u prangos gati dy vite më parë në zonën e Fushë Krujës me një pistoletë në brez.

Në verën e vitit 2023 një video që vinte nga një lokal nga zona e Fushë Krujës u bë shumë virale dhe pati një reagim shumë të fortë publik. Disa persona me shkopinj dhunuan shumë rëndë dy kushërinj nga fshati Borizanë pasi kishin ngritur shqetësimin pranë institucioneve se një gurore po i shkatërronte shtëpitë për shkak të shpërthimeve me tritol që kryheshin atje. Por kjo nuk i kishte pëlqyer familjes Rraja e cila i dhunon të dy shumë rëndë dhe për më tepër e gjithë skena ishte e xhiruar edhe me video.

Pas publikimit të videos policia arrestoi disa prej persona që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë dhe shpalli në kërkim Rexhep Rrajan, djalin e Rrahman Rrajësn ë atë kohë deputet i Partisë Socialiste. Pas kësaj ngjarje deputeti u detyrua të japë dorëheqjen të cilin e njoftoi me atë të një statusi në Facebook.

Nuk kam fjalë për ta shprehur sikletin karshi të gjithë atyre që më kanë besuar gjithë këto vite. Fatkeqësisht unë dështova si prind dhe ndjehem i turpëruar publikisht nga fëmija im. Ju kërkoj ndjesë shokëve dhe kolegëve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorëzimin e mandatit të deputetit dhe tërheqjen time nga jeta politike. Ju kërkoj ndjesë atyre që më kanë dhënë votën prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet, shkroi ai në reagim.

Ndërsa u kujdes ti kërkonte ndjesë dhe kryeministrit për këtë që kishte ndodhur. Në fund mirënjohje dhe ndjesë edhe kryetarit të partisë dhe kryeministrit, i cili nuk më kishte asnjë borxh për këtë shqetësim kaq të madh publik që i shkaktova, përfundoi reagimin e tij Rrahman Rraja.

Rexhep Rraja që prej kësaj kohe kishte kishte qenë jashtë vëmendjes deri në datën 10 dhjetor të vitit që lamë pas kur SPAK njoftoi se kishte goditur një grup në fushën e trafikut të drogës kryesisht kanabisit nga Shqipëri drejt Gjermanisë dhe Turqisë dhe kokainës nga Amerika Latine drejt Holandës.

Roli të rëndësishëm ai ka patur në trafikun e 236 kilogramëve kanabis nga Shqipëria drejt Turqisë, me anë të një kamioni. Edhe në këtë rast prova kryesore që ka në dorë prokuroria e posaçme është platforma Sky ECC, ku komunikimet mes personave të përfshirë në këtë paligjshmëri janë shumë interesante.

Sipas dosjes së SPAK, në qendër të këtij episodi është Rexhep Rraja, i identifikuar si organizator kryesor i trafikut, i lidhur me një rrjet më të gjerë që përfshin disa individë, secili me rol të përcaktuar në sigurimin, transportin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike.

Bisedat SkyECC zbardhin mënyrën e organizimit, në të cilën janë të përfshirë 12 persona ndër ta dy janë të paidentifikuar ende nga prokuroria, por kodet që ata kanë përdorur janë të zbuluar.

SPAK thotë se sa i përket këtij episodi, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se të hetuarit Rexhep Rraja, Bujar Sefa, Agim Nina Jani Çavo, Përparim Rraja, Gazmir Rraja, Aldo Gjini, Sokol Qaja dhe Marvin Bushati, në bashkëpunim me shtetasin Elton Bogdani dhe persona ende të pa identifikuar, dyshohen se kanë konsumuar veprat penale të trafikut të drogës në formën e veçantë të grupit të strukturuar kriminal.

Komunikimet për këtë rast fillojnë në datën 27 janar 2021 nëpërmjet Gazmir Rrajës dhe Bujar Sefës ku faktohet sipas SPAK përfshirja e tyre në këtë episod trafiku. Një mesazh i dërguar nga Gazmir Rraja informon Sefën se kamioni me kanabis ishte kapur nga policia turke, pasi mjeti kishte më shumë se 12 orë që qëndronte në doganën turke.

“Nëntëdhjetë e nëntë përqind ne menojm se ka ra, a e kupto, se ndërsa ka hy mbrëm në tet të darkës e ska dal ala prej kontrollit, do të thotë se e kan kap. Mendoj se ka ra, po nesër mo sqarohet sa të dal nëpër media nëpër gjona, të tregojnë edhe lajmet, të gjitha mo, ta shohim se sdim gjë as ne për zotin ala”, shkruan Gazmir Rraja, transmeton emisioni “Kronos” në MCN TV.

Një ditë më vonë ai e konfimon pasi shoferi kamionin kishte njoftuar nusen e tij se ishte ndaluar në Turqi. Në datën 27 janar 2021 del në skenë edhe emri i Rexhep Rrajës dhe roli i tij në këtë rast trafiku. Ai kontaktohet nga Gëzim Rraja ku e pyet nëse ka të dhëna për ndalimin shoferit dhe sekuestrimit të 236 kilogramëve kanabis.

Më pas në vendimin për caktimin e masës së sigurisë për këta persona SPAK ka renditur të dhëna dhe prova që faktojnë implikimin e këtyre personave që më mbledhjen e lëndës narkotike, paketimin e saj dhe më pas trafikun drejt Turqisë.

Megjithatë kjo dosje nga mënyra se si është ndërtuar lë të kuptosh që edhe një fraksion tjetër për shkak se shumë personash aty janë të paidentifikuar siç është rasti një personi që quhet “Eldi”.

Sipas komunikimeve të Jani Çavos dhe Agim Ninës një pjesë e lëndës narkotike e cila nuk është përcaktuar është e këtij personi dhe SPAK nuk ka bërë veprime hetimore në këtë fazë për të zbuluar se kush është “Eldi”.

Në 22 janar një bisedë mes Rexhep Rrajës dhe Aldo Gjinit tregon se sa sat ë kujdesshëm janë ata për këtë rrugë trafiku e cila është shumë e rëndësishme për ta. Rexhep Rraja i thotë Aldo Gjinit se një person tjetër kishte future drogë për Turqi dhe për këtë ai është i shqetësuar pasi ai mund të ishte në përgjim.

“Po mshkru dikush qe ka fut gjona per Turqi, e qello naj njoni pergjim o vlla na fikin”, shkruan Rexhep Rraja.

Pasi droga u kap në Turqi, Rexhep Rraja është i shqetësuar pasi nuk është i sigurt nëse ata që kanë paketuar dhe ngarkuar drogën në kamion, kanë fshirë gjurmët e gishtërinjve nga qeset me të cilët është paketuar kanabisi.

Në bisedat e shkëmbyera me pjesëtarët e grupit, Rraja thotë se në ato qese janë dhe shenjat e gishtërinjve të xhaxhait të tij, ndërsa i bëjnë me dije se disa nga ato janë përdorur dhe për drogën e të tjerëve, pasi tyre iu grisën qeset.

“O vlla, pasi isha tu pa gjonat ne vore, me kerkoj thase alumini plaku,edhe i thash ti sjell un,u takova me te. Aty ku u takuam mbrem edhe i thash ja thaset e aluminit bosh, po pastroji se i ka prek xhaxhi me dorë, ok tha i pastroj une. Po jan perdor disa se ju grisen sy tim, a jan pastru kte hall kam”, i shkruan Rexhep Rraja, Jani Çavos.

Kjo dosje ka edhe dy episode të tjera të trafikut në njërin rast të rreth 1700 kilogramë kanabis drejt Gjermanisë, edhe në këtë rast përdoret e njëjta mënyrë transporti me anë të një kamioni. Këtë radhë droga nuk ka mundur të shkojë në destinacion pasi është zbuluar nga ana e policisë malazeze, në datën 3 nëntor 2020.

Në vendimin për caktimin e masës së sigurisë sipas SPAK janë të përfshirë 5 persona Ervis Calliku, Hajdar Sefa, Silam Sefa, Bujar Sefa dhe Vidjan Baroka.

Ashtu si në episodin e parë edhe në këtë rast prova kryesore që ka bërë të mundur zbulimin e këtij grupi janë komunikimet në Sky ECC. Në këto komunikime, Vidjan Baroka, diskuton me të Islam Sefën për grumbullim të sasive me lëndë narkotike me qëllim trafikimin e saj në Gjermani.

Një sasi prej 20 kilogramësh do të blihej nga një person i njohur si Cavo, 25 kilogramë do të siguroheshin nga “Duri” dhe 20 kilogramë të tjera nga Klajdi në Gramsh. Të tre këta persona SPAK në këtë fazë të hetimit nuk ka mundur ti identifikojë.

Droga që do të blihej, duhej verifikuar cilësia dhe vendi ku është mbajtur dhe një pjesë e saj është ngarkuar në një magazinë në qytetin e Lushnjes.

Pasi kanë mbledhur mallin 5 personat bëhen gati për ta trafikuar drejt Gjermanisë sasinë prej 1,7 tonësh, por që nuk shkoi sipas planit të tyre pasi një kontroll i bërë nga policia malazeze çoi në bllokimin e lëndës narkotike.

Kaq u desh dhe personat e përfshirë në këtë trafik të fillonin të zhduknin gjurmët. Shoferi arrestohet në Malin e Zi, ndërsa ngjarja bëhet publike në media dhe mes anëtarëve të grupit fillon shpërndarja e lajmeve të ndryshme

Ky moment tregon se sa fiks është ky grup kriminal, duke reaguar menjëherë për të minimizuar dëmet. Reagimi i tyre, i dokumentuar përmes komunikimeve Sky ECC, është i menjëhershëm, dyshime për tradhti, frikë nga arrestimet dhe përpjekje për të fshirë çdo provë që mund t’i lidhë drejtpërdrejt me ngarkesën e kapur.

Ata i kërkojë njëri-tjetrit që të bëhet pastrimi i banesave , shmangia e takimeve në ambiente publike dhe fshehja e automjeteve që u përdorën në këtë rast.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e grupit përpiqen të minimizojnë dëmin, duke shprehur bindjes se personat e arrestuar nuk kanë dijeni për organizatorët e vërtetë të trafikut siç është rasti i shoferit të kamionit dhe punonjësve të magazinës në Lushnje. Kjo u faktua edhe nga hetimi i prokurorisë së Shkodrës e cila nuk arriti të gjente asnjë bashkëpunëtor tjetër përveç shoferit që ngiste kamionin.

SPAK në këtë dosje ka mundur të faktojë edhe trafikun e 475 kilogramëve kokainë nga Amerika Latinë drejt Holandës dhe pjesë e këtij rasti janë Ervis Shuli, Zamir Çoku, Përparim Rraja dhe dy persona të paidentifikuar.

Nikla dhe fshatrat e saj përreth ka funksionuar për vite me radhë si një territor ku shteti me vetëdije ka ndërhyrë gjithmonë me kohë vonesë duke i dhënë mundësi personazheve të cilët ne i përmendëm me lart që për dekada mos të kenë probleme me ligjin, edhe pse dyshoheshin për vepra të rënda penale.

Në këtë zonë lidhjet fisnore dhe shoqërore kanë pasur një peshë të madhe duke bërë që personazhe të njohur të kësaj zonë të kenë vendin e tyre në krimin e organizuar shqiptar. Të parët që dyshoheshin për atentatet që kanë tronditur Tiranën, Durrësin dhe Lezhën vinin nga këto fshatra, por për vite me radhë nuk ka pasur asnjë provë.

Bashkë me këtë biznes, këto grupe arritën të futeshin pak nga pak edhe në biznesin e drogës, duke patur disa linja të qëndrueshme të trafikut të kanabisit i cili vinte kryesisht nga malësia e Krujës, por kur ishte nevojë për më tepër nuk mungonin aleancat me qytete e tjera dhe trafiku i kokainës nga Amerika Latine.

Megjithatë personazhe të cilët vinin nga Nikla dhe Fushë Kruja vitet e fundit kanë humbur shumë në hierarkinë e krimit të organizuar shqiptare pasi disa prej tyre janë shpallur në kërkim, disa kanë llogari të hapura më drejtësinë dhe të tjerë nuk mundën t’i shpëtojnë intrigave mes vetë grupeve të Niklës, duke u zhdukur apo vrarë. /Emisioni “Kronos”

Etiketa: drogeniklaRexhep Rrajatrafikim drogeTurqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shqipëria po mbushet me të huaj, lejet e punës në 2025, kryesojnë India, Egjipti dhe Turqia

10:48 : 02/06/2026
BOTA

Vila të papërshkueshme nga plumbat, tunele me vaska të nxehta dhe o*gji, brenda perandorive të kumbarëve famëkeq

19:47 : 31/05/2026
AKTUALITET

Goditet organizata ndërkombëtare e trafikut të drogës Spanjë-Shqipëri-Itali, 9 të arrestuar

16:41 : 28/05/2026
AKTUALITET

Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, arrestohen 13 persona! Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri

10:02 : 28/05/2026
BOTA

Gjendet “thesari” i drogës së Messina Denaros, sekuestrohen 200 mln euro asete të ish bosit të Cosa Nostra-s

09:44 : 28/05/2026
AKTUALITET

Vrasje mafioze, drogë dhe pastrim parash/ Operacioni mes SPAK dhe Italisë, EUROJUST: U pastruan 1 mln euro në Tiranë

17:41 : 27/05/2026
Para

Rrugët e reja shemben para se të thahet asfalti, Balluku krekoset me borëpastrueset e ARRSH-së

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom