• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

2 janari amerikan dhe pesë mësime për Evropën!

11:51 : 07/01/2026
në AKTUALITET, BOLD BLOG, BOTA, POLITIKE

Nga Jorgji Kote

Operacioni i madh ushtarak amerikan i filluar natën e 2 Janarit dhe që u mbyll me sukses të plotë brenda tri orësh me kapjen e presidentit venezuelian Maduro dhe nxjerrjen e tij përpara gjykatës në Nju-Jork, ishte ngjarja e parë madhore e vitit që sapo hyri dhe që tronditi botën; me shumë pasoja dhe efekte të paparashikueshme në atë kontinent dhe në mbarë planetin.

Ai sulm me saktësi kirurgjikale ka ndezur diskutime dhe debate të shumta mbi pajtueshmërinë e tij me të drejtën ndërkombëtare, sovranitetin kombëtar të mishëruara në Kartën e OKB-së dhe të ardhmen e Venezuelës; kjo mbasi operacioni u bë pa asnjë konsultim dhe miratim nga OKB-ja dhe as nga Kongresi amerikan – edhe pse Administrata Trump e justifikon këtë si një operacion dhe jo shpallje lufte.

Nga ana tjetër, operacioni i koduar “Absolute Resolve“ mbështetej në një ligj të miratuar qysh në vitin 2001 për përdorimin e forcës ushtarake pa asnjë konsultim paraprak për sigurinë e vendit. Më konkretisht, ShBA-ja e justifikoi operacionin me rrezikshmërinë e Maduros si kapobandë mafioz që mbron kartelet më të rrezikshme të drogës, kësisoj një kërcënim i drejtpërdrejtë për sigurinë e ShBA-së.

Debatet dhe diskutimet mbi këtë operacion ushtarak, më i madhi i këtij lloji pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, ashtu si edhe e ardhmja e Venezuelës që ajo të çlirohet më në fundnga Maduro dhe nga i gjithë regjimi i tij shtypës, zgjedhjet e reja dhe roli i opozitës, vazhdojnë kudo; gjithsesi, ato mbeten çështje letrash dhe interpretimesh ligjore për ekspertët përkatës, parlamentarët dhe median.Fakti në terren është se ShBA-ja e realizoi me sukses të mahnitshëm operacionin, duke nxjerrë përpara drejtësisë një diktator të egër dhe mizor, rënia e të cilit u prit ngado me gëzim.

Lexo edhe:

SHBA tërheq trupat nga Lituania

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Maduro ka sunduar duke shtypur, ai ka organizuar vazhdimisht vetëm farsa dhe masakra zgjedhore, duke arritur deri në zhvleftësimin e fitores së kundërshtarit të vet dinjitoz, Edmundo Gonzales, në korrik 2024. Madje, ai ka abuzuar me durimin dhe tolerancën e tepruar të Perëndimit, duke e sfiduar atë hapur, duke i treguar dhëmbët dhe muskujt. Për pasojë, kështu si kishin ardhur punët, Maduro mund të rrëzohej vetëm me forcë nga më i forti.Ndaj, në kuptimin praktik të fjalës, ajo që ka shumë më tepër rëndësi për t’u analizuar janë pasojat dhe rrjedhojat e pritshme pozitive dhe negative për ShBA-në, por sidomos për Evropën në tërësi dhe vendet e saj në veçanti. Këtu, politologë dhe ekspertë të fushës nënvizojnë pesë përfundime kryesore për vendet e BE-së/NATO-s, të cilat po i rendisim më poshtë.Së pari, operacioni “ Absolute Resolve“ dëshmoi se ShBA-ja nuk ka ndërmend të tërhiqet nga drejtimi i politikës botërore.

Përkundrazi, po tregon se dëshiron të mbetet fuqia më e madhe politike, ekonomike dhe ushtarake në botë.Presidenti Trump e ka bërë të qartë se ShBA-ja do të përdor edhe forcën ushtarake për të mbrojtur interesat e tyre strategjike në Venezuelë, Iran, Kolumbi, Kubë, madje edhe në Grenlandën e Danimarkës aleate në NATO!Dhe, këtë ka filluar ta bëjë duke shmangur konsultimet me (ish) aleatët e tradicionalë evropianë, gjë që thekson tendencën e tij që BE-në dhe vendet e saj anëtare të mos i konsiderojë më aleatë vlerash dhe parimesh demokratike, por thjesht partnerë në transaksione ekonomike dhe klientë për interesa tregtare.Së dyti, më 5 dhjetor të vitit të kaluar, u shpall publikisht Strategjia e re e Sigurisë Kombëtare Amerikane.

Me atë rast në Evropë pati shumë diskutime, debate dhe hamendjesime, madje deri aty sa të pohohej se Trumpi as nuk ka lexuar vetë atë strategji, se ajo është një copë letër e papërpunuar vetëm dhe se nuk do marrë seriozisht zbatimi i saj. Mirëpo, fakti që operacioni ushtarak në Karakas u krye në më pak se një muaj pas shpalljes së strategjisë në fjalë, dëshmon të kundërtën e pohimeve të mësipërme. Ndaj, ekspertët kërkojnë që kjo Strategji të vlerësohet seriozisht, bashkë me klauzolën mbi mbështetjen për “rezistencën patriotike në Evropë, që qytetërimi i saj të mos shuhet në 20 vjetët e ardhshme”.Në fakt, mbështetja e hapur amerikane për forcat e ekstremit të djathtë në Evropë ka filluar. Kështu, në muajin dhjetor, shkuan në Uashington 20 deputetë të AfD-së gjermane të ftuar nga homologët e tyre amerikanë.

Nuk po flasim këtu për vende ku e djathta dhe sidomos ajo ekstreme është apo përgatitet të vijë në pushtet.Së treti, nëpërmjet këtij operacioni presidenti Trump konfirmoi synimin strategjik amerikan për ta ndarë botën në tri zona influence me Rusinë dhe Kinën. Më konkretisht, ShBA-ja po shuan çdo dyshim se kontinenti amerikan u përket tërësisht atyre, aty nuk kanë punë as evropianët, as rusët dhe as kinezët. Pikë!Me operacionin anti-Maduro, presidenti Trump vërtetoi bindshëm se jo vetëm nuk distancohet nga Doktrina e famshme Monroe, “Amerika për amerikanët“, por siç pohon Roderick Kiessevetter, ish-gjeneral dhe kryetar i Komisionit të Sigurisë në Bundestagun gjerman, Trumpi e ka përditësuar dhe e ka pagëzuar atë doktrinë si “Amerika për amerikanët e ShBA-së”!Në këtë kuptim, Operacioni “Absolute Resolve“ ishte edhe poshtërim për Rusinë, aleatja më e madhe e Maduros.

Për këtë mjafton të përmendim faktin domethënës se Trumpi realizoi në Karakas në më pak se katër orë atë që Putini nuk e ka arritur në Kiev as në katër vjet! Ndërkohë, ky operacion ishte edhe një betim lufte ndaj Kinës, aleate dhe blerëse e madhe e naftës venezuelase. Madje, kapja e Maduros u bë vetëm disa orë pas bisedimeve midis zyrtarëve të lartë amerikanë me ata kinezë.Së katërti, deklarimi i presidentit Trump mbi interesin dhe shfrytëzimin e naftës venezuelase nga kompanitë amerikane është dëshmia tjetër më e freskët e konsekuencës në zbatimin e doktrinës së tij transaksionaliste, si pikësynim madhor i çdo demarshi diplomatik dhe ndërhyrjeje ushtarake amerikane.

Disa analistë dhe ekspertë ekonomie thonë se nisur nga cilësia e dobët e naftës venezuelase, si naftë tejet e rëndë që kërkon rafinim të thellë, por mbi të gjitha gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës përkatëse (58 miliardë dollarë kërkohen vetëm për normalizimin e saj), nuk dihet nëse kjo do të jetë vërtet fitimprurëse për ShBA-në, ca më pak e krahasuar me burimet e naftës së lehtë arabe.Mirëpo, në këtë rast, synimi kryesor amerikan është që nafta venezuelase të jetë armë në duart e tyre, që ajo të mos shfrytëzohet nga kundërshtarët politikë dhe ushtarakë, si Kina, Rusia dhe Irani, blerësit e saj më të mëdhenj; këtë tashmë e kanë konfirmuar si presidenti Trump ashtu edhe sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Përfundimi tjetër i rëndësishëm është se ky operacion mund të jetë vetëm fillimi. Vetë Trumpi ka bërë paralajmërime serioze edhe për krerët kolumbianë dhe kubanë. Analisti i shquar gjerman i kësaj fushe, Peter Neuman, profesor në të famshmin “Kings College“ në Londër thotë se Kuba komuniste ka shtatë dekada që qëndron përballë Floridas si një çiban dhe liderët amerikanë, përfshirë Trumpin, e kanë më shumë se “halë në sy“. Asnjë president amerikan nuk ka mundur ta përmbysë regjimin në Havanë; ndaj, ndoshta tani, mendon Trumpi, është momenti që ta bëjë ai, ashtu siç bëri me Maduron, me Iranin dhe me të tjerë më vonë.Përfundimi i pestë është se Evropa duhet të vazhdojë të përgatitet seriozisht për ndryshimin e botës dhe rendit ekzistues ndërkombëtar, si pasojë e veprimit politik dhe ushtarak të ShBA-së; ku, siç po shihet qartë, ligji i forcës po zëvendëson forcën e ligjit, duke krijuar një precedent të rrezikshëm me pasoja serioze në të ardhmen.

Kjo edhe për faktin se, siç u përmend edhe më lart, ShBA-ja nuk është më e interesuar për Evropën si aleate vlerash dhe parimesh të përbashkëta si në mbi 100 vjetët e kaluara, ca më pak për demokracinë liberale, por thjesht si klientë, për qëllime fitimi, por edhe ato në radhë të parë për “Së pari Amerikën “.Zhvillimet më të fundit lidhur me dështimin e demarsheve për armëpushim dhe paqe në Ukrainë, kur Trumpi e trajton Putinin “si të nënës“ ndërsa Zelenskyn “si të njerkës“ dhe distancimi ndaj Evropës së sotme të moderuar dhe demokratike në favor të ekstremit të djathtë, janë kambana të fuqishme alarmi që Evropa të marrë fatet e saj në duart e veta. Në këto kushte dhe rrethana, nuk ka alternativë tjetër veç vazhdimit të procesit historik të riarmatimit, që brenda vitit 2030 Evropa të kthehet edhe në një Bashkim të Madh mbrojtës.

Evropa i ka të gjitha mundësitë për këtë qëllim, kërkohet vetëm kohezion dhe koherencë politike dhe strategjike. Vetëm kështu ajo do të mund të vazhdojë të mbajë vendin e vet në tryezën diplomatike “të të mëdhenjve“. Ndryshe, siç tregon praktika e marrëdhënieve ndërkombëtare, “nëse nuk je i ftuar në tryezë, atëherë ka rrezik të jesh në menynë e saj”.Ndaj, edhe qëndrimet e tanishme të lidershipit evropian ndaj operacionit ushtarak amerikan janë të kuptueshme, sipas aforizmit “urtë e butë dhe plot tiganin” dhe me kujdes “se uthulla e fortë prish enën e vet”.

Sepse, çdo qëndrim i tepruar dhe distancim prej ShBA-së, jo vetëm do të përshpejtonte cenimin e kësaj aleance të madhe, për mbrojtjen e të cilës Evropa po shkrin gjithë artin e saj diplomatik, vullnetin dhe kapacitetet ekonomike dhe financiare; veç kësaj, kjo do të ndikonte në qëndrimin amerikan ndaj Ukrainës, me pasoja të rënda dhe në dështimin e procesit të paqes atje. Pastaj, nuk ka pse prishesh me amerikanët për një Maduro, diktator, që “nuk hante pykë“ dhe nuk hiqej dot ndryshe! Në fund të fundit, siç pohojnë disa analistë, e drejta ndërkombëtare nuk u bë për të mbrojtur diktatorët!Veç sa sipër, ka ardhur koha që BE-ja dhe vendet e saj anëtare të nxjerrin mësime e duhura nga pësimet e tyre dhe veçanërisht nga prakticiteti amerikan në luftën kundër karteleve të drogës dhe terrorizmit.

Nëse ShBA-ja dhe presidenti Trump kanë kohë që po u bien fort kambanave të alarmit dhe po veprojnë energjikisht, Evropa ende nuk po dëgjon kumbimin e tyre – edhe pse kartelet e drogës në Evropë, duke filluar nga Brukseli, selia e institucioneve Euro-Atlantike po bëjnë kërdinë, duke u kthyer në kërcënim serioz për vetë shtetin dhe sigurinë e qytetarëve. Kështu, në lagjet dhe deri në qendrën e Brukselit nuk kalon një ditë pa të shtëna armësh ndërmjet bandave të drogës. Sasitë e drogës të kapura në portet belge dhe holandeze po tejkalojnë të gjitha parashikimet.

Qytetarët i ka zënë paniku. E, megjithatë, deri tani kryesisht fjalë dhe premtime, ndonjë masë anemike, por pa forcë, pa fonde, pa policë dhe punonjës sigurie, pa strategji, pa besim dhe me rezultate minimale. Aq sa po shtrohet pyetja nëse Brukseli po bëhet kryeqyteti i parë narkoshtet i BE-së!Ja pse tani lufta dhe fitorja ndaj tyre mund të arrihet vetëm me masa dragoniane, ashtu si po vepron ShBA-ja dhe presidenti Trump, të cilëve vërtet për këtë duhet t’u heqim kapelën! Nuk po hyjmë në vendet e rajonit dhe sidomos te Shqipëria ku gjendja është tejet alarmante dhe po ulërin për një zgjidhje e cila ende nuk po duket. Natyrisht, ndryshe nga Venezuela, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe aspirante e BE-së dhe normalisht është me lehtë të çrrënjosësh këtë fenomen alarmant, por të imunizuar nga maduroizmi nuk jemi aspak; sa për shenja dhe dëshmi, ato janë të shumta dhe vetëm ai që nuk do nuk i sheh!

Etiketa: arrestimeuropeforcat deltaNicolas MaduroSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026
BOTA

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

17:48 : 03/06/2026
BOTA

SHBA sanksionon bursën më të madhe të kriptovalutave në Iran, e lidhur me Gardën Revolucionare

10:24 : 03/06/2026
AKTUALITET

Aksident në aksin Laç–Patok, humb jetën 37-vjeçari

19:58 : 02/06/2026
BOTA

SHBA planifikon rritjen e avionëve me bomba bërthamore në Evropë

16:43 : 02/06/2026
Lajmet e Dites

Trump: Marrëveshja me Iranin pritet të arrihet gjatë javës së ardhshme

13:03 : 02/06/2026
Para

Skema "5D" edhe në Durrës/ Kush është banda që dënoi qytetin me përmbytje

TË GJITHA

Vritet efektivi i “Shqiponjave” në Maliq, plagoset një tjetër. Autori një ish-ushtarak i shpallur në kërkim

09:15 : 04/06/2026
Efektivi i vrarë, Enea Mekolli

Ngjarja e rëndë në Maliq, ja kush është efektivi që u vra në krye të detyrës

09:02 : 04/06/2026

EMRAT/ Një efektiv u vra dhe një tjetër u plagos, detaje nga operacioni ku pati shkëmbim me armë zjarri!

08:50 : 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

08:43 : 04/06/2026

Tragjedia në Lezhë/ Dalin fotot e dy të rinjve që u mbytën në det

08:38 : 04/06/2026

Si u përdorën fotot me IA dhe kamerat e policisë kundër protestës për Zvërnecin

08:24 : 04/06/2026

E rëndë në Maliq/ Të shtëna me armë zjarri gjatë një operacioni, vritet një polic, plagoset një tjetër

08:18 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom